E hene, 07.10.2024, 10:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Myslimanët e Durrësit, të zemëruar me bashkinë për hapjen e një ekspozite nudo

E merkure, 03.08.2011, 06:49 PM


Terror mbi artistin në Durrës. Heq tetë punimet nudo nga ekspozita

 

Nga Artur Llana

 

Ka nisur si risi për qytetin bregdetar në këtë muaj pushimi dhe turizmi, por papritur është kthyer në një tmerr për artistin dhe autorin e ekspozitës Mustafa Biduli. Hapja e një ekspozite në qendër të qytetit, pikërisht aty ku ka përfunduar një investim i bashkisë për një galeri arti, është kthyer në një konflikt ordiner ku janë përfshirë klerikë dhe natyrisht edhe mediat që duket se kanë gjetur lajm. Ekspozimi i 57 punimeve të artistit të mirënjohur të këtij zhanri, Mustafa Biduli, ka ndeshur reaksionin e përfaqësuesve të komunitetit mysliman, ndërsa është ndoshta nga ekspozitat që ka tërhequr më shumë se kushdo vëmendjen e qytetarëve durrsakë, të cilët vazhdojnë të shënojnë rekord në vizitimin e saj. Por një reagim i përfaqësuesve të komunitetit mysliman në Durrës dhe ekzaktësisht i kreut të këtij institucioni në Durës, Redi Quku, ka bërë që ekspozita tepër e veçantë për punimet dhe vlerat që përcjellë të kthehet në një makth për autorin e saj. Mustafa Biduli ka deklaruar për gazetën TemA se ka hequr nga ekspozita tetë punime që kishin të bënin me punime nudo në dru apo lloje të tjera të këtij zhanri. Biduli është shprehur se është ndjerë mirë nga ajo që qytetarët dhe specialistët e artit janë shprehur, ndërsa është ndjerë i befasuar nga ajo që është deklaruar nga përfaqësuesit e komunitetit mysliman. Ai ka sqaruar se për hapjen e ekspozitës kishte vënë në dijeni me kohë drejtuesit e galerisë dhe se prej tre muajsh kishte marrë datën e ekspozimit të punimeve të tij që është data 1-10 gusht. “Kam kontaktuar me z. Agolli dhe ai më ka thënë se data që do të ekspozoja punimet ishte pikërisht kjo kohë, 1-10 gusht. Edhe pse për kohën që unë komunikova ishte shumë kohë pritje, e pranova me kënaqësi pasi ishte dhe muaji që Durrësi ka shumë turistë dhe pushues”, është shprehur Biduli për TemA, pa e fshehur trishtimin që i ka ndodhur e gjithë kjo. Ai pranon se i ka hequr vetë tetë punimet që janë nudo, për të shmangur çdo lloj keqkuptimi, por ka shtuar se ato krijime artistike dhe ndoshta kanë më vlerë se sa minifundet që kalojnë poshtë xhamisë së qytetit. “Unë kam hapur një ekspozitë dhe nuk është faji im që ajo është në një galeri që është pronë e bashkisë dhe as që xhamia ndodhet sipër saj. Unë jam artist”, ka thënë Biduli. Ndërkohë që ai është shprehur i çuditur me reagimin e përfaqësuesve të komunitetit mysliman. Interesimit të gazetës TemA i është përgjigjur dhe Edmond Agolli, drejtor i muzeut nën varësinë e të cilit është edhe galeria. Ai ka pranuar faktin se me Bidulin është rënë dakord para tre muajsh për ta hapur ekspozitën dhe as që është menduar që ajo koincidon me muajin e Ramazanit. Agolli është shprehur se ka qenë kundra heqjes së tetë punimeve nudo, por ai e ka pranuar atë si një zgjedhje që ka bërë vetë artisti. “Ai është autori dhe është e drejta e tij për të bërë zgjedhjen, por natyrisht që galeria është për artistë dhe jo për përfaqësuesit e komuniteteve fetare”, është shprehur Agolli i cili ka shtuar se ndihet mirë për suksesin e madhe që ka korrur kjo ekspozitë. Ndërkohë që Agolli shprehet se ka pasur edhe ekspozita të tjera ku ka pasur ekspozime nudo dhe nuk është dhënë asgjë. “Kultura nuk trembet nga arti, por arti shkon më tej se komunitetet fetare. Ai i përket të gjithëve”, ka thënë Agolli. Ajo që është e çuditshme në të gjithë këtë histori qëndron në faktin se pikërisht drejtues të komunitetit musliman në Durrës dolën publikisht në fushatë për Xhaferrajn dhe kundërshtuan  ndërtimin poshtë xhamisë si dyqan sytjenash, kur në fakt pas shumë vitesh qyteti ka një galeri.

 

_____

 

Myslimanët e Durrësit, të zemëruar me bashkinë për hapjen e një ekspozite nudo

 

Hapja e një ekspozite, në të cilën kishte edhe foto nudo, ka zemëruar myslimanët e Durrësit. Myftinia e këtij qyteti është shprehur se do të padisë Bashkinë e Durrësit, e cila ka lejuar hapjen e ekspozitës.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve të Durrësit, që gjendet ngjitur me xhaminë.

Myftiu i Durrësit, Redi Quku është shprehur se ekspozita e piktorit dhe skulptorit, Mustafa Biduli është e papranueshme.

Ai ka thënë se bashkia ka prishur marrëveshjen, sipas të cilës kjo ekspozitë nuk do të hapej në këto ambiente pranë xhamisë.

Për më tepër, sipas tij, kjo është një fyerje për besimtarët myslimanë, pasi ekspozita është hapur gjatë muajit të tyre të shenjtë, Ramazanit.

 

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora