Mendime
Halit Bogaj: Një film për shitjen e organeve njerëzore
E premte, 12.08.2011, 07:00 PM
Një film për shitjen e organeve njerëzore
Nga Halit Bogaj
Beogradin e kishte kapë zori për një film francez i cili bën fjalë për nxjerrjen dhe shitjen e organeve të shqiptarëve nga kriminelët serbë.Ministri i kultures sërbe e kishte marrë për detyrë që i’i zbulonte burimet se nga e kishte origjinën filmi dhe demek kush i kishte paguar francezët për ta xhiruar atë film në dobi të shqiptarëve e në dëm të serbëve.Ata kishin harruar se kush e bën gropën për tjetër kend bie vetë në atë grope.Serbia pa kurrfarë faktesh,e në saje të akuzave monstruoze të kriminelit proserb Dik Marti,e kishte provuar në katër anët e botës që ta lansonte’’Të vërtetën serbe’’se kinse shqiptarët e UÇK-së i paskan bërë sallatë serbët dhe paskan pasur kohë dhe kushte që t’ua nxirrnin organet trupore për t’i shitur në përëndim!!!Ja pra se deri ku kishte mundur të shkonte çmendia serbe e cila përpiqej që krimet shqiptare t’i paraqiste edhe më monstruoze se ato serbe!!!Dëshironte t’i barazonte ato me srebrenicat e veta dhe ta alarmonte botën se ja pra se çka keni bërë ju për shqiptarët si kriminelë të pa pare të cilët,jo vetëm që nuk kënaqen me vrasjen dhe masakrimin e serbëve por edhe duan të përfitojnë pare duke ua nxjerrë dhe shitur organet më vitale!!!Pra Serbia tani ka rënë në hall të madh ngase i ka rënë poshtë përpjekja kur trokiste në çdo derë për ta alarmuar’ botën për akuzat ndaj shqiptarëve duke u përpjekur që ato t’i shpiente edhe tek dyert e OKB-së ku hallin e saj do ta qante dhe vajtonte nëna e saj kriminele së cilës pert fat nuk po i shkon fjala askund sa i përket Kosovës.Pra rastin e njëfarë shtëpie të verdhë në Shqipëri u përpoqën ta bënin’’ hit botëror’’por pa rezultate konkrete, ngase kriminelit të paguar Dik Marti gjermanët ia kërkuan provat për akuza të tilla i cili desh u çmend nga shkaku që nuk i kishte ato,por as që mund t’i fabrikonte aq lehtë.Marti dhe serbët mundoheshin me mish e me shpirt që rastin të mos e hetonte Euleksi por nuk u doli ashtu siç kishin menduar.Dhe për të qenë ironia më e madhe, po del se filmin kushtuar masakrimit dhe shitjes së organeve shqiptare nga kriminelët serbë e kishin xhiruar francezët një vit më pare se sa t’i binte gënjeshtra ndër mend vampirit Dik Marti,të cilit,pasiqë Doris Pak ia kërkoi faktet i kishte humbur udha n’oborr dhe nuk dinte si të vepronte.Tani Serbia sërish gati po çmendet nga sikleti që filmi ka filluar të shfaqet në mbarë botën me të cilin po u dalin rrenat në fushë dhe po dëshmohet se ata që kishin nxjerrë dhe shitur organe njerëzore kishin qenë pikërisht serbët krim inelë që i filluan dhe i humbën katër luftra në ish Jugosllavi dhe shkaktuan qindra mijra viktima kudo që luftuan, në mënyrat më të fëlliqura dhe ç’njerëzore.Filmi kushtuar organeve njerëzore iu kthye bomerang Serbisë, sipas asaj thënies së njohur ‘’Se kush e krijon humnerën për të tjerët do të bjerë vetë në të’’.Mbase duke u nisur pikërisht nga ai film dalin pretendimet serbe për t’i akuzuar shqiptarët gjë që po shihet se nuk po u shkon në asnjë mënyrë ngase kanë ndryshuar kohrat dhe propaganda me të cilat e rrente botën dhe ia servonte vetëm ‘’Të vërtetën e vetë’’,natyrisht duke i pasur atëherë miqtë të cilët ia bënin aminin çdo rrene serbe.Kurse sot ka dashur Zoti e nuk po i shkon se nuk po i shkon.Madje po zihen ‘’Me pelë për dore’’edhe ata që po i paguan rrastë Serbia, siç është rastin i monstrumit Dik Marti, i cili do të duhej që të dënohej me burg për shpifjet e tij të tmerrshme ndaj shqiptarëve që i mbronin tokat dhe trojet e tyre nga një agresion i egër serb.Çetnikun e kulturës serbe e kishte kapë zori se janë vonuar me përpjekjet e veta’’Të ndonjë veprimi juridik’’kundër autorëve të filmit, duke menduar se kanë të bëjnë me ndonjë rast lokal të vendit për ta përshtatur ashtu siç u konvenon atyre.Ishte brengosur tepër se ‘’E vërteta’’që e kishin bërë shqiptarët në’’Shtëpunë e verdhë’’ishte paraqitur si’’ jo e vërtetë’’që u mveshej serbëve të tij.Demek si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë duke e ditur se çfarë burrash të mirë janë serbët/ me të cilët është mbushur Haga/.Zelenoviq shton se e ka vështirë të flasë për filmin të cilin nuk e ka shikuar por e kishte kuptuar se ai bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë!Pra donte ta nerrte vesh se cila ishte ajo ngjarje e vërtetë! Ai theksonte se Serbia duhej t’i gjente kontraargumentet e veta ndaj një të pavërtete të tillë,ngase kishte përjetuar një ofendim të vështirë për tërë popullin,kurse për ofendimet serbe që u bëhen shqiptarëve për të njejtën gjë ai s’i jep pesë pare!Madje edhe insiston t’ia’’Hap sytë’’botës se shqiptarët janë ata që kanë shitur organe,edhepse një diçka të tillë e kishte demantuar edhe një mjek specialist serb.Çetniku ‘’kulturor’’ serb gjithashtu është brengosur se filmin e ka shikuar një numër i madh njerëzish në botë dhe se shfaqja e tij nuk mund të ndalohet.Sipas rrenacakëve serbë,filmi i ka ndërruar tezat dhe përpiqet t’a relativizojë Raportin e Dik Martit duke harruar se Marti me gënjeshtrat e veta dhe me mungesën e fakteve, e ka bërë vetë një gjë të tillë, madje edhe duke u përqeshur nga kolegët e tij në Parlamenin evropianë, në të cilin ka plot proserbë dhe prorusë.
Edhe një herë po e theksojmë rrenën e Martit i cili thotë se:Viktimat ishin serbe, rome dhe të nacionaliteteve të tjera jo shqiptare të popullates kosovare të cilat i ka kidnapuar UÇK-ja në Kosovë dhe Metohi,duke i transferuar në Shqipëri ku u janë nxjerrë organet e brendshme të cilat janë shitur më vonë në tërë botën për pare të majme’’!Nga kjo del /konstatim i yni/se UÇK-ja e paska pasur vetëm këtë punë si specialitet!!!Ky fare eksperti i kultures mëtej shton se:Shqiptarët e Kosovës e kanë financuar filmin nga i cili shihet se tre serbë kidnapojnë njerëz, i vrasin dhe ua nxjerrin organet për t’i shitur!Unë si autor i këtij shkrimi nuk po them se a është e vërtetë apo jo.Kështu duhet të veprojmë të gjithë ne dhe mos t’u besojmë thashethënave dhe gënjeshtrave të ndryshme serbe për të cilat janë të njohur si popull gjatë tërë historisë së tyre .Pra filmi i trajton shqiptarët si viktima kurse serbët fajtorë.Ministri thotë:Se në rolet kryesore paraqitet motra mjekësorte Kerol dhe dy kolegët e saj të cilët kidnapohen nga tre meshkuj të maskuar serbë në çastin kur duan ta lëshojnë Kosovën dhe i dërgojnë në një thertore në një fshat i cili është i ngjashëm me’’Shtëpinë e verdhë’’nga Raporti i Dik Martit!Eh,pra,siç thotë një shprehje’’Keni kërkuar shikoni’’!.