E enjte, 31.10.2024, 10:47 PM (GMT)

Editorial

Ksenofon M. Dilo: Mukja akoma kullon gjak!...

E enjte, 28.04.2011, 06:59 PM


MUKJA AKOMA KULLON GJAK !...

 

KUSH  HESHT   FAQE   DREJTESISE,

TRADHETAR  I   DEMOKRACISE.

 

Nga Ksenofon M. Dilo

 

     Me rënqethje kujtohet ajo ç’ka i ndodhi në Leuse të Përmetit më 23 janar 1991  të burgosurit politik FORE POCOLI  me të shoqen : Të dy  vrare  copë-copë në shtëpine e tyre.  Vrasësit  , te të moshuarve aq të munduar,  treguan se, janë supermizorë, me shpirt katili.. ..Mbetjet, copra-copra mishi sakatuar nga thika e hanxhari… Një ndërtim dramatik që trondit botën shqiptare…Një pauzë në frymëmarrje…

     Ngjarja, nga ato të barbarisë çnjerëzore, që ngacmon frikën e imagjinatës njeriut dhe,  tentohet të mbyllet pa zhurmë..Drejtësia   po,  zhveshur e lidhur kokë e këmbë nën mafiozë,  nuk lë të vërtetën të jetë drita e saj.  Thuaj se për të,  ata të jenë kriminelë të ndershëm më ëngjëllorë të ëngjëjve?!

     Ngado njerëzit, të dramatizuar nga krimi,  pyesin kur prokuroria do ti japë fund ketij zemerimi    heshtur ? Pritej që xhelatët, banda “kuqo”  e zbritur nga mali i Dhembelit në të ngrysur,  hyrë në shtëpinë e të deklasuarit, të ndjerit FORE, të dilte në sallën e gjyqit për kete krime makaber qe dihen (veç per ata qe nuk duan ta dine),   se ajo u krye nga armiqte e Demokracise e te kombit. Masaker nga diktatura ne ikje Faktet,  jane te njohura por te mbuluara  e te mbrojtura. Atyre nuk u shpeton askush Po..Mukja ende kullon gjak. 

  Deri sot asgjë, veç heshtje i duhet drejtësisë. Me duartrokitje i themi: Të lumtë!   Me rrjet kriminelësh që  bredhin të lirë  ia zbardhni faqen vetes,  kombit e Demokracisë!  

    Sidoqë ta kthesh vihen në punë, gjithë mbeturinat e së kaluarës, gjithë shënjat e çensurës komuniste. Dritës së të vërtetës i ka zënë vëndin mjegulla e gënjeshtrës…Komunistet gabojne vetëm kur thonë të vërtetën.

     Medet, a thuaj FORE   POCOLIT  i ka rënë shorti fatal, i ka bërtitur :” Ti bën pjesë në të PERSEKUTUARIT, … përplasur dy herë në burg politik. Rrebesheve e vuajtjeve u qëndrove i patundur. Në shpirtin tënd zien tallazi..sa e sa gjëra ke për të thënë ti- Njeri modest,  i urtë e i respektuar . Sa para bën që kalove pengesat pa peshuar në to?  Sa para bën që ke dalë fitues në to ?...Janë  forcat e errata, me armë  të ftohta,  ndaj  s’do ndier!.. “

     Cudi !  Ai duhet për hetusinë, prokurorinë të mos zihet në gojë …Këtë e tregon heshtja…… kështu të përfundojë fati i tij..që dora e zezë ia shkurtoi jetën me lemeri…ashtu si gjithë vrasjet në tranzicion…,  kanë një emërues të përbashkët .ekzekutim me armë të ftohta dhe në  orën e mbrëmjes kur njerëzit  dëgjonin tërë gëzim e optimizem  “Zërin e Amerikës”…

      Po..,    si na u gdhi një mëngjez   hetues e prokuror  të shkolluar që  “shihnin dhe qimen në vezë” te armiku i klases ,   pohojnë : S’kemi prova…jemi të pazotë  për ti zbatuar! E,  të aftë janë vetëm për avukatë në mbrojtje të përbindshave apo në   kthimin e gjyqeve komedi..si në Gjirokastër , si gjykim hijesh larg vendit te ngjarjes..(viktimes nuk ju lejua  as avukat  etj,  )  e kriminelët u lanë të bredhin të lirë !  Nje mjerade shkeljesh  e te drejtes se jetes njeriut-Drejtesia vret Drejtesine  ! Nje mungese e madhe humanizmi e qenijes njerezore !

      Kthim në metaforën,  prapa-ktheu? !…  Fakt, që nuk duhet anash-kaluar…Të vritet edhe një  i pafajshëm është njësoj si i ke vrarë të gjithë.

      Padrejtësi e pabesushme, shtyrë nga çmënduria komuniste:…Vendosur kodi i heshtjes. Mbahet peng e vërteta !  Humbur nocioni Drejtesi !  Hedhur në erë parimet e drejtësisë! ..Drejtësia  gjetur vehten si një fëmijë që ka shkaterruar  lojën e tij.”Muaji” i mjaltit të terroristëve që fitojnë vlera superiore ..nuk duhet të vazhdoj më. Përgjigje u duhet  dhënë sfidave..të ditëve të sotme..Europa po ferkon syte me habi  ç’po ndodh ne Shqiperi !

       Tragjedi e individit , përballë të keqes së tyre.Jo të gjithë punonjësit e  drejtësisë , luftojnë për drejtësi,  ka  që janë larg ç’do të drejte e nderi. Dhe,  pikërisht është ai , i dominuari nga një vështrim anti perëndimor , që ka lëpirë  e lëpin në mënyrë më shëmbullore  çanakët që u servirin ushqim enverist…Janë ata që vinë të shtyrë si zvarranikë dhe largohen si zvarranikë..Le ti  kursejnë vehtes turpe të tjera..hetusë e prokurorë te tillë..

      I tillë është helmi i magjepsjes që zëvëndëson të vertetën me gënjeshtrën..Kjo sjell me vehte notat e hidhura të ftohjes e tregon përpjekje të çala për demokratizimin e vëndit.Kemi të bëjmë me një atentat të përgjakshëm.. dhe çudia vazhdon.. çështja ka harritur në të drejtën e shkeljes së jetës..

      Nën hijen e rëndë të sulmeve terroriste,  del pyetja : në  ç’ferrë fshihet ky lepur?  “Sado keq të sillesh me armikun e klasës, përsëri ke bërë pak” ..  Eshtë kuptimi   i agjenturave në trajtim të  jetës dhe të pozitës së njeriut shqiptar në të dhe në shoqëri…

        Veç harrojnë që flaka e shpresës ndizet në sipërfaqen e dhëmbjes njerëzore.

 

  ...  Sa e hidhur !  Luajnë me krime të tilla e fitojnë turpin. Perseritet e kaluara e mafiozeve,  te fshehur te diktatures ! Po vetë ndergjegja juaj zotërinj të tillë “drejtësie”..a ju pyet: ç’bëjmë? Apo akuza kundër xhelatit,  kthyer në një dënim kundër viktimës e jeta e vdekja e të deklasuarit s’është veçse një formalitet , për ju?..

       Të tillë zotërinj të drejtësisë nuk e marrin dot provimin njerëzor se, ligjet njerëzore modulojnë ato të drejtësisë. Fitoni turp, këtë ua-thotë populli dhe koha.Faji nuk mbetet vetëm   tek ai që bën krimin po,  dhe te ai që bën errësirën. “Aty ku ka errësirë-thotë Hugoi- ka dhe krime”

        Drejtësia është çlirim i dyfishtë:nga prapambetja zakonore dhe nga çlirimi  politik ku gënjeshtrat dhe stolisja me vuajtje e mundime… janë aleatë të            m a sh t r i m i t    komunist.

        Ti vëmë  të vërtetat tronditëse,    vrasjeve si një skenë e marrë nga ferri, në shtyllën e turpit, duke mbajtur  gjithnjë aktuale  shprehjen  kuptimplote:”Kush hesht faqe drejtësisë-është tradhëtar i demokracisë.” Fushata – fushate  sot po, te vjen keq, qe nuk ndalt fare ne shkeljen e te drejtes se jetes njeriut, ne themelin e Demokracise , qe eshte DREJTESIA.

        Ky,  është një ballafaqim moral dhe shpirtëror. Ndryshe,  realiteti jetësor nuk e përbën  drejtësinë si komponent kryesor të demokracisë,  po,   kjo shprehje, ky qëndrim fiton gjithë intensitetin e fuqisë shpëtimtare- përballë indiferencës anonime dhe krimit komunist  të arkitektit të shkatërrimit të Shqipërisë .

        Në fund të fundit nuk janë planet djallëzore të dhunës dhe të padrejtësisë ramiziste ato që do fitojnë, por e DREJTA se, me atë  është  njeriu i ndershëm, me të është ZOTI.  Dhe, drejtësi kërkojnë tërë ato varre në tranzion me psikollogjinë e armikut të klasës, tërë ato varre të gjakosura që, tregojnë tërbimin e bishës së plagosur komuniste, që shkakton dhe gjithë këto defiçite skandaloze në fushën e Drejtesisë.

       Ai që i mbyll dyert sot Drejtësisë në këtë betejë midis fuqisë së urrejtjes dhe fuqisë së drejtës,  ku, masakra pjesë e një genocidi të planifikuar,  e,  shikon ç, ka  duhet të fshehi, jo ç’ka duhet bërë, nesër do ngrihet i mardhur për zbatimin e kësaj taktike klasike terrorizmi.

        Vetëm  DREJTESIA, që nuk kalon në mjet mashtrimi për të lojtur me fatkeqësinë e tjetrit   ,   derdh balsam mbi zëmrat e të afërmëve të tyre që pikojnë gjak, nga dora e pabesisë kriminale.

 

Vetëm DREJTESIA ,   q e t ë s o n     nd ë r gj e gj e n    e    v a t a n i t         h e l m u ar .



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora