Kulturë
Ilmi Veliu: Kokat dardane
E diele, 28.11.2010, 07:58 PM
KOKAT DARDANE 
ARGUMENT I FUQISHEM QE FLET  KUNDER ENCIKLOPEDISE SLLAVOMAQEDONASE
Nga Dr. sc. Ilmi VELIU
Historian dhe drejtor i Muzeut te Kercoves

 Cka kanë të përbashkët këto koka…?
Cka kanë të përbashkët këto koka…? 
        Dy janë koka antike të kohës ilire dhe njera është shqiptare kosovare. Të perbashkët kanë Plisin ose kësulën e bardhe. A do ti pranonte akademiku sllavomaqedonas Bllazhe Ristovski këta fakte për lidhjen e shqiptarëve me Antikën dhe ilirët. Edhe ai vetë në kohën e Serbisë e ka pasur mbiemrin Ristiq, në kohën  kur kemi qene nen  bullgaret, Ristov dhe sot ne kohën demokratike e ka ndryshuar në Ristovski, ku të gjitha variantat e  mbiemrit te tij vërtetojnë se ai ka origjinë slave dhe jo antike, si qe pretendojne te prezentohen sllavomaqedonët sot. 
Nese ai po edhe të tjerët  nuk do ti pranonin faktet se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, ne nuk do të mërziteshim sepse ai qe nuk ka fakte të vërtetojë origjinën e tij personale, asnjeherë nuk do të jetë në gjendje të pranojë faktet dhe argumentet për origjinën e të tjerëve, esidomos te shqiptareve.
Tirqit, veshmbathje shqiptare nga lashtesia
VIZATIMI I ZBULUAR I  KOHËS ANTIKE  VËRTETON SE TIRçIT QË SOT PËRDOREN VETËM NGA SHQIPTARËT,  JANË PËRDORUR EDHE NGA ILIRËT NË LASHTESI.
Ne vizatimin e gjetur te kohes antike,(ilire) jane te prezentuar  tirçit shqiptarw (lloj pantallonash nga leshi i deles me gajtana ) ku kuptojme se kjo veshje ështe përdorur që  nga lashtësia, pastaj e njejta ka vazhduar të perdoret nga i njejti popull edhe ne Mesjetë, kohe kjo  kur ilirët filluan ta quanin vehten  Arbër (nga alban, albanoi Arbëria) dhe në kohen e sotme  ku tircit përdoren vetëm nga pasardhesit e Iliroarbërve - shqiptarët. 
Në Maqedoninë Perëndimore, Reken e Eperme e te Poshtme, Mavrove e Galiqnik, i kanë përdorur edhe shqiptarët ortodoks, e që në ditët e sotme e kanë humbur 
identitetin e tyre kombtar, dhe prezentohen si sllavomaqedon.
 

 Tirqit e sotem 
Këta janë disa nga faktet që e hudhin poshtë teorinë sllvomaqedone, te prezentuar ne Enciklopedine e tyre se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni e Kosovë, teori kjo e kryesuar në të kaluarën nga antishqiptaret e perbetuar Ilija Garashanin, Vasa Qubrilloviq e Ivo Andriq, e vazhduar nga  Sllobodan Millosheviq ne Serbi dhe sot nga albanofobët sllavomaqedonas të kryesuar nga babai i enciklopedisë sllavomaqedone, Blazhe Ristoski. 
Shqiptarët e Maqedonisë vetëm të bashkuar pas historianëve të mirfilltë, me argumente arkeologjike e historike, të interpretuara në mënyrë shkencore do të munden  tu kundërvehen Blazheve dhe enciklopedive të tyre.
Diplomati e publicisti, Luan Rama kerkoi nga une qe te shkruaj dicka ne lidhje me kokat qe i pikturon piktori i madh  kercovar, Omer Kaleshi, i cili jeton dhe punon ne Paris, te cilit ne ne kuader te Muzeut te Kercoves i organizuam nje prezentim gjate veres kur ai merrte pjese ne Kolonine Nderkombtare te  Piktoreve te organizuar ne Ker`ove.
Koka Dardane te Omer Kaleshit
Koka te lindura vetem ne  Ballkan
Per te cilat  themi, te mençura  janë
Me kesula te bardha  bukur  te mbuluara
Dhe nga Perendia perherë të uruara.
Sa koka shqiptare rane ne Ballkan…?
 Me kesula te bardha vjerrur ne kallkan
 Koka shqiptare  rane edhe per Stamboll
koke mbi koke deri ne Anadoll.
 
Kane rene, jane prere dhe   koka te mira, 
 

 Tirqit ilir te vizatuar ne pllake guri 
me fytyra te pastera, mendime te dlira
Kane rene edhe shume koka te larta,
Me mendw te mbushura, e plane te kjarta
 
 Rane shume  koka greko-persiane
koka ilire edhe  dardane
Koka budalle e Dhimiter Farit
tradhetoi Teuten shkaku i romakut.
 
Ja edhe koka e Ali Pashe Tepelenes
Udhetoi  nga Ballkani, ne fund te Edrenes
edhepse trupi i mbeti ne Janine
koka e tij n’Stamboll ekerkoi lirine.
 
Koka e Titos, Fadilit, Enverit
koka ballkanike, njelloj si te tjerat,
koka te prishura, te etura per gjak
 per te cilat disa ende  derdhin lote

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










