Kulturë
Vullnet Mato: Ftesa e largët
E hene, 11.04.2011, 05:29 PM
Vullnet Mato
FTESA E LARGËT
 
Më fton një buzë deti
që valëzon në ëndrra,
te jugu i largët
ku flenë kaltërsitë e mia.
Më fton të kridhem
në stinët me tenda, 
ku ndjehem i përkëdhelur
tërësisht nga vetmia.
 
Nga mëngjesi në mesnatë
aty jetoj i zhveshur,
si në muzgjet e largëta
të parahistorisë,
kur s’kish lindur politika
me sherrin e kërleshur,
dhe mendimet notonin
në detin e qetësisë.
 
Aty mbulohem
me gjethe palmash,
dhe ushqehem me tul
guacash shkëmbore.
Nuk skuqem kur
me gjinj zbuluar vajzat,
falin pa kokëçarje
puthjet diellore.
 
Më fton zanafilla
me joshje të largëta,
por nuk më lejon
syri i fshehtë i hënës,
që përgjon pas reve
dhe del nga mesnata,
bashkë me zhgënjimin
mashtrues të zhgjëndrës.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Gjon Keka: Zëri i ndërgjegjes historike
						Sejdi Berisha: Myhyri për historinë, madhështia e muraleve dhe gozhdimi i vizionit...!
						Demir Krasniqi: A këndohet përmbi varre?!
						Petraq J. Pali: Gra me “bikutina”
						Jahja Kokaj: Shkrimi, recensimi dhe botimi i punimit shkencor
						Luan Çipi: Një vjetori i nipit
						Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Na ishte një fshat në Kosovë ", gjermanisht në Kreuzlingen
						Cikël poetik nga Hasan Qyqalla
						Cikël poetik nga Vasil Qesari
						Flet Dr. i Shkencave Agrare, Polo Cakalli: Ministri Maqo Çomo dhe emërimi im
						Astrit Hyseni: Natë pa hënë
						Xhelku Maksuti: Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule
						Sarë Gjergji: Bibla dhe roli i saj në letërsi
						Kalosh Çeliku: Plaga e dhjetë me Hënën
						Krijuesi dhe këngëtari i madh Agim Gashi në simpoziumin ndërkombëtar Pegasi 2011
						Rita Saliu: Në Koshare
						Mazllum Saneja: Poezi dhe piktura nga poeti dhe piktori bashkëkohës polak, Jan Micha? Stuchly
						Çerkin Bytyçi: Ansambli ''Emin Duraku'' nga Zhuri qëndron në Gjermani
						Tefik Selimi: Intervistë me Emine Toskën, këngëtare, aktore...
						Milazim Kadriu: Doli nga shtypi revista mbarëkombëtare ''Shenja''
					
				








