| E diele, 28.11.2010, 08:58 PM |
KOKAT DARDANE
ARGUMENT I FUQISHEM QE FLET KUNDER ENCIKLOPEDISE SLLAVOMAQEDONASE
Nga Dr. sc. Ilmi VELIU
Historian dhe drejtor i Muzeut te Kercoves
Cka kanë të përbashkët këto koka…?
Dy janë koka antike të kohës ilire dhe njera është shqiptare kosovare. Të perbashkët kanë Plisin ose kësulën e bardhe. A do ti pranonte akademiku sllavomaqedonas Bllazhe Ristovski këta fakte për lidhjen e shqiptarëve me Antikën dhe ilirët. Edhe ai vetë në kohën e Serbisë e ka pasur mbiemrin Ristiq, në kohën kur kemi qene nen bullgaret, Ristov dhe sot ne kohën demokratike e ka ndryshuar në Ristovski, ku të gjitha variantat e mbiemrit te tij vërtetojnë se ai ka origjinë slave dhe jo antike, si qe pretendojne te prezentohen sllavomaqedonët sot.
Nese ai po edhe të tjerët nuk do ti pranonin faktet se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, ne nuk do të mërziteshim sepse ai qe nuk ka fakte të vërtetojë origjinën e tij personale, asnjeherë nuk do të jetë në gjendje të pranojë faktet dhe argumentet për origjinën e të tjerëve, esidomos te shqiptareve.
Tirqit, veshmbathje shqiptare nga lashtesia
VIZATIMI I ZBULUAR I KOHËS ANTIKE VËRTETON SE TIRçIT QË SOT PËRDOREN VETËM NGA SHQIPTARËT, JANË PËRDORUR EDHE NGA ILIRËT NË LASHTESI.
Ne vizatimin e gjetur te kohes antike,(ilire) jane te prezentuar tirçit shqiptarw (lloj pantallonash nga leshi i deles me gajtana ) ku kuptojme se kjo veshje ështe përdorur që nga lashtësia, pastaj e njejta ka vazhduar të perdoret nga i njejti popull edhe ne Mesjetë, kohe kjo kur ilirët filluan ta quanin vehten Arbër (nga alban, albanoi Arbëria) dhe në kohen e sotme ku tircit përdoren vetëm nga pasardhesit e Iliroarbërve - shqiptarët.
Në Maqedoninë Perëndimore, Reken e Eperme e te Poshtme, Mavrove e Galiqnik, i kanë përdorur edhe shqiptarët ortodoks, e që në ditët e sotme e kanë humbur
identitetin e tyre kombtar, dhe prezentohen si sllavomaqedon.
Tirqit e sotem
Këta janë disa nga faktet që e hudhin poshtë teorinë sllvomaqedone, te prezentuar ne Enciklopedine e tyre se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni e Kosovë, teori kjo e kryesuar në të kaluarën nga antishqiptaret e perbetuar Ilija Garashanin, Vasa Qubrilloviq e Ivo Andriq, e vazhduar nga Sllobodan Millosheviq ne Serbi dhe sot nga albanofobët sllavomaqedonas të kryesuar nga babai i enciklopedisë sllavomaqedone, Blazhe Ristoski.
Shqiptarët e Maqedonisë vetëm të bashkuar pas historianëve të mirfilltë, me argumente arkeologjike e historike, të interpretuara në mënyrë shkencore do të munden tu kundërvehen Blazheve dhe enciklopedive të tyre.
Diplomati e publicisti, Luan Rama kerkoi nga une qe te shkruaj dicka ne lidhje me kokat qe i pikturon piktori i madh kercovar, Omer Kaleshi, i cili jeton dhe punon ne Paris, te cilit ne ne kuader te Muzeut te Kercoves i organizuam nje prezentim gjate veres kur ai merrte pjese ne Kolonine Nderkombtare te Piktoreve te organizuar ne Ker`ove.
Koka Dardane te Omer Kaleshit
Koka te lindura vetem ne Ballkan
Per te cilat themi, te mençura janë
Me kesula te bardha bukur te mbuluara
Dhe nga Perendia perherë të uruara.
Sa koka shqiptare rane ne Ballkan…?
Me kesula te bardha vjerrur ne kallkan
Koka shqiptare rane edhe per Stamboll
koke mbi koke deri ne Anadoll.
Kane rene, jane prere dhe koka te mira,
Tirqit ilir te vizatuar ne pllake guri
me fytyra te pastera, mendime te dlira
Kane rene edhe shume koka te larta,
Me mendw te mbushura, e plane te kjarta
Rane shume koka greko-persiane
koka ilire edhe dardane
Koka budalle e Dhimiter Farit
tradhetoi Teuten shkaku i romakut.
Ja edhe koka e Ali Pashe Tepelenes
Udhetoi nga Ballkani, ne fund te Edrenes
edhepse trupi i mbeti ne Janine
koka e tij n’Stamboll ekerkoi lirine.
Koka e Titos, Fadilit, Enverit
koka ballkanike, njelloj si te tjerat,
koka te prishura, te etura per gjak
per te cilat disa ende derdhin lote