Kulturë
Vangjush Ziko: Itaka
E enjte, 05.05.2011, 06:21 PM
Vangjush Ziko
ITAKA
Itakën në ëndërr
shikoj çdo mbrëmje.
Avion' i ëndrrës më shpie gjithnjë.
Më tund djep' i vjetër nga krimbi ngrënë
dhe ninanana që nuk ka më zë.
Trokas në portën,që s' është më timja.
Trokas në një derë që vetë e mbylla.
Nga xham' i dritares më sheh imja hije
indiferente ashtu siç sheh mumja.
S' dëgjohet më lehj' e but' e qenushit.
As Penelopa pas veglës nuk rreket.
Zinxhir' i qenushit qyshkur është ndryshkur.
Qilimin dhe gruan i mora me vete.
Djali po thinjet në vend të huaj.
Nipat në gjuhë tjetër mësojnë.
E kam një frikë,më bën të vuaj,
tokën e shenjtë do ta harrojnë.
Në ëndërr shkoj
e vij pa pushim.
Trokas në një derë,që më s' më njeh.
Itakën e mbaj hajmali në shpirt,
në loçkën e zemrës e mbaj atë dhe'. 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Mark Dodani: Dëshmorëve të kombit
						Ilir Muharremi: Qetësia
						Poezi nga Engjëll Koliqi
						Përparim Hysi: Kur u derdh  "kazani" i Kolekës & Motive maji
						Vjersha nga Florida Kadëna
						Gjon Keka: Pushtuesit nuk kanë ndërgjegje
						Klajd Kapinova: Skulptura e Mons. Dr. Zef Oroshit një dhuratë suprizë për shqiptaro-amerikanët në New York
						Femi Halimi: Madhështia e Teatrit (II)
						Poezi nga Xhavit Gasa
						Miradije Gashi: Aforizma
						Neki Lulaj: Heshtja e Tivarit
						Aleksandër Bardhi: Mikeshat e mia  të sfidës
						Albert Zholi: Flet Skënder Hasko, shkrimtar, ish-marinar në periudhën e prishjes me BS
						P. Ruka: “Dikush duhet të vdes!”, po jo Teatri “Bylis” i Fierit…
						Kalosh Çeliku: Ndihma e shpejtë (Satirë)
						Blerim Rrecaj: Përkeqësim
						Doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Vesel Haxha Galica- atdhetar, luftëtar dhe mentar i shquar”
						Petrit Ruka: ‘’Këngët e maleve të mia’’
						Begzad Baliu: Vareni kryengritësin e shenjtëruar (II)
						Adem Berisha: Ti . . . ti ?!!!
					
				








