Editorial
Qerim Pllana: Shqiptarët pa u bashkuar këtu - si të bashkohen në Bruksel ?!
E shtune, 15.10.2011, 05:02 PM
Qeveria “Thaçi Dy”, Serbisë më dialog i mundësoi statusin kandidat për në BE !
Shqiptarët pa u bashkuar këtu - si të bashkohen në Bruksel ?!
- Jo bashkëpunimi me Hagën, por qeveria Thaçi dy, Serbisë i mundësoi statusin e kandidatit, rrugën për në BE. Këtu më s`ka asgjë sekrete. Çdo vazhdim i mëtejmë i grindjeve dhe mosmarrëveshjeve të shqiptarëve mes vete, Tiranë, Prishtinë, Shkup rrezikojnë raportet jo sall n`hapësirën kombëtare, por ato mundësojnë raporte pozitive për fqinjët më frymë kolonialiste! Ndonëse shembulli i fundit i Brukselit në raport Shqipëri-Kosovë, është dëshmi e fuqishme e këtij Raporti të progresit, i përsëritur nga zeroja në zero! Kjo është dash të vlej për Serbinë, veriun dhe reciprocitetin. Por grindjet partiake, mospajtimet e thella mes PD-PS në Tiranë, PDK-VV- në lidhje me reciprocitetin, Serbi-Kosovë, krijimin e “vijave-kufitare”,(bllokadës) dhjeta kilometra jo në veri, por brendapërbrenda Kosovës, dëshmojnë për absurditete të llojit të vetë...
Shkruan: Qerim Pllana
Qeveria Thaçi Dy, Serbisë fare lehtë i mundësoi statusin e kandidatit, rrugën për hyrje në Bashkimin Evropian, para Shqipërisë (shqiptarëve), Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi etj. Këtë më një apo formë e pohoi edhe vetë z. Thaçi në bisedë në KTV, kur tha: “
Tani nuk mund t`i hidhet i tërë faji Brukselit, sidomos kur bëhet fjalë për plotësimin e kushteve për aderim në Këshillin Evropian. Presidenti Topi, thotë: “Shqiptarët bashkohen në Bruksel”! Ai harron se shqiptarët s`pari s`janë të bashkuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, aq më pak në nivel mbarëkombëtar! Atëherë si do të bashkohen ata në Bruksel? Si do t`i pranojë Evropa shqiptarët me aq kundërthënie përçarëse, raporte zero-negative, nga stina në stinë?! Raporti i cili thekson një nga një dobësitë e qeverive në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup! Me mos plotësimin e kushteve themelore, për t`u pranuar në këtë Bashkësi, e cila kërkon disiplinë, zgjedhje të ndershme ligjore, pa vjedhje votash, legjislacion unik, luftë të ashpër kundër korrupsionit, kriminalitetit, zhvillim harmonik politikë unike-sistemor-demokratike, në legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor etj.! Përçarjet, grindjet dhe lufta për pushtet mes pozitës dhe opozitës, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Beograd, janë aq të thella sa hapja rrugë për në BE, sidomos për Serbinë e përkëdhelur, është absurde! Përkundër divergjencave partikulariste, hegjemoniste dhe kolonialiste! Por, kjo s`vlen për Serbinë, sepse ajo i ka “plotësuar kushtin ndaj GJND-s në Hagë”! Pavarësisht raporteve më Kosovën, ndaj së cilës as një kusht s`e ka plotësuar, veç lëshimeve të cilat ia bëri qeveria aktuale e Kosovës më dialog, më ç`rast ajo fitoj statusin e kandidatit! Këtë, thjeshtë ia mundësoi qeveria “Thaçi Dy”, grindjet politike ndër-shqiptare, Tiranë, Prishtinë, Shkup etj! Ç`kanë për t`lexuar deputetet në Raportin e progresit për viza, zotëri të legjislativit e ju të ekzekutivit!?
Edhe pse jo bindshëm thuhet: “Raportin e vazhdimit drejtë hyrjes në BE, do ta ketë të vështirë dhe të “kushtëzuar me dialog, Fyle”! Pikërisht, Serbia në mbështetje të dialogut u shpërblye më statusin kandidat. Pra, “pa pranimin e domosdoshëm të gjendjes faktike në terren, në qoftë se do për të hyrë në Evropën e Bashkuar”, thuhet më një vend tjetër! Ndërkaq, Thaçi thekson: “Kosova bashkë më Serbinë hynë në BE”. Sipas kësaj del se Kosova s`është e ndarë nga Serbia! Vërtetë, ajo aktualisht është akoma pjesë e Serbisë në kushtetutën serbe! Pavarësisht se në këtë shtet fqinjë, ekzistojnë pothuajse të njëjtat kondita, raporte dhe politika përçarëse të paktën sa i përket Kosovës. E cila patjetër duhet hequr nga kushtetuta aktuale kolonialiste serbe, “si pjesë përbërëse e saj”! Kur dihet se Kosova është shtet i “garantuar dhe i pranuar”, nga afro 90-shtete të botës në kufijtë politik, sipas kushtetutës të vitit 1974. Vetëm atëherë ky shtet do të lirohet nga barra më të cilën (nëse) “Kosovën e ka kusht për të fituar të drejtën për hyrje në BE”! As çështja e vizave nuk zgjidhët siç pretendohet, thuhet e lavdërohet më emocione të tepruara !
Në Serbi s`ka asnjë progres, sidomos në raport me Kosovën dhe politikën hegjemoniste ndaj saj. Pse atëherë Kosova s`po hyka në BE përmes Tiranës, po nëpërmjet Beogradit?! Çka fshihet pas kësaj!? Prandaj, çështja shqiptare në rrethanat aktuale është larg synimeve për t`u pranuar në BE. Sepse, faji më s`është jetim, por është ulur këmbëkryq në legjislaturën aktuale, në ekzekutivin dhe gjyqësorin shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, sidomos në Serbi dhe Maqedoni. Kur kushtet themelore, janë zgjedhjet të cilat asnjëherë deri më tani, pas kalimit në transit, s`kanë qenë kurrë demokratike. Gjithnjë të spekuluara, manipuluara e të vjedhura. Shembulli konkret në Shqipëri, dolën të jenë ngjarjet e janarit 2011. Vrasja e njerëzve mu në Sheshin e Dëshmorëve të Kombit. Pastaj, sabotimi i miratimit të ligjeve themelore, të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e status-kandidatit për në BE. Ketë po e pamundësojnë pozita dhe opozita, z. Berisha dhe z. Rama, duke mos bashkëpunuar për asgjë mes vete. Korrupsioni, liritë e pamjaftueshme të masmediave dhe faktorë të tjerë më rëndësi, për rregullat e lojës, që i parasheh dhe i parashtron Kushtetuta e BE-së në Bruksel. Kjo vlen madje edhe më shumë, për Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni, pjesën e tyre, ku s`u ofrohen kushte minimale bashkëjetese me pjesën tjetër maqedonase! Për aq sa janë, duke ndikuar përçarjet, ndarjet dhe grindjet brendapërbrenda shqiptarëve, “kinse më ekzistimin e pozitë-opozitës”, në shtetin më të brishtë sesa Kosova! Duke u analizuar shkaqet dhe duke u krijuar mosbesimi reciprok, patjetër si rrjedhim i tyre lindin pasoja edhe më të rrezikshme dhe të kushtueshme për zhvillim më të shpjet, plotësim të kushteve për bashkim kombëtar më parë e pastaj në Bruksel?! Z. Topi thotë: “Shqiptarët bashkohen atje”! Si të ndodhë kjo, të bashkohen në Bruksel, kur ata nuk janë të bashkuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup-Tetovë!?Kjo është politika kultivuese demagogjike e politikanëve fytyrëqeshur para çdo kamere, në krye shtetesh me raporte përçarëse dhe më zero progres politik, ekonomik, social etj.
Mos, Greqia është duke prirë, për t`i marrë me vete këto shtete drejtë falimentimit politik, ekonomik dhe moralo-historik? Kush ua dëshiron këtë popujve, jo sallë në Ballkan. Pos ideve bizare me kriminalitet, servilizëm, politikë-përçarëse të qeverive, me dozë skizofrene për pushtet dhe ide komuniste-tiranike! Duke grabitur pushtetin me hile dhe luftën për pushtet për ta mbajtur sa më gjatë, që është e mundur! Me hile, demagogji, vjedhje votash, kriminalitet e bizaritet! Ka vend për ide, analiza dhe kritika madje serioze edhe për BE, OSBE-në. Pesë shtete bllokojnë 27 të tjera! Rasti me mospranimin e Kosovës shtet, i pranuar nga afro 90-shtete në botë. Do përsëritur: Raportet përçarëse ndër-shqiptare janë tepër të rrezikshme! Me grindje, vrasje, krime, vetëvrasje, vrasje nëpër rrugë, më drogë, burgje të mbushura më të burgosur dhe zero kushte për ta, në hapësirën shqiptare, sa në tërë Evropën, pa Rusinë! Kush fletë dhe kush është i interesuar për shkaqe dhe pasoja si këto?! Ne disa nuk i shohim gjërat vetëm bardhë e zi, as vetëm n`aspektin pesimist. Faktet janë kryeneçe me mos zgjedhjen e sundimit të ligjit, krimit dhe korrupsionit, sfida këto kryesore dhe të domosdoshme, për të fituar statusin e kandidatit, vetëm pastaj hyrjen në BE. Shqiptarët pa u bashkuar këtu, nuk do të bashkohen as atje në Bruksel, z. Topi! “Serbia është kah i plotëson të gjitha kushtet për BE”! Sa absurde aq qesharake, fiton e para statusin kandidat me raporte zero negative! Pa plotësuar asnjë të vetmin kusht ndaj Kosovës, gjendjes së mjerueshme legjislative-gjyqësore, krimit dhe bllokadës totale në veri dhe në vetë Serbinë! Këtë nuk ia mundësojë Haga, Serbisë. Statusin e kandidatit ia mundësojë dialogu i Qeverisë “Thaçi Dy,”! Të parës para Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, pra para “dy shteteve shqiptare”!