E shtune, 27.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Mendime

Salih Kabashi: Kujtimet e mia mbi Fatosin e Krujës në kohë të Serbisë dhe pak më vonë

E merkure, 28.09.2011, 06:49 PM


Kujtimet e mia mbi Fatosin e Krujës në kohë të Serbisë dhe pak më vonë

 

Nga Salih KABASHI

 

Marrëdhënia ime dhe kujtimet e mia me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun janë shumë të veçanta. Fillimisht, gjë që është normale, ne të dy nuk njiheshim ndërmjetveti. Në fëmijërinë dhe rininë time të hershme send në dynja të Zotit nuk dija për të. Ai nuk më shfaqej as në librat dhe çuditërisht as në këngët që baba im i këndonte me lahutë. Kështu rezulton se im atë, ndoshta edhe gjyshi im kishin dekë e shku pa ditë gjë se jo fort larg Puke(t) ka qenë një sundimtar me emrin Gjergj e mbiemrin Kastriot. Ata të dy gjatë gjithë shekullit të tyre dhe unë deri më 1966 kemis shku dam pa dijtë gjë as për Skënderbeun as për bëmat e tij.

 

Duhet kujtuar se librat e shkollimit tim të hershëm ende botoheshin në Beligrad dhe ndonjë nga ato edhe nëse ishte në shqip, ato vinin të përkthyera nga serbishtja. Atje unë bashkë me shokët dhe shoqet e mia mësoja se kush ishte Car Dushani, cila ishte Carica Milica, me kend kishte pirë verë të kuqe Marko Kraleviqi, kujt i kishte këputur kokën Millosh Obiliqi, kush e tradhtoi Car Llazarin në Kosovo Polje…, si martoheshin e bëheshin pjesë e haremit të sulltanëve princeshat serbe me shtatet selvi e sytë e tyre rrush të zi…

 

Historia serbe, asokohe, ishte edhe historia jonë. Pasiqë ne, shqiptarët e mëvonshëm nuk kishim as histori as gjeografi. Dhe nuk kishim as Sali Berishë për t’i ndrruar e rrudhur ato… Dhe dukej sikur as kishin nevojë për to. Serbët mbase mendonin se për shqiptarët historia ishte e panevojshme. Sepse ata ishin popull johistorik… Kështu thonin serbët për shqiptarët, ndërkohë që këtë defekt nacional Englesi ua kishte atribuar edhe me shkrim jo shqiptarëve po vetë serbëve…

 

Shqiptarët mbas LDB u shtypën egër dhe u vunë nën administrim brutal ushtarak. Pas shuarjes së kryengritjes së Shaban Polluzhës kundër Titos e Fadil Hoxhës, pas vrasjeve më shumë pa se sa me gjyq të rreth 46.000 shqiptarëve të Kosovës…, shqiptarët dukej të ishin shtruar e rehatuar dhe vetëm rrallë e tek e në grupe të vogla e individualisht rebeloheshin. Shqiptarët mjaftoheshin me copën e bukës misërnike për familjet e tyre dhe falënderonin të Madhin nëse mëngjezi i gjente të gjithë në numër. Dhe nuk u binte në mend për kurrëfarë Skënderbeu.

 

Në këto kushte të rënda për shqiptarët e Kosovës Skënderbeu i Krujës as nuk po dukej askund as vetë as me kalë as me trimat e tij. Ai nuk po kryente misionin e tij të frikësimit e të mposhtjes së armikut. Ai nuk gjendej në frymëzimet tona djaloshare. As në këngët tona. As në hartimet tona shkollore. Skënderbeut ose nuk i kishin dhënë vizë të hynte në Kosovë.  Se nuk e lejonin Tito e Rankoviqi. Ose një gjë të tillë për të nuk e kishin kërkuar as Enveri as Mehmeti.

 

Kështu unë e Kosova po jetonim me heronj të rinj e me ngjarje të reja të stërhiperbolizuara të historisë së partizanëve jugosllavë: Sutjeska, Kozara, Sava Kovaçeviqi, Majka Knjezhopoljka, Boshko Buha, Ivo Lola Ribar… Tito po se po. Dukej se Kosovës në atë vakt të Serbisë, duke i pasur ato serbe e jugosllave, nuk i duheshin bash për asgjë as historia as lavdia shqiptare.

 

Kur Tito zbuloi komplotin e numrit dy të regjimit, Rankoviqit dhe kur në një mbledhje të udhëheqësve më të lartë komunistë jugosllavë në ishullin Brione më 1962, ky i fundit u shkarkua nga të gjitha funksionet, shqiptarët e Kosovës që gati se kishin harruar t’i jipnin rëndësi të qenmes së tyre shqiptarë, zunë të lëvizin në drejtim të një krenarie kombëtare. Edhe prijësit komunistë shqiptarë të Kosovës që deri atëherë kishin qenë sa me Titon aq edhe me Rankoviqin, ndoshta në shtypjen e bashkëkombasve të vet më të lidhur e bashkëpunues me serbin, zunë të kërkojnë elemente që do të ekzaltojnë shqiptarët për ditë e bukura që po u sillte Tito e Partia. Kështu filloi ndërtimi i kultit të Fadil Hoxhës, e vetë Fadil Hoxha iu vu me vlug ndërtimit të imazhit të ri të Luftës së (pothuajse të pazhvilluar) Nacional Çlirimtare, e cila thuhej se kishte vënë themelet e barazisë së kombeve e kombësive të Jugosllavisë dhe të vëllazërim-bashkimit si e arritura më  madhe e Revolucionit të Titos. Këto nuk zinin rrënjë aq lehtë, sepse Fadil Hoxha kishte tradhtuar Shaban Polluzhën, ndërsa Titoja e kishte mbajtur Kosovën në gjendje lufte edhe 7-8 vjet pas mbarimit të LDB. Të gjitha këto nuk kishin ndodhur kaherë, kështuqë njerëzit nuk i kishin harruar…

 

Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë shihte se duhej diçka më joshëse për popullin apatik shqiptar. Duhej diçka që do të ndizte. Ky zjarr që do të ngrohte zemrat kosovare mund të vinte vetëm nga Shqipëria, sepse shqiptarët e Jugosllavisë, këtë e dinte shumë mirë udhëheqja e Beogradit, gjithmonë mendjet e zemrat i kishin të drejtuara kah Shqipëria. Kështu një akull i trashur për mbi një dekadë në marrëdhënie midis Jugosllavisë e Shqipërisë po shkrihej në atë masë sa nëpër shtigjet e parrahur të maleve të Shqipërisë të mund të depërtonte e të përvidhej ndonjë libër nga Tirana dhe njëherë i trafikuar e pastaj legalisht edhe distinktivi i vogël me portretin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Kosovës romantizmi dhe rilindja kombëtare po i vinte nga Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës. Në Kosovë erdhi Skënderbeu. Shkroi gazeta e vetme e përditshme “Rilindja”, shkrojti javorja “Zani i Rinisë”  u fol në radio… U mbajt një simpozium. Gjergj Kastrioti Skënderbeu qe bërë ylli që shndriste qiellin e tokën kosovare. Historianët edhepse deshën shumë, megjithatë nuk mundën të gjejnë bile një dëshmi se Skënderbeu kishte bërë së paku një natë në ndonjë konak të Kosovës….

 

Njerëzit, megjithatë, nuk bën shumë yrysh që të ngjisnin në cepat e kapotave të tyre shenjën e Skënderbeut. Por dalëngadalë kjo u bë si domosdo kohe. Modë.Poende disa kalkulues distinktivin e Skënderbeut e mbanin ngjitur në pjesën e padukshme të jakës së setrave… që të mos provokonin serbët dhe UDB-në.

 

Kah erdh ky Skënderbeg tash ? Ku ishte më parë ? Pse edhe më parë nuk na kishin folur për të… Serbët që ishin sundimtarët e vërtetë të Kosovës, në shumicën e tyre i shikonin shqiptarët e ngazëllyer me ardhjen e vonuar të heroit të tyre me një dozë habie, edhe me një lloj frike po, por edhe me një nënqeshje misterioze. Pa vonuar shumë serbët nuk u duruan dhe prishën bukur fort festivitetin skenderbegian të Kosovës. Pesëdhjetë e kusur vjet para Olivier Schmittit serbët u patën thënë shqiptarëve se Skënderbeu juaj është serb dhe ai quhet Djuradj, ndërsa baba i tij Jovan ! Eu ! Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve këtë e morën për të vërtetë duke thënë se ky farë heroi paska qenë has shka (serb tamam), prandaj si i tillë ai atyre nuk u hynte në punë as nuk u duhej gjë. Por historianët e Kosovës të asaj kohe kundërshtuan me zjarr e si gjithmonë pa argumenta shkencorë këtë « provokim » serb. Ata njësoj si akademiku dhe historiani i sotëm Hakif Bajrami qysh atëherë patën thënë fjalën e madhe e të patundur: Jetën e japim, Skënderbeun nuk e japim. Nuk pati nevojë që askush të jipte jetën për Skënderbeun, ndërsa shumë të posalindurve të tyre shqiptarët u dhanë emrat Kastriot. Serbët u tërhoqën nga beteja me shqiptarët për Skënderbeun. Lidhja Komuniste e Kosovës, lexo edhe ajo e Jugosllavisë dhe e Serbisë nuk kishin asgjë kundër Skënderbeut, pos që kërkonin nga anëtarësia e saj dhe nga populli punonjës që dashuria ndaj tij të respektonte limitet e domosdoshëm, tejkalimi i të cilëve rrezikon që ai të keqpërdoret nga irredentizmi e nacionalizmi shqiptar që dihet, thihej në kumtesa e rezoluta, ka për synim Shqipërinë e Pastër Etnike…

 

Skënderbeu në Kosovë jo veç në kohë të Serbisë po edhe më pastaj nuk ka mundë asnjëherë të rehatohet. Ai prej fillimi ka gëzuar edhe lavdinë e kryeheroit, po jo rrallë mbi të kanë rënë dyshime mbi (pa)pastërtinë e gjakut të tij, mbi ngatërresat e tij me Lekë Dukagjinin, mbi allishverishet e tij me Papën, mbi kreditë e tij të pamiratuara në Raguzë… Kështu delte se ku ka skënderbegë, aty ka edhe ngatrresa. Ngatrresa kanë shkaktuar edhe bustet e Gjergj Kastriotit në Kosovë dhe Diasporë.

 

I vetmi Skënderbeg që gëzon reputacion të pamëdyshëm ndër shqiptarët e Kosovës është skenderbegu i grilleve kosovare. Për dreq edhe ai ka haslin (turq. origjinën, prejardhjen) në kulinarikën serbe…

 

52 Pergjigje per “Kujtimet e mia mbi Fatosin e Krujës në kohë të Serbisë dhe pak më vonë”

  1. preng sherri thotë:
    Jemi ne 2011 dhe shumica e shqiptareve,jo vetem brenda kufijve shteterore,por sidomos ne Kosove,Maqedoni dhe Mal te Zi jane injorante te klasit boteror.
    Gjyshi jot kur kendote me lahute nuk besoj se ka kendu as per Gjin Pjetrin as per Cerciz TOPULLIN,por kjo nuk do te thote qe ata kane ekzistu. Nuk e marr historine thjesht se e kam lexu nder libra,por perderisa fill pas vdekjes se Kastriotit jane botuar me dhjetera libra dhe kujtimi i tij eshte i gjalle dhe ne fshatrat arbereshe te Italise,kjo do te thote dicka.
    Nese une do te perdorja logjiken tende prej osmani,do te thoja qe arbereshet te cilet jane ne Itali dhe erdhen aty kryesisht prej viseve te Shqiperise se jugut dhe Greqise,dhe te cilet e kujtojne ne kenget dhe kujtesen e tyre historike jane shqiptare kurse krahina nga vjen ti jane turke.Ne Kosove eshte dhe xhamia e nje sulltani turk dhe shume atje e nderojne,kur per Kastriotin nuk ka ndonje te tille.
    Keto perfundime arrin nje person kur perdor logjiken tende.TEMA ben mire qe i boton shkrimet e tua,pasi duhet tu beje te qarte shqiptareve rrezikun qe u vjen ne rradhe te pare nga njerez si puna jote.Nuk besoj se keto shkrime i ben falas,por ben pjese ne programin e Serbise ,Turqise e Greqise per te mbjell konfuzion.
    Meqe ra fjale dhe greket e deklarojne Kastriotin per te vetin,pastaj jo vetem ne Kosove por ne pjesen me te madhe te vendit i ka qene harruar dhe emri dhe fale Rilindjes Kombetare filluam te krijonim vetedije kombetare.
    Te shqeteson ndoshta dhe fakti qe kur Kastrioti u kthye ne Kruje i kaloi ne shpate te gjithe ata qe kishin marre fene e pushtuesit.Sot kemi nevoje per nje Kastriot te ri qe tu prese koken gjarperinjve qe punojne per Greqi,Serbi e Turqi.
    Kryesorja eshte kjo,cfare e shqeteson zotnine dhe te tjere si ti figura e Gjergj Kastriotit?
  2. preng sherri thotë:
    Nje kerkese te vogel,nuk e vune fotografine sot,ka pasur shume sukses ne shkrimin tuaj te fundit,i shkon shume shkrimeve te tua!
    pse nuk shkrun qe ne Kosove ,Maqedoni,Tirane e Shijak kendojne si ne Afganistan e Anadoll,mendojne e jetojne si atje por merresh me Gjergj Kastriotin ,krenarine tone kombetare?
  3. preng sherri thotë:
    PUNET E PERENDISE Andon ZAKO
    Zot i madh e i vertete
    cdo pune e ke bere vete
    bere qiejte dhe dene
    bere yjte dhe dhene
    bere diellin me drite
    bere nat e bere drit
    bere eren dhe dhe rete
    bere pemet me flete
    bere henezen me yje
    bere fusha,male e pyje
    bere zogjte qe kendojne
    dhe lulet qe lulezojne
    bere dimer e behare
    bere kuaj e gomare
    bere miser dhe grure
    po me shume bere gure.
    Si u bere kaq te mira,
    bere dhe shume egersira:
    Bere arine dhe derre
    bere…po cnuk ke bere?
    bere boten te tere
    bere dhe djall me brire!
    Cdo pune e ke bere mire,
    po nje gje bere pa mend
    dhe prishe punen tende:
    Kur bere derre dhe arine
    Cdeshe qe bere TURQINE?
    se te mos qenkej kjo fare,
    bota do te vinte mbare,
    dhe do te lulzonte,
    Shqiperia do t’gezonte.
  4. Albann thotë:
    Arab esht ky.Ce botoni fare.Ky duket se do te percaje shqipetaret duke thene se s kemi heronj te njejte dhe s jemi nje komb .Apo me sakte qe kosovaret jane gjysma serb e gjysma turq.Mjaft u moret me kete.Le ti botojeshkrimet ne Beograd….Skenderbeu ishte prijes i shqipetareve,por kjo s do te thote qe ai kishte ne zoterim gjithe viset shqipetare …Edhe nene Tereza s ishte nenshtetase shqipetare,eshte lindur ne maqedoni,po ne krenohemi qe kishte gjak shqipetar….Po na ben politiken e Titos ky ….
  5. Rani thotë:
    O Salaludin Kabashi shko laj dhembet o burre se te jane zverdhur…….
  6. lili thotë:
    ah! Krenarit tona kombtare! Nga kjo kemi ma shume fatkeqi se krenari,sepse kur ishte gjall krenaria jone kombtare,ne nuk ishim me te,edhe shpesh here kemi zgedhur krenari kombtare per faqe te zeze!Krenari kombtare kemi pasur deri dje edhe enver hoxhen,apo jo? Tash krenari kombtare kemi Sali berishen ,edhe kjo tregon shume bukur ku jemi si komb e cka vlen krenaria jone!!
  7. zana19 thotë:
    Cfare eshte qellimi i ketij shkrimi s’merret vesh. Eshte nje ese qe ky fare trimi e shkruan si nje 18 vjecar qe eshte akoma i paqarte se prinderit si kane tregua se kush eshte Gjergj Kastriot. Pthu, bre pjelle serbi qe ne moshen qe ke nuk di ende se ku qendron me historine e kombit por shkruan persiatje prej adoleshenti. Hajt shko andej nga ke ardhur, fare e keqe.
  8. Savo Dukati! thotë:
    Ti thuash llym otomanit Kabash e nderon sepse llymi është humus, dhe plehu prodhohon ADN, jetën e globit. Jo ai është një gëlbazë që ifekton universin. Nuk është e vërtetë se Enveri paska qënë diktator. Po të kishte qënë i tillë do kishte zhdukur genin shqiptaro robërues dhe vrasës të markës më të errët otomane, të quajtur Sali Kabash e KO.
    • preng sherri thotë:
      perfaqesuesi tipik i osmaneve qe po shkaterrojne kombin tone eshte Sali Berisha.
      nuk eshte e rastesishme qe te gjithe injorantet e perkrahin pa ngurrim.
      Duke ju kthyer shkrimit te Mazllum Kabashit,deri ne mesjete dhe Europa ishte ne terr e injorance.U desh Rilindja Europiane me Volter e shume te tjere,bazuar ne kulturen e vjeter greko-romane,qe hodhi bazat e jetes kulturore e ekonomike sot. Mos do te thuash qe dhe ne Europe ne shek.xvi njihnin veprat dhe heronjte e lashtesise apo te shteteve perkatese? apo greket e sotem jane pasardhes te drejtperdrejte te grekeve te vjeter? natyrisht qe jo por kjo si ka penguar te ndertojne kombet e tyre sot bazuar mbi kete kulture dhe heronj.
      Shkrimet e tuja jane thjesht helm islamik qe i ben pune dhe jep argumente grekeve dhe serbeve.Per fat te keq mazlluma si si eshte plot ky vend,duke fillu nga kryeministri i vendit.
  9. genci thotë:
    o sa qef i kom kongt e tirons, t’shkodrës e të shijakut, t’elbasonit, gjakovaret.. aman aman
    • preng sherri thotë:
      kenge te bukura!nuk e di pse me kujtojne kenget e hoxhes ne maje te minares!
      jemi kthy ne shek.XVII kur kishim letersine e bejtexhinjve.
      • genci thotë:
        o ene hoxha dikujt i pelqen, ene bejtet ishin të bukura, nuk se jemi këthyer mbrapa po po konsumojmë vlerat e bukura të shekujve të kaluar jan t’paharrueshme
        • preng sherri thotë:
          GENCI
          jemi ne 2011 dhe cdokush zgjedh fene qe i pelqen.
          Nuk jam kunder asnje feje,por jam kunder asaj qe muziken turko-arabe ta bejme tonen thjesht se je mysliman,apo te perdoresh fjale arabe.
  10. Sulo thotë:
    Shkrim rremuje, pa koke, pa kembe, pa ide. Nuk arrij te kuptoj se si ka shqiptare qe te arrine te diskutojne figuren e Skenderbeut. Skenderbeu eshte simbol i rezistences shqiptare, i bashkimit shqiptar, i krenarise shqiptare. Shkurt, pa Skenderbene, nuk ka histori Shqiperie.
  11. Sulo thotë:
    Duket qe autori e ka psiqiken akoma te traumatizuar nga mesimet e Titos e Serbise.
  12. tafuti thotë:
    Nuk e di sakte ku do te dali autori me metaforizmen e perdorur,por me teper nuk di ku do te dali TemA me botime te tilla.
    • preng sherri thotë:
      Mendoj qe TEMA ben mire qe i boton,sepse per fat te keq ky nuk eshte i vetem.Eshte nje pjese e madhe e ketij kombi qe e mendon si ky dhe mire eshte qe ne ti njohim ata dhe mendimet e tyre.
      Kjo shtrese perkrah pa rezerva Sali Berishen,dhe pse ky ka vepruar gjithmone kunder intereseva shqiptare.Nuk ja vlen ti permend pasi i kemi thene shume here.Si ka mundesi qe kjo shtrese osmane e perkrah pa rezerva? e thjeshte,keta mund ti thone vetes shqiptar,por formimi i tyre,kultura eshte thjesht turko-arabe.
      • tafuti thotë:
        Ne gjithe boten njihet procesi i vetcensurimit si nje akt moral qe i nenshtrohet interesit madhor kombetar.
        Ne kete aspekt as TemA dhe as nje tjeter medie shqiptare nuk duhet te behet pasqyre e antishqiptarizmit,nderkohe qe ndjenja kombetare e jona vuan rende nga mungesa e identitetit.
        Edhe shkrime te tilla dhe botime te tilla ka mangut.
        • mifto thotë:
          tafuta futja vetes
          • preng sherri thotë:
            MIFTO
            ja ke fut vetes qe kur ke lind,edukata,kultura dhe dituria jote e ka origjinen pikerisht tek familja dhe formimi pesmbrapsht e antishqiptar,pavaresisht se mendoni te kunderten.
            Feja eshte ceshtje private dhe nuk ngaterrohet me kombin sikur ben ti dhe te tjere si ti ne kete forum.
  13. Loshi nga Kosova thotë:
    Duke kundërshtuar këto që shkruan z. Kabashi, shumica këtu po pohojnë me vetë reagimet e tyre se autori ka shumë të drejtë. E ka të mirë shkrimin, s’ke ç’i thua. Ka lezet. Autori thotë se në Kosovë para 50-60 vjetësh pakkush dinte gjë për Skënderbeun. Kush thotë se dinte kur populli ishte mbi 98 përqind analfabet. Pastaj, kur mësuan diçka për të, u hodhën dyshime së pari nga serbët se ai nuk ishte shqiptar po serb. Edhe shqiptarët e atëhershëm si të sotmit nuk mund të pajtohen rreth kurrëçkafes, prandaj as lidhur me figurat kombëtare. Këto sharjet fyese e raciste tregojnë se këtu nuk është qëllimi që të debatohet. Ata që këtë shkrim do ta lexonin pa paragjykime, domosdo se në të do të gjenin të vërtetën e hidhur të Kosovës nën Serbi.
    • zana19 thotë:
      Losh,
      Pjesen e pare te shkrimit e kuptuan. Deri aty une nuk pata asnje problem me autorin, eshte pjesa e fundit qe tregon se ky njeri ende nuk eshte i qarte mbi figuren e Kastriotit. Eshte kjo qe na ben ne te pergjigjemi keshtu. Nqs ti ma mush mendjen se autori do te dali ‘diku’ me cka shkruan, “”"”"Skënderbeu në Kosovë jo veç në kohë të Serbisë po edhe më pastaj nuk ka mundë asnjëherë të rehatohet. Ai prej fillimi ka gëzuar edhe lavdinë e kryeheroit, po jo rrallë mbi të kanë rënë dyshime mbi (pa)pastërtinë e gjakut të tij, mbi ngatërresat e tij me Lekë Dukagjinin, mbi allishverishet e tij me Papën, mbi kreditë e tij të pamiratuara në Raguzë… Kështu delte se ku ka skënderbegë, aty ka edhe ngatrresa. Ngatrresa kanë shkaktuar edhe bustet e Gjergj Kastriotit në Kosovë dhe Diasporë.
      I vetmi Skënderbeg që gëzon reputacion të pamëdyshëm ndër shqiptarët e Kosovës është skenderbegu i grilleve kosovare. Për dreq edhe ai ka haslin (turq. origjinën, prejardhjen) në kulinarikën serbe…”"”"”"”"”"”"”"”"”"”
      Nqs autori mendon se Kastrioti akoma nuk ka zene vend ne ndergjegjsine e SHQIPETAREVE te kosoves, atehere i takon te shkruaj nje lloj tjeter shrimi se s’eshte 18 vjec. ( ky do te ishte nje shkrim i denje per doren dhe mendjen e nje adoleshenti jo nje burri te pjekur)
  14. EDI DETROIT thotë:
    Bo Bo, Mero, duhet te kesh me shume respekt per lexuesit e gazetes. Cfare eshte ky myfit ne xhamine e Prizerenit. Mire atehere se ka lene serbi te mesoje kush eshte Skenderbeu po tani pse nuk do qe ta njohe?? Per te jane me dhjetra e dhjetra libra e dokumente historike ne mbare boten. E gjithe bota e njeh Skenderbeun si mbrojtes per 25 vjet te Europers ndaj hordhive otomane, vetem turqit kosovar nuk duan ta njihin. Kush behet merak per keto mbeturina osmane. Para se te shkruaj brockulla per heronjte shqiptare eshte mire te zbardhe dhembet e tij, se I paska per dite te zeze.
    • teli thotë:
      Ku ta dish nëse ia ka prishur dhëmbët bakllavaja ose rakia. Kjo nuk ka shumë rëndësi po, di kush nëse pukjan është ky? Janë kokëfortë ata. As në kohë të tij nuk ia kanë varë Skënderbeut, po mbaheshin me Lekë Dukagjinin që ishte vazal i Turqisë dhe më i mençur se Gjergji që luftoi kot dhe më shumë me shqiptarë se me turq për 25 vjet me radhë.
  15. Glauku thotë:
    Ky shkrim e paska njè gjè tè sinqertè: Injorancèn dhe qèllimin e keq tè Salihit.
    Tè gjithè derrat njè surat kanè. Tè gjithè Salihèt tè ndjellin belanè.
    Tè jeshè kaq i paditur dhe budalla i keq, natyrisht nuk je fajtorè por, nuk duhet tè pretendosh se jeni shqipètarè, nuk meritoni aspak tè quheni i tillè. Mund tè shkruani kudo dhe nè çdo gazetè dhe pèrderisa ju botohet, ju lumtè ‘suma’. Shqipètarèt nuk i frenoni dot, ata e kanè zgjedhur rrugèn e tyre tè drejtè tè bekuar nga Zoti dhe e mbèshtetur nga Europa dhe SHBA.
    Shkrime tè tilla mjerane vetèm na shtojnè bindjet se duhet tè bashkohemi tè gjithè rreth atijè Flamuri Kuq e Zi qè Gjergj Kastrioti e projektoi si simbolin e vetèm tè krenarisè SHQIPETARE.
    Sot tè gjithè e kanè mundèsinè qè tè lexojnè, tè lèvizin dhe tè shikojnè, tè mèsojnè historinè e lavdishme tè Gjergj Kastriotit, Tè rilindasève tanè tè vjetèr dhe tè rinj. Vizitoni Krujèn , qytetin tonè tè bekuar. Mund tè ndaleni nè Prizren tè pèrkujtoni Lidhjen e dytè tè rèndèsishme tè Besès Shqipètare, pas asajè tè Lezhès 1444. Kemi Vlorèn, zemrèn e Shqiptarisè qè motin e ardhshèm do festojmè 100 vjetorin e Pavarsisè nga erèsira Anadolliane nga e cila rridhni dhe ju Salih. Kabashi.
    • mifto thotë:
      Salih Kabashi nuk duket aq injorant siç thoni ju. Po shihet se është shumë i zgjuar, ndoshta pak ngucakeq, po jo per me ia hudhë shkrimin dhe as me e shly prej Shqptarisë. Kush jeni ju që mendoni se shqiptarët mund të hanë bukë nga lavdia skenderbejane, enveriane, berishiane? A jeni njeri normal? Lerjani historisë a arteve Skënderbeun. Çka përzieni këtu pa asnjë nevojë Evropën e Amerikën. Për ta bërë goditjen më të fortë? Ti Glauk dukesh injorant mbi të gjithë injorantët.
      • preng sherri thotë:
        MIFTO
        per mu eshte injorant Mazllum Kabashi.
        Vetem se din me shkrujt nuk don te thote qe eshte inteligjent apo i ditur!
        ti beson qe greket me 1900 njihnin Homerin dhe Aristotelin ,italianet Virgjilin?
        Pastaj vete shkrun qe eshte ngucakeq! nese eshte i tille nuk ja vlen as ta komentosh.
  16. Pali thotë:
    A e kuptoj njeri kete shkrim? Pa dyshim nuk eshte e lehte te marresh vesh injorantet. Eshte mekat per TEMA ti mundoje lexuesit e vete ne kete fare feje me Autore te tille te marre.
    Skocezet thone se kur sherrbudalla ska cfare te beje fillon te luaje me topet e veta…
    • mifto thotë:
      Ti Pali dukesh poshtë me inteligjencë për me mujtë me kuptu shkrimet e autorëve me za. Shko n’bjeshke e ruj dhite o Pal Maloku.
  17. preng sherri thotë:
    LOSHI
    jo vetem ne Kosove por dhe ne te gjitha trojet shqiptare deri vone nuk eshte njoh as KASTRIOTI as shume te tjere .U desh R Kombetare.Po te ecim me idete e z.Kabashi cdo fshat duhet te kete heronjte e tij.Keshtu i bjen qe Adem Jasharin duhet ta kujtoje vetem Drenica dhe jo Durresi,at Kristo Negovanin vetem Epiri dhe jo Prishtina,Naim Frasherin vetem Frasheri dhe jo Tirana.Duhet te behemi komb e jo te ngelim akoma me fise.
    Dhe kultura e historia e shume shteteve europiane eshte bazuar mbi nje kulture dhe trashegimi te mijera viteve me pare,ashtu sikur Krishti apo Muhameti jane lind ne vende te caktuara dhe sot bejne pjese e kultures se shume popujve,pavaresisht se nuk ka video apo foto te tyre,shume u besojne dhe kane ngrit kulturen dhe jeten e tyre.
    Fakti qe ne shume vende te Europes ,ne mesjete jane botuar me dhjetera vepra ne shume gjuhe eshte domethenes,pastaj ne shqiptaret si primitiv qe jemi duam nga nje hero per cdo fis eshte bisede tjeter.
    Megjithate kam pershtypjen se shume shqiptare i bezdis fakti qe ka qene i krishtere dhe ka luftuar kunder turqve,qe per fat te keq te kombit tone,shume prej jush i konsiderojne vellezer.
  18. Durim Shumi thotë:
    Turp dhe pac faqen e zeze Salih Kabashi! Me siguri qe je “turk” prizrenli.
    Me vjen keq vetem per mbiemrin qe mban, per asgje tjeter. Gjithe teksti i juaj (eshte e pamundur te klasifikohet se cfare eshte si strukture), i shkruar ne nje shqipe te denje per nje alfabet, (me duket se ju jeni “akademik i Kosoves”) eshte vecse turp per cdo kosovar, aq me teper per ata qe mbajne mbiemrin Kabashi.
    Durim Shumi
  19. preng sherri thotë:
    GLAUKU
    ky eshte problemi me i madh i kombit tone,e thua mire: mazllumet si ky qe deklarohen shqiptare!
    • Glauku thotë:
      Pèrshèndetje i nderuar PRENG ! Sot jam kthyer nga pushimet dhe uroj qè dhe ju tè keni kaluar pushime tè mbara. Se na duhet tè jemi tè fortè, tè mbèshtesim shqiptari – shqiptarin, se kohèt po bèhen gjithnjè e mè tè vèshtira. Ka njerèz tè shitur, tè koruptuar, qè punojnè me tè gjitha forcat kundèr bashkimit tè shqipètarève. Ata na duan injorantè qè tè vrasim njèri -tjetrin etj. Po tè jemi tè bashkuar nuk na thyejnè dot. Kohèt e fundit lufta e ftohtè po bèhej me serbèt dhe grekèt dhe papritur na u ngritèn turqit tè na rivrasin krenarinè kombètare. Por ne duhet ti mbajmè sytè nga perendimi pa ju thènè rèndèsi ‘bombave tè tymit’ qè lèshojnè disa ‘sahan-lèpirès qoftè si auror e qoftè si komentues.
      Ju dègjofsha tè mirèn. Pèrzemèrsisht Glaku. Milano It.
      • preng sherri thotë:
        GLAUKU
        pershendetje dhe gjithe te mirat!
        problemi eshte se shumica nuk jane te shitur,por kultura familjare,krahinore eshte per faqe te zeze dhe veshtire se e nderrojne.Besoj qe dhe keta e duan vendin por po sillen pesmbrapsht me lidhjet dhe dashurine me turqine.Jane ne nje plan me ata qe shesin veten per 300 euro apo degjojne kenge serbe dhe kane simpati per ta.
        Kohet vertet jane te veshtira por do behen akoma.Mendo,nuk jemi ne gjendje te mbrojme as veten por sa kohe mund te vazhdojme keshtu? tjeter kush na del per krah,tjeterkujt i puthin kembet keta patriotet tane! pastaj duan dhe te fyejne …
        problemi eshte dhe i shtetit tone qe mungon plotesisht dhe po na fut ne rruge te erreta.Urojme qe gjerat te ndryshojne.
  20. Ton thotë:
    Keta eunuke jane problemi i vertete shqiptar. Shikoje surrati, si macet e plehrave nga Tom & Jerry!
  21. Gjoni thotë:
    Ju zoteri kabashi mbeturine anadollake, nje neiehaxhiqamil, trurkofil , duhesh te keshe trupe per kete qe shkruan , por per disa njerez si ju turpi nu ka kufi, sepse edhe nuk dini ceshte turpi, secili kombe ne bote ka dinjitet dhe identitet kombetar vetem populli yne qe u sundua nga nje perandori barbare qe shkaterroje ku sundoj , shkaterroj popullin tone ne cdo aspekt e coroditi dhe nje shembull i tille jeni ju z. Kabashi. Koha me e errret per shqiperine ishte peranodoria osmane qe na shkaterrroj
    dhe na large zhvillimeve per shume shekuj, na solli kulturen ismale oreientale qe nuk je vlera dhe dinjeitet njerezor. Ju na delni tashi dhe na flisni per histori qe skeni mesuar, po ku te mesoni ju kur jeni nje maskara, babai u juaj sigurisht duhet te kete qene ndonje coban analfabet, dhe se nuk te kemi faj ne pse ju nuk e keni njohur historine e Gjergj Kastriotit , sepse per kete eshte shkrua shume heret , qe nga Barleti , pastaj ka shkruar edhe historiani me i mire i ballkanit kroati Shuflai es hume te tjere, por pse ju qe keni shite zemren shpirtin dhe gjith qaenjen tuaj osnanlive dhe turqeve te sotem dhe orientalizmit nuk te kemi ne faj.
    • mifto thotë:
      Gjon a ke ba noj gram shkolle se pom dokesh sakat nga koka i mjeri ti i mjeri . po marin barleti të gjith e din se ka rrejt dhe s ka pas lidhje me skendebeun tonë . kultura islam livdoht gjithkund ne bote. a ti kona kastarvaecat gjon me doket se krjt katravec koke thojme na gjakovcat
  22. LUAN KOSOVA thotë:
    I leova komentet, dhe kuptova se kur shkruan saliu i kabashëve, vështirë e kuptojnë ata që s`dinë se ç`kuptim ka ky shkrim. o gjergja, saliu i kabashëve nuk ka sharë gjergjin, por njëmendësinë tuaj!
    • zana19 thotë:
      Zoti Luan,
      Meqenese ti e kupton ma mire kabashin se ne( ne shqipetaret ne kete moment delikat qe po kalon vendi yne i duam gjerat troc jo me krahmarrje e me lakime), ne e spjego se c’ka dashte me thane ky 50 e ca vjecar me pjesen e fundit te shkrimit te tij, qe edhe ne, njerez me “njemendesina” sic na perkufizoni ju, t’a kuptojme qellimin e ketij shkrimi po njisoj si e kupton ti.
    • preng sherri thotë:
      LEPUR KOSOVA
      Nuk arrijme ne shqiptaret ti kuptojme ata qe kane ne zemer Turqine e Serbine!
      Jemi te prapambetur,po kaq dime ne.
      Ne fakt ne trojet shqiptare kishte shkolla turke e greke por jo shqipe.Turqit donin qe ne te mesonim gjuhen e tyre qe te beheshim njesoj,por nuk i kuptuam dot.Malok hesapi ne,cfare te besh.Mjere turqit ke duan te ndihmojne.
      • mifta thotë:
        prengat nuk jan shqiptar. veç jetojne ne vendin e shqiptarv. i ka pas turqia per milic t saj. Kta edhe ne dite t sodit jetojne si kafshe. as turku nu mundi me i heq prej epoks gurit
  23. Shqiptari thotë:
    Gjithmone ka pasur Hamzaj dhe do te kete, te cilet bejne aleance dhe adhurojne Krajlat e Serbise apo Sulltanet e Turqise ne dem te Shqiptareve. Mos harroni se ky popull ka nxjerre dhe prap do te nxjerre Kastriota dhe atehere ku do futeni ju Hamzallinj.
    • mifta thotë:
      Ky popull po pret qe 500 vjet e s’ po i vjen kurrnji kastrioti leni llafet e kota se mir e ka ky burri. Vec ne paqi n’mendje enverin e sali berishen
  24. i shipnis thotë:
    O shqiptari edhe Mojsi Golema kemi pasur.
  25. demokrati thotë:
    Z.Kabashoglu, Z. Kabashic a Z. Kabashevic. Mungesa e njohurive tuaja personale ne lidhje me Fatosin e Krujes, jo prej Puket kesaj krahine shqiptare me njerez te urte, te zgjuar e fisnik nga eshte me origjine edhe Presidentja e nderuar Znj. Jahjaga, nuk eshte drama e shqiptareve eshte drama juaj personale dhe e krijesave njerezore si ju ne ate pjese te ish Perandorise Osmane, me vone te ish Mbreterise Serbe, me vone te ish Jogosllavise. Kjo eshte drama e injorances qe ka karakterizuar ambientin familjare qe te ka lindur dhe rritur, nenen dhe baben, gjysherit,fshatin a qytetin,
    sistemin shkollor. Nese per Fatosin jane shkruar libra, me dhjetera, deri ne Filipine dhe SHBA, opera, gjate shekujve, dhe ju si nje shqipfoles, nje vrap pele larg nga Puka apo nga Hasi qe te zezen per Fatosin e ka pjese te veshjes, nuk keni degjuar gje, atehere problemi nuk eshte i pukjanve, Titos, Enverit apo Mehmetit, por i hermetizimit te formimit tuaj human dhe nacional.Nuk besoj se hoxha i fshatit apo nacallniku ka qene i interesuar per Fatosin.Te pakten gabimin qe kane bere pararadhesit tuaj, nese s’te kane folur per Fatosin besoj te kane folur per Muhamedin apo Sulltanin e madherishem, ju nuk do ta beni me niperit dhe mbesat tuaja thjesht per faktin se injoranca nuk eshte e trashegueshme, as e denueshme por e kurueshme dhe fakti qe edhe ti po diskuton per Fatosin e shqiptareve eshte shpresdhenes.
    • Sami thotë:
      Çka do me thanë Kabashoglu, Z. Kabashic a Z. Kabashevic? Po e shani Kabashin,a? Atëherë po e shajki edhe Atifeten presidente. Ky, mos e paçi ditë e ka çikë daje zojen Jahjaga dhe dikur i ka dhanë mësim.


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora