E merkure, 06.11.2024, 03:59 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Lamtumirë Irak

E diele, 06.11.2011, 07:59 PM


LAMTUMIRË IRAK

 

Nga Frank Shkreli

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama njoftoi të Premtën se forcat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda këtij viti, duke thënë se ‘’forcat tona ushtarake do tërhiqen dhe të këthehen në atdhe’’, për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Një Janari, do të shënojë mbarimin zyrtar të luftës në atë vend.  Presidenti Obama tha se ky vendim u morë me pëlqimin e Kryeministrit të Irakut, Nuri-al Maliki dhe shtoi se pas tërheqjes ushtarake amerikane nga ia vend, marrëdhënjet amerikano-irakiane do të fillojnë një fazë të re, në bazë të interesit dhe të respektit të përbashkët.

Presidenti Xhorxh Bush dërgoi forcat ushtarake amerikane në Irak më 2003, ndërkohë që këjo luftë konsiderohet si konflikti më i gjatë ushtarak në historinë e Shteteve të Bashkuara, konflikt ky i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 4.400 ushtarëve amerikanë dhe mbi 30.000 të plagosur.  Shtëpia e Bardhë njoftoi se para se të mbante fjalimin dje, Presidenti Obama i telelefoni ish-presidentit Bush për t’a njoftuar atë në lidhje me vendimin që kishte marrë.  Asnjëra palë nuk dha hollësi se për çfarë u bisedua midis ishpresidentit që  dërgoi forcat ushtarake në Irak dhe këtij që po i tërheqë  ato forca.

Megjithë marrëveshjen për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku, të dy palët, ndërkohë, kanë zhvilluar negociata për vazhdimin e mundësisë të pranisë së një force amerikane prej 3000 deri në 5000 edhe pas tërheqjes, por Uashingtoni e Bagdadi nuk arritën në marrëveshje për këtë gjë, sepse Iraku refuzoi t’u garantonte atyre imunitet ligjor në gjykatat irakiane.

Presidenti Obama arsyetoi  vendimim amerikan për tërheqjen e frocave ushtarake, duke thënë se Iraku është gati për këtë tranzicion, por në të njëjtën kohë, ai u kujtoi amerikanëve se  tërheqja e forcave amerikane nga Iraku ishte gjithashtu një premtim që ai kishte bërë gjatë fushatës për president më 2008, dhe se tani është koha që vendi të përqendrohet në ri-ngjalljen e ekonomisë së turbulltë amerikane.

Zoti  Obama tha në fjalimin drejtuar bashkombasëve të tij se ‘’pas një dekadë luftë, vendi që duhet të ndërtojmë dhe vendi që do të ndërtojmë është  vendi ynë – një Amerikë e cila do të rivendosë fuqinë e saj ekonomike, ashtu siç kemi rivendosur lidershipin tonë anë e mbanë globit.’’ 

Vendimi I Presidentit Obama për tërheqjen e  rreth 40.000 ushtarëve amerikanë nga Iraku u prit mirë nga përkrahësit e tij demokratë në Kongresin amerikan, por u kritikua ashpër nga disa prej kundështarëve politikë në Partinë Republikane.

Senatori John Kerry, kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtëme tha se, me këtë vendim, ‘’Shtetet e Bashkuara janë duke zbatuar një marrëveshje me qeverinë irakiane, e cila dëshiron të vendosë vetë të ardhmen e saj.’’

Mirëpo, duke gjykuar nga reagimet e para, republikanët e kritikuan ashpër vendimin e Presidentit Obama për të tërhequr forcat ushtarake amerikane nga Iraku. Senatori Xhon Makejn, që ishte kundërshtar i Zotit Obama në fushatën për president më 2008, e cilësoi njoftimin e Presidentit Obama si një ‘’dështim me pasoja serioze’’ për Shtetet eBashkuara, duke thënë se tërheqja do të shikohet si një fitore strategjike e armiqëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, veçanarisht nga qeveria e Iranit.  Edhe Zoti Mit Romni, kandidat i Partisë republikane për president më 2012, e cilësoi vendimin e Presidentit Obama si një ‘’dështim të pakuptueshëm’’, dhe shtoi se ‘’populli amerikan duhet të dijë se cilat ishin rekomandimet e komandantëve tanë ushtarakë në Irak’’, në lidhje me këtë vendim. 

Sidoqoftë, presionet politike e diplomatike sa kanë ardhur e shtuar gjatë viteve, këtu në Shtetet e Bashkuar por edhe në Irak, për tërheqjen e forcave amerikane. Gazeta Nju Jork Tajms citon ish-ambasadorin amerikan në Irak, Zotin Kris Hill se ka thënë se ‘’Iraku është një vend me ndjenja të forta nacionaliste dhe ne nuk mundëm të bindnim atë se duhej të kishte një prani forcash të huaja në vendin e tyre.’’

 Vendimi që u njoftua të premtën nga Presidenti Obama, do të debatohet dhe do të diskutohet në muajt dhe vitet e ardhëshëm, për meritat, për dështimet dhe për pasojat ndoshta të rënda për Irakun,  përrajonin dhe për sigurinë amerikane. Por një gjë është e qartë, se Shtetet e Bashkuara nuk duan as nuk dëshirojnë që të kenë prani të forcave të tyre ushtarake në një vend që nuk do as nuk e dëshiron praninë e tyre. Në këtë frymë, shumica e amerikanëve u janë mirënjohës forcave ushtarake amerikane dhe familjeve të tyre për shërbimin dhe  sakrificat që kanë bërë dhe i dëshirojnë Irakut fat të mirë në të ardhmen.

 

______

 

"Much has changed since that night," he said. "A war to disarm a state became a fight against an insurgency. Terrorism and sectarian warfare threatened to tear Iraq apart. Thousands of Americans gave their lives; tens of thousands have been wounded. Our relations abroad were strained. Our unity at home was tested."

Before giving the speech, Mr. Obama called Mr. Bush to mark the end of combat operations; neither the White House nor Mr. Bush's camp would disclose what the two men discussed. Denis McDonough, chief of staff for Obama's National Security Council, would say only that the president felt it "important to reach out to President Bush."



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora