| E merkure, 28.09.2011, 06:49 PM |
Kujtimet e mia mbi Fatosin e Krujës në kohë të Serbisë dhe pak më vonë
Nga Salih KABASHI
Marrëdhënia ime dhe kujtimet e mia me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun janë shumë të veçanta. Fillimisht, gjë që është normale, ne të dy nuk njiheshim ndërmjetveti. Në fëmijërinë dhe rininë time të hershme send në dynja të Zotit nuk dija për të. Ai nuk më shfaqej as në librat dhe çuditërisht as në këngët që baba im i këndonte me lahutë. Kështu rezulton se im atë, ndoshta edhe gjyshi im kishin dekë e shku pa ditë gjë se jo
Duhet kujtuar se librat e shkollimit tim të hershëm ende botoheshin në Beligrad dhe ndonjë nga ato edhe nëse ishte në shqip, ato vinin të përkthyera nga serbishtja. Atje unë bashkë me shokët dhe shoqet e mia mësoja se kush ishte Car Dushani, cila ishte Carica Milica, me kend kishte pirë verë të kuqe Marko Kraleviqi, kujt i kishte këputur kokën Millosh Obiliqi, kush e tradhtoi Car Llazarin në Kosovo Polje…, si martoheshin e bëheshin pjesë e haremit të sulltanëve princeshat serbe me shtatet selvi e sytë e tyre rrush të zi…
Historia serbe, asokohe, ishte edhe historia jonë. Pasiqë ne, shqiptarët e mëvonshëm nuk kishim as histori as gjeografi. Dhe nuk kishim as Sali Berishë për t’i ndrruar e rrudhur ato… Dhe dukej sikur as kishin nevojë për to. Serbët mbase mendonin se për shqiptarët historia ishte e panevojshme. Sepse ata ishin popull johistorik… Kështu thonin serbët për shqiptarët, ndërkohë që këtë defekt nacional Englesi ua kishte atribuar edhe me shkrim jo shqiptarëve po vetë serbëve…
Shqiptarët mbas LDB u shtypën egër dhe u vunë nën administrim brutal ushtarak. Pas shuarjes së kryengritjes së Shaban Polluzhës kundër Titos e Fadil Hoxhës, pas vrasjeve më shumë pa se sa me gjyq të rreth 46.000 shqiptarëve të Kosovës…, shqiptarët dukej të ishin shtruar e rehatuar dhe vetëm rrallë e tek e në grupe të vogla e individualisht rebeloheshin. Shqiptarët mjaftoheshin me copën e bukës misërnike për familjet e tyre dhe falënderonin të Madhin nëse mëngjezi i gjente të gjithë në numër. Dhe nuk u binte në mend për kurrëfarë Skënderbeu.
Në këto kushte të rënda për shqiptarët e Kosovës Skënderbeu i Krujës as nuk po dukej askund as vetë as me kalë as me trimat e tij. Ai nuk po kryente misionin e tij të frikësimit e të mposhtjes së armikut. Ai nuk gjendej në frymëzimet tona djaloshare. As në këngët tona. As në hartimet tona shkollore. Skënderbeut ose nuk i kishin dhënë vizë të hynte në Kosovë. Se nuk e lejonin Tito e Rankoviqi. Ose një gjë të tillë për të nuk e kishin kërkuar as Enveri as Mehmeti.
Kështu unë e Kosova po jetonim me heronj të rinj e me ngjarje të reja të stërhiperbolizuara të historisë së partizanëve jugosllavë: Sutjeska, Kozara, Sava Kovaçeviqi, Majka Knjezhopoljka, Boshko Buha, Ivo Lola Ribar… Tito po se po. Dukej se Kosovës në atë vakt të Serbisë, duke i pasur ato serbe e jugosllave, nuk i duheshin bash për asgjë as historia as lavdia shqiptare.
Kur Tito zbuloi komplotin e numrit dy të regjimit, Rankoviqit dhe kur në një mbledhje të udhëheqësve më të lartë komunistë jugosllavë në ishullin Brione më 1962, ky i fundit u shkarkua nga të gjitha funksionet, shqiptarët e Kosovës që gati se kishin harruar t’i jipnin rëndësi të qenmes së tyre shqiptarë, zunë të lëvizin në drejtim të një krenarie kombëtare. Edhe prijësit komunistë shqiptarë të Kosovës që deri atëherë kishin qenë sa me Titon aq edhe me Rankoviqin, ndoshta në shtypjen e bashkëkombasve të vet më të lidhur e bashkëpunues me serbin, zunë të kërkojnë elemente që do të ekzaltojnë shqiptarët për ditë e bukura që po u sillte Tito e Partia. Kështu filloi ndërtimi i kultit të Fadil Hoxhës, e vetë Fadil Hoxha iu vu me vlug ndërtimit të imazhit të ri të Luftës së (pothuajse të pazhvilluar) Nacional Çlirimtare, e cila thuhej se kishte vënë themelet e barazisë së kombeve e kombësive të Jugosllavisë dhe të vëllazërim-bashkimit si e arritura më madhe e Revolucionit të Titos. Këto nuk zinin rrënjë aq lehtë, sepse Fadil Hoxha kishte tradhtuar Shaban Polluzhën, ndërsa Titoja e kishte mbajtur Kosovën në gjendje lufte edhe 7-8 vjet pas mbarimit të LDB. Të gjitha këto nuk kishin ndodhur kaherë, kështuqë njerëzit nuk i kishin harruar…
Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë shihte se duhej diçka më joshëse për popullin apatik shqiptar. Duhej diçka që do të ndizte. Ky zjarr që do të ngrohte zemrat kosovare mund të vinte vetëm nga Shqipëria, sepse shqiptarët e Jugosllavisë, këtë e dinte shumë mirë udhëheqja e Beogradit, gjithmonë mendjet e zemrat i kishin të drejtuara kah Shqipëria. Kështu një akull i trashur për mbi një dekadë në marrëdhënie midis Jugosllavisë e Shqipërisë po shkrihej në atë masë sa nëpër shtigjet e parrahur të maleve të Shqipërisë të mund të depërtonte e të përvidhej ndonjë libër nga Tirana dhe njëherë i trafikuar e pastaj legalisht edhe distinktivi i vogël me portretin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kosovës romantizmi dhe rilindja kombëtare po i vinte nga Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës. Në Kosovë erdhi Skënderbeu. Shkroi gazeta e vetme e përditshme “Rilindja”, shkrojti javorja “Zani i Rinisë” u fol në radio… U mbajt një simpozium. Gjergj Kastrioti Skënderbeu qe bërë ylli që shndriste qiellin e tokën kosovare. Historianët edhepse deshën shumë, megjithatë nuk mundën të gjejnë bile një dëshmi se Skënderbeu kishte bërë së paku një natë në ndonjë konak të Kosovës….
Njerëzit, megjithatë, nuk bën shumë yrysh që të ngjisnin në cepat e kapotave të tyre shenjën e Skënderbeut. Por dalëngadalë kjo u bë si domosdo kohe. Modë.Poende disa kalkulues distinktivin e Skënderbeut e mbanin ngjitur në pjesën e padukshme të jakës së setrave… që të mos provokonin serbët dhe UDB-në.
Kah erdh ky Skënderbeg tash ? Ku ishte më parë ? Pse edhe më parë nuk na kishin folur për të… Serbët që ishin sundimtarët e vërtetë të Kosovës, në shumicën e tyre i shikonin shqiptarët e ngazëllyer me ardhjen e vonuar të heroit të tyre me një dozë habie, edhe me një lloj frike po, por edhe me një nënqeshje misterioze. Pa vonuar shumë serbët nuk u duruan dhe prishën bukur
Skënderbeu në Kosovë jo veç në kohë të Serbisë po edhe më pastaj nuk ka mundë asnjëherë të rehatohet. Ai prej fillimi ka gëzuar edhe lavdinë e kryeheroit, po jo rrallë mbi të kanë rënë dyshime mbi (pa)pastërtinë e gjakut të tij, mbi ngatërresat e tij me Lekë Dukagjinin, mbi allishverishet e tij me Papën, mbi kreditë e tij të pamiratuara në Raguzë… Kështu delte se ku ka skënderbegë, aty ka edhe ngatrresa. Ngatrresa kanë shkaktuar edhe bustet e Gjergj Kastriotit në Kosovë dhe Diasporë.
I vetmi Skënderbeg që gëzon reputacion të pamëdyshëm ndër shqiptarët e Kosovës është skenderbegu i grilleve kosovare. Për dreq edhe ai ka haslin (turq. origjinën, prejardhjen) në kulinarikën serbe…
Gjyshi jot kur kendote me lahute nuk besoj se ka kendu as per Gjin Pjetrin as per Cerciz TOPULLIN,por kjo nuk do te thote qe ata kane ekzistu. Nuk e marr historine thjesht se e kam lexu nder libra,por perderisa fill pas vdekjes se Kastriotit jane botuar me dhjetera libra dhe kujtimi i tij eshte i gjalle dhe ne fshatrat arbereshe te Italise,kjo do te thote dicka.
Nese une do te perdorja logjiken tende prej osmani,do te thoja qe arbereshet te cilet jane ne Itali dhe erdhen aty kryesisht prej viseve te Shqiperise se jugut dhe Greqise,dhe te cilet e kujtojne ne kenget dhe kujtesen e tyre historike jane shqiptare kurse krahina nga vjen ti jane turke.Ne Kosove eshte dhe xhamia e nje sulltani turk dhe shume atje e nderojne,kur per Kastriotin nuk ka ndonje te tille.
Keto perfundime arrin nje person kur perdor logjiken tende.TEMA ben mire qe i boton shkrimet e tua,pasi duhet tu beje te qarte shqiptareve rrezikun qe u vjen ne rradhe te pare nga njerez si puna jote.Nuk besoj se keto shkrime i ben falas,por ben pjese ne programin e Serbise ,Turqise e Greqise per te mbjell konfuzion.
Meqe ra fjale dhe greket e deklarojne Kastriotin per te vetin,pastaj jo vetem ne Kosove por ne pjesen me te madhe te vendit i ka qene harruar dhe emri dhe fale Rilindjes Kombetare filluam te krijonim vetedije kombetare.
Te shqeteson ndoshta dhe fakti qe kur Kastrioti u kthye ne Kruje i kaloi ne shpate te gjithe ata qe kishin marre fene e pushtuesit.Sot kemi nevoje per nje Kastriot te ri qe tu prese koken gjarperinjve qe punojne per Greqi,Serbi e Turqi.
Kryesorja eshte kjo,cfare e shqeteson zotnine dhe te tjere si ti figura e Gjergj Kastriotit?
pse nuk shkrun qe ne Kosove ,Maqedoni,Tirane e Shijak kendojne si ne Afganistan e Anadoll,mendojne e jetojne si atje por merresh me Gjergj Kastriotin ,krenarine tone kombetare?
Zot i madh e i vertete
cdo pune e ke bere vete
bere qiejte dhe dene
bere yjte dhe dhene
bere diellin me drite
bere nat e bere drit
bere eren dhe dhe rete
bere pemet me flete
bere henezen me yje
bere fusha,male e pyje
bere zogjte qe kendojne
dhe lulet qe lulezojne
bere dimer e behare
bere kuaj e gomare
bere miser dhe grure
po me shume bere gure.
Si u bere kaq te mira,
bere dhe shume egersira:
Bere arine dhe derre
bere…po cnuk ke bere?
bere boten te tere
bere dhe djall me brire!
Cdo pune e ke bere mire,
po nje gje bere pa mend
dhe prishe punen tende:
Kur bere derre dhe arine
Cdeshe qe bere TURQINE?
se te mos qenkej kjo fare,
bota do te vinte mbare,
dhe do te lulzonte,
Shqiperia do t’gezonte.
nuk eshte e rastesishme qe te gjithe injorantet e perkrahin pa ngurrim.
Duke ju kthyer shkrimit te Mazllum Kabashit,deri ne mesjete dhe Europa ishte ne terr e injorance.U desh Rilindja Europiane me Volter e shume te tjere,bazuar ne kulturen e vjeter greko-romane,qe hodhi bazat e jetes kulturore e ekonomike sot. Mos do te thuash qe dhe ne Europe ne shek.xvi njihnin veprat dhe heronjte e lashtesise apo te shteteve perkatese? apo greket e sotem jane pasardhes te drejtperdrejte te grekeve te vjeter? natyrisht qe jo por kjo si ka penguar te ndertojne kombet e tyre sot bazuar mbi kete kulture dhe heronj.
Shkrimet e tuja jane thjesht helm islamik qe i ben pune dhe jep argumente grekeve dhe serbeve.Per fat te keq mazlluma si si eshte plot ky vend,duke fillu nga kryeministri i vendit.
jemi kthy ne shek.XVII kur kishim letersine e bejtexhinjve.
jemi ne 2011 dhe cdokush zgjedh fene qe i pelqen.
Nuk jam kunder asnje feje,por jam kunder asaj qe muziken turko-arabe ta bejme tonen thjesht se je mysliman,apo te perdoresh fjale arabe.
Kjo shtrese perkrah pa rezerva Sali Berishen,dhe pse ky ka vepruar gjithmone kunder intereseva shqiptare.Nuk ja vlen ti permend pasi i kemi thene shume here.Si ka mundesi qe kjo shtrese osmane e perkrah pa rezerva? e thjeshte,keta mund ti thone vetes shqiptar,por formimi i tyre,kultura eshte thjesht turko-arabe.
Ne kete aspekt as TemA dhe as nje tjeter medie shqiptare nuk duhet te behet pasqyre e antishqiptarizmit,nderkohe qe ndjenja kombetare e jona vuan rende nga mungesa e identitetit.
Edhe shkrime te tilla dhe botime te tilla ka mangut.
ja ke fut vetes qe kur ke lind,edukata,kultura dhe dituria jote e ka origjinen pikerisht tek familja dhe formimi pesmbrapsht e antishqiptar,pavaresisht se mendoni te kunderten.
Feja eshte ceshtje private dhe nuk ngaterrohet me kombin sikur ben ti dhe te tjere si ti ne kete forum.
Pjesen e pare te shkrimit e kuptuan. Deri aty une nuk pata asnje problem me autorin, eshte pjesa e fundit qe tregon se ky njeri ende nuk eshte i qarte mbi figuren e Kastriotit. Eshte kjo qe na ben ne te pergjigjemi keshtu. Nqs ti ma mush mendjen se autori do te dali ‘diku’ me cka shkruan, “”"”"Skënderbeu në Kosovë jo veç në kohë të Serbisë po edhe më pastaj nuk ka mundë asnjëherë të rehatohet. Ai prej fillimi ka gëzuar edhe lavdinë e kryeheroit, po jo rrallë mbi të kanë rënë dyshime mbi (pa)pastërtinë e gjakut të tij, mbi ngatërresat e tij me Lekë Dukagjinin, mbi allishverishet e tij me Papën, mbi kreditë e tij të pamiratuara në Raguzë… Kështu delte se ku ka skënderbegë, aty ka edhe ngatrresa. Ngatrresa kanë shkaktuar edhe bustet e Gjergj Kastriotit në Kosovë dhe Diasporë.
I vetmi Skënderbeg që gëzon reputacion të pamëdyshëm ndër shqiptarët e Kosovës është skenderbegu i grilleve kosovare. Për dreq edhe ai ka haslin (turq. origjinën, prejardhjen) në kulinarikën serbe…”"”"”"”"”"”"”"”"”"”
Nqs autori mendon se Kastrioti akoma nuk ka zene vend ne ndergjegjsine e SHQIPETAREVE te kosoves, atehere i takon te shkruaj nje lloj tjeter shrimi se s’eshte 18 vjec. ( ky do te ishte nje shkrim i denje per doren dhe mendjen e nje adoleshenti jo nje burri te pjekur)
keta i prek tjeter gje,perziejne fene me kombin!
bejne te njejtat arsyetime me greket dhe serbet!
Tè gjithè derrat njè surat kanè. Tè gjithè Salihèt tè ndjellin belanè.
Tè jeshè kaq i paditur dhe budalla i keq, natyrisht nuk je fajtorè por, nuk duhet tè pretendosh se jeni shqipètarè, nuk meritoni aspak tè quheni i tillè. Mund tè shkruani kudo dhe nè çdo gazetè dhe pèrderisa ju botohet, ju lumtè ‘suma’. Shqipètarèt nuk i frenoni dot, ata e kanè zgjedhur rrugèn e tyre tè drejtè tè bekuar nga Zoti dhe e mbèshtetur nga Europa dhe SHBA.
Shkrime tè tilla mjerane vetèm na shtojnè bindjet se duhet tè bashkohemi tè gjithè rreth atijè Flamuri Kuq e Zi qè Gjergj Kastrioti e projektoi si simbolin e vetèm tè krenarisè SHQIPETARE.
Sot tè gjithè e kanè mundèsinè qè tè lexojnè, tè lèvizin dhe tè shikojnè, tè mèsojnè historinè e lavdishme tè Gjergj Kastriotit, Tè rilindasève tanè tè vjetèr dhe tè rinj. Vizitoni Krujèn , qytetin tonè tè bekuar. Mund tè ndaleni nè Prizren tè pèrkujtoni Lidhjen e dytè tè rèndèsishme tè Besès Shqipètare, pas asajè tè Lezhès 1444. Kemi Vlorèn, zemrèn e Shqiptarisè qè motin e ardhshèm do festojmè 100 vjetorin e Pavarsisè nga erèsira Anadolliane nga e cila rridhni dhe ju Salih. Kabashi.
per mu eshte injorant Mazllum Kabashi.
Vetem se din me shkrujt nuk don te thote qe eshte inteligjent apo i ditur!
ti beson qe greket me 1900 njihnin Homerin dhe Aristotelin ,italianet Virgjilin?
Pastaj vete shkrun qe eshte ngucakeq! nese eshte i tille nuk ja vlen as ta komentosh.
Skocezet thone se kur sherrbudalla ska cfare te beje fillon te luaje me topet e veta…
jo vetem ne Kosove por dhe ne te gjitha trojet shqiptare deri vone nuk eshte njoh as KASTRIOTI as shume te tjere .U desh R Kombetare.Po te ecim me idete e z.Kabashi cdo fshat duhet te kete heronjte e tij.Keshtu i bjen qe Adem Jasharin duhet ta kujtoje vetem Drenica dhe jo Durresi,at Kristo Negovanin vetem Epiri dhe jo Prishtina,Naim Frasherin vetem Frasheri dhe jo Tirana.Duhet te behemi komb e jo te ngelim akoma me fise.
Dhe kultura e historia e shume shteteve europiane eshte bazuar mbi nje kulture dhe trashegimi te mijera viteve me pare,ashtu sikur Krishti apo Muhameti jane lind ne vende te caktuara dhe sot bejne pjese e kultures se shume popujve,pavaresisht se nuk ka video apo foto te tyre,shume u besojne dhe kane ngrit kulturen dhe jeten e tyre.
Fakti qe ne shume vende te Europes ,ne mesjete jane botuar me dhjetera vepra ne shume gjuhe eshte domethenes,pastaj ne shqiptaret si primitiv qe jemi duam nga nje hero per cdo fis eshte bisede tjeter.
Megjithate kam pershtypjen se shume shqiptare i bezdis fakti qe ka qene i krishtere dhe ka luftuar kunder turqve,qe per fat te keq te kombit tone,shume prej jush i konsiderojne vellezer.
Me vjen keq vetem per mbiemrin qe mban, per asgje tjeter. Gjithe teksti i juaj (eshte e pamundur te klasifikohet se cfare eshte si strukture), i shkruar ne nje shqipe te denje per nje alfabet, (me duket se ju jeni “akademik i Kosoves”) eshte vecse turp per cdo kosovar, aq me teper per ata qe mbajne mbiemrin Kabashi.
Durim Shumi
ky eshte problemi me i madh i kombit tone,e thua mire: mazllumet si ky qe deklarohen shqiptare!
Ju dègjofsha tè mirèn. Pèrzemèrsisht Glaku. Milano It.
pershendetje dhe gjithe te mirat!
problemi eshte se shumica nuk jane te shitur,por kultura familjare,krahinore eshte per faqe te zeze dhe veshtire se e nderrojne.Besoj qe dhe keta e duan vendin por po sillen pesmbrapsht me lidhjet dhe dashurine me turqine.Jane ne nje plan me ata qe shesin veten per 300 euro apo degjojne kenge serbe dhe kane simpati per ta.
Kohet vertet jane te veshtira por do behen akoma.Mendo,nuk jemi ne gjendje te mbrojme as veten por sa kohe mund te vazhdojme keshtu? tjeter kush na del per krah,tjeterkujt i puthin kembet keta patriotet tane! pastaj duan dhe te fyejne …
problemi eshte dhe i shtetit tone qe mungon plotesisht dhe po na fut ne rruge te erreta.Urojme qe gjerat te ndryshojne.
apo MAKSUT?
dhe na large zhvillimeve per shume shekuj, na solli kulturen ismale oreientale qe nuk je vlera dhe dinjeitet njerezor. Ju na delni tashi dhe na flisni per histori qe skeni mesuar, po ku te mesoni ju kur jeni nje maskara, babai u juaj sigurisht duhet te kete qene ndonje coban analfabet, dhe se nuk te kemi faj ne pse ju nuk e keni njohur historine e Gjergj Kastriotit , sepse per kete eshte shkrua shume heret , qe nga Barleti , pastaj ka shkruar edhe historiani me i mire i ballkanit kroati Shuflai es hume te tjere, por pse ju qe keni shite zemren shpirtin dhe gjith qaenjen tuaj osnanlive dhe turqeve te sotem dhe orientalizmit nuk te kemi ne faj.
Meqenese ti e kupton ma mire kabashin se ne( ne shqipetaret ne kete moment delikat qe po kalon vendi yne i duam gjerat troc jo me krahmarrje e me lakime), ne e spjego se c’ka dashte me thane ky 50 e ca vjecar me pjesen e fundit te shkrimit te tij, qe edhe ne, njerez me “njemendesina” sic na perkufizoni ju, t’a kuptojme qellimin e ketij shkrimi po njisoj si e kupton ti.
Nuk arrijme ne shqiptaret ti kuptojme ata qe kane ne zemer Turqine e Serbine!
Jemi te prapambetur,po kaq dime ne.
Ne fakt ne trojet shqiptare kishte shkolla turke e greke por jo shqipe.Turqit donin qe ne te mesonim gjuhen e tyre qe te beheshim njesoj,por nuk i kuptuam dot.Malok hesapi ne,cfare te besh.Mjere turqit ke duan te ndihmojne.
sistemin shkollor. Nese per Fatosin jane shkruar libra, me dhjetera, deri ne Filipine dhe SHBA, opera, gjate shekujve, dhe ju si nje shqipfoles, nje vrap pele larg nga Puka apo nga Hasi qe te zezen per Fatosin e ka pjese te veshjes, nuk keni degjuar gje, atehere problemi nuk eshte i pukjanve, Titos, Enverit apo Mehmetit, por i hermetizimit te formimit tuaj human dhe nacional.Nuk besoj se hoxha i fshatit apo nacallniku ka qene i interesuar per Fatosin.Te pakten gabimin qe kane bere pararadhesit tuaj, nese s’te kane folur per Fatosin besoj te kane folur per Muhamedin apo Sulltanin e madherishem, ju nuk do ta beni me niperit dhe mbesat tuaja thjesht per faktin se injoranca nuk eshte e trashegueshme, as e denueshme por e kurueshme dhe fakti qe edhe ti po diskuton per Fatosin e shqiptareve eshte shpresdhenes.