Mendime
Sokol Balla: Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”
E diele, 13.01.2008, 08:25 PM
Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”
Shkruan: Sokol Balla
Sokol Balla |
Por ka ca vite që nuk ndodh më kështu. Aktualisht kur iki në Mal të Zi, trishtohem për një arsye tjetër: që pas një udhëtimi të mrekullueshëm në një atmosferë perëndimore përmes Lezhës, Shkodrës dhe Murriqanit, më duhet të ruaj makinën pikërisht nga rrugët e ngushta, të vrara dhe të trishtuara nga Murriqani deri në Tivar.
Më duhet gjithashtu të ruaj veten, pas një udhëtimi spektakolar në një rrugë super të mirë, siç është ajo e aksit juglindor, për të mos rënë në ndonjë kthesë të rrugës së ngushtë e plot të papritura të Volorekës deri në Ohër.
Gjithashtu më duhet të ruhem nga milicët e policët e këtyre dy gjasme-republikave, që edhe të kompleksuar nga zhvillimi, pasurimi dhe kryeneçësia jonë, tentohen shumë të na gjobisin, kërcënojnë, apo sekuestrojnë makinat tona, kueku më të shtrenjta sesa Jugo-t apo Reno-të e tyre të mbaruara.
Por sot e tutje do të më duhet edhe diçka tjetër: vizë. Jo se nuk isha tashmë i acaruar me sjelljen e trashë të milicëve maqedonas, që në kufi të bëjnë pyetjen, që tashmë nuk ma bëjnë as në Londër, Nju Jork, Romë, bile as në Athinë: “Ku do shkosh dhe ku do rrish dhe sa do rrish?” Por më trishton gjithnjë e më shumë fakti se pas hyrjes në BE të shteteve pa lidhje si Bullgaria e mafias dhe Rumania e kurvave, tashmë do të më duhet të duroj se si një tjetër vend kandidat zyrtar në BE, Maqedonia, më vë literalisht kufirin te thana, megjithëse edhe une edhe ajo – Maqedonia – e dimë se ai është një shtet “kurvë”. “Kurvë” sepse në fakt fle në tre krevate dhe asnjëri nuk është i tiji. Ka emrin që nuk është i tiji – por i një krahine greke – flet gjuhën zyrtare që nuk është e tija – por është e bullgarëve – dhe mban me zorr një të tretën e shtetasve – që nuk duan të jenë maqedonë, sepse janë shqiptarë.
Eshtë një shtet “kurvë”, pasi një forcë kryesisht amerikane si UNPROFOR, prej vitit 1991 i ruan kufijtë, që të mos bëhet “bordello” dhe për më tepër, i ka shpëtuar dy luftrave, pa i hyrë thuajse gjemb në këmbë. Nuk thonë kot “paç fatin e… Maqedonisë”
Por kjo puna e rikthimit të vizave nuk është se më shqetëson shumë, pasi ekonomikisht të humburit janë përtej kufirit të thanave maqedone. Më shqetëson fakti se nuk ka asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me këtë. Dhe prapë nuk e shoh të reduktuar problemin tek lëvizja e njerëzve, por tek miratimi në heshtje i këtij jastëku vakuumi, përreth kufijve të Kosovës. A mos vallë kemi filluar që tani të paguajmë një kosto të panjohur të pavarësisë së saj?
Nëse është kështu, kjo do të thotë se ka një lajm të mirë që fshihet prapa një lajmi të keq. Dhe që përtej gjithçkaje rrit rëndësinë e një segmenti shumë të përfolur siç është ai Durrës Kukës. Si një provë se jo gjithmonë rrugët e shpëtimit, kalojnë përmes “kurvave”…