Kerko: a
Nexhmije Mehmetaj: Bashkësia Shqiptare në Kantonin Jura feston 28 Nëntorin
E premte, 03.12.2010, 10:58 PM
Bashkësia Shqiptare në Kantonin Jura feston 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Kultura e një kombi është pasqyra ku reflektohet tradita e tij
Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura
Sikurse edhe vitet tjera, dje, në një sallë të madhe e të zbukuruar hijshëm me flamuj të Shqipërisë, të Kosovës, e të Zvicrës, 28 Nëntori ka grumbulluar mërgimtarë të vjetër e të rinj, prindër, mësues, nxënës të shumtë të cilët vinin e shkonin duke na uruar festën e flamurit. Bashkësia shqiptare në Jura të Zvicrës ka një traditë të shquar të përpjekjeve për integrimin e saj në shoqërinë zvicerane dhe ruajtjen e identitetit shqiptar të brezit dhe gjeneratës më të re atë të fëmijëve. Kjo traditë zë fill me themelimin, organizimin e shkollës shqipe e cila mblodhi në gjirin e vet shqiptarët e të gjitha viseve. Kultura e një kombi është pasqyra ku reflektohet vetëdija, besimi dhe tradita e tij.
Marrim shkas për të përsëritur edhe një herë të vërtetën e madhe se "zëri i shqiptarëve tingëllon i fuqishëm” kur jemi të bashkuar. Kryetari aktual i Bashkësisë shqiptare, Xhevxhedin Ahmeti, siç e do zakoni priste dhe përshëndeste miqtë, shpalli hapjen e festës.
Në ketë takim festiv, ishin të pranishëm Ministri i shëndetësisë së Kantonit Jura z. Philipe Receveur njohës i mirë i kulturës shqiptare, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera uroj edhe themelimin e Institutit zviceran për Studime shqiptare si dhe për projektin madhor që parasheh instituti për integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Manifestimin e përshëndetën edhe dashamirësi z. Pierre Kohler, Kryetari i komunës së Delemontit, deputeti z. Egli Raul së bashku me familje e mysafirë të tjerë.
Për ketë festë të madhe nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Nexhmije Mehmetaj kishin përgatitur një program me pika të larmishme si : kor, këngë, recital, vallëzime. Salla e madhe jehonte nga zërat e ëmbël të nxënësve, entuziazmi dhe duartrokitjet nuk pushonin nga prindërit, nxënësit, mysafirët të cilët kishin stërmbushur sallën. Nxënësit më të dalluar ishin: Rina Pllana, Arjana Perteshi, Rina Mehmetaj Dorentina Osdautaj, Gent Muhaxheri, Ermal Berisha, Valon Osdautaj etj. Si shqiptar ke gëzim kur merr pjesë në aktivitet të organizuar me aq pasion. Ruajtja dhe kultivimi i traditës shqiptare në mërgim, krahas përpjekjeve për integrim, ishin në themel të mbajtjes së këtij manifestimi. Nuk munguan përgëzimet nga mysafiret zviceranë të cilët bën disa fotografi me grupin e nxënësve.
Përveç programit nuk nuk kanë munguar edhe dhuratat për 80 nxënës të shkollës shqipe të cilat na i dhuroj z. Afrim Ramabaja ,dikur nxënës i shkollës shqipe e falënderojmë.
Si shqiptar ke gëzim kur merr pjesë në një organizim me kaq pasion. Ne duke punuar mirë punojmë në radhë të parë për vetveten e pastaj për të tjerët.
Të jetosh dhe të punosh në mërgim është një përgjegjësi e madhe. Sepse, duke punuar në mënyrë të ndërgjegjshme i shërben modestish dhe atdheut, me emrin dhe personalitetin që krijon.
Në këtë takim festiv me entuziazëm u ndoqën tre aktorët e njohur, humoristët nga Kosova “ Stupcat” Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi. Gjithashtu këngëtarja e bukur Leonora Jakupi u mirëprit me duar trokitje nga publiku.
Delemont, 1 nëntor, 2010