E merkure, 09.10.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Kurtesh Devaja: Kristia Maksuti - Elena Gjika e ditëve tona

E shtune, 15.05.2010, 07:59 PM


Kristia Maksuti - Elena Gjika e ditëve tona

 

Nga Kurtesh Devaja

 

         Në Bukuresht dallohet edhe një veprimtare e shquar me prejardhje shqiptare. Kjo është Zonjusha Kristina Maksuti. Ajo është e bija e historianit të njohur dhe patriotit të devotshëm, profesor Xhelku Maksutit, dhe ec gjurmëve të babait të saj. Ka shkruar një varg titujsh sic janë Një emër i harruar me të padrejtë-Dora D’Istria, Minoritetet Nacionale në Ballkan, pastaj libri Konfluenca kulturore shqiptaro-rumnune etj. Një libër i saj kushtuar Elena Gjikës ka dalë në përkthim të Baki Ymerit dhe Luan Topçiut në Tetovë (2001). Ajo ishte edhe kandidate për deputete  të komunitetit shqiptar në Rumani. Zonjusha Kristia Maksuti është e njohur për opinionin rumun. Është me rëndësi të theksohet se ajo nuk e ka harruar prejardhjen e saj shqiptare. Sado që fakti e ka shpierë në Rumani, të lindet, të jetojë, dhe të veprojë këtu, prapëseprapë shpirtërisht është e lidhur me rrënjët. E që është shumë me rëndësi, ajo jep një ndihmesë të çmuar në fushën e letrave, duke shkruar vazhdimsht për cështje të ndryshme që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

           Kristia Maksuti i përvishet punës për nxjerrjen në sipërfaqe të prejardhjes së Elena Gjikës  dhe rolin e sa të rëndësishëm që ka luajtur ajo në Rumani.  Ndërsa nga gjithë kjo punë e zonjushës Kristia Maksutit, rezulton se ajo me lehtësi dhe bindje të plotë sjell përfundimin se Gjikajt ishin një familje e madhe me prejardhje shqiptare në tokën rumune. Duke u mbështetur në këtë fakt në Librin e saj «Dora D’Istria», zonjusha Maksuti konstaton se figura e Elena Gjikës doli pikërisht nga kjo familje e njohur e cila dha një plejadë sundimtarësh e intelektualësh, si dhe një ndihmesë të rëndësishme në historinë e populllit rumun. Por, meqenëse një kohë të gjatë e pati mbuluar heshtja, ajo me të drejtë thotë se është një mëkat i madh fakti që shkrimet e saj nuk u botuan prej kaq kohësh në gjuhën rumune, sepse leximi i tyre të kënaq mendjen dhe shpirtin përmes ngrohtësisë dhe intelegjencës, me të cilat trajton problemet. Dhe, bindja e autores Kristia Maksuti është se kjo grua meriton vëmendjen e gjeneratave të reja, ndoshta shumë më shumë se sa pararëndësit tanë. Është e trishtueshme kur e zbulon se pikërisht, populli, që lindi vlera të këtilla, harron t`u kushtojë vëmendjen e merituar, thotë ajo, qysh në kreun e parë të këtij libri. Takimin me Kristian në shtëpinë e saj na e mundësoi B. Ymeri. Familja e saj jeton në një apartament të bukur me motive shqiptare, që gjendet në një godinë madhështore përballë hotelit Meriot ku pat banuar Bushi gjatë Samitit të NATO-s në Bukuresht.

       

Biseda me zonjushën Kristia Maksuti

 

Thonë se keni dhën kontribut të madh për çështjen kombëtare dhe afirmimin e saj jo vëtëm në Rumani, por edhe në botë, si në fushën letrare ashtu edhe në sfera të tjera/ Si e ndieni veten si shqiptare në Rumani? - Mirëseerdhët në shtëpinë time. Kjo shtëpi ka qenë gjithmonë e hapur këtu për shqiptarët e gjithë botës. Si shqiptare, njihem me etninë tënë anembanë Rumanisë. Gjyshi im ka ardhur në Rumani para një shekulli. Babai im është i martuar me një rumune, profesoreshë. E gjithë edukata jonë ka qenë në kuptim të guximit dhe dashamirësisë për ta njohur etninë dhe të gjithë krenohemi që jemi shqiparë. Për çështjen shqiptare kam punuar në Bashkësinë e komunitetit shqiptar. Babi im ka mbajtur vazhdimisht për çdo vjet konferenca për me përvjetorët kombëtar, si të Shqipërisë ashtu edhe konferenca për çështjen kombëtare edhe para se të themelohej Bashkësia Kulturore e  Shqiptarëve të Rumanisë. Ka botuar në revista të ndryshme, fakte dhe data të duke prezentuar vende ngjarje të traditave shqiptare. Është e vërtetë se pas revolucionit rumun të vitit 1989, jemi duke vepruar në mënyrë shumë më të organizuar dhe më të fuqishme.

Znj. Kristia! Ju dhe familja juaj ia keni kushtuar tërë jetën kombit dhe shqiptarizmës, keni shkruar shumë libra, për shqiptarët për jetën e tyre dhe ju jeni e para në Rumani që keni reaguar kundër mbylljes së Radiotelevizionit të Prishtinës në vitin 1990, nga ana e regjimit serb?- Ai ishte një reagim i im normal i secilit shqiëtar që ndien dhembje për vëllezërit e gjakut, i cili beson në lirinë e fjalës në lirinë e njeriut, qoftë fjala për një njeri, qoftë fjala për një kolektivitet, për të shprehur mendimin e vet. Kam qenë në Kosovë, ku kam marrë pjesë në kurset e gjuhës shqipe që janë organizuar në Prishtinë. Herën e fundit kur kam qenë, e kam parë gjendjen e popullatës atje dhe kjo punë i përkushtohet edhe protestës sonë të shkruar e nënshkruar kundër  violencës serbe në Kosovë. Megjithëse kalimi nga Bukureshti në Prishtinë në atë kohë kalonte nëpër Serbi, që ishte shumë vështirë, megjithatë ne e kemi bërë tonën.

Ju me anë të shkrimeve publicistike keni reaguar edhe kundër gjenocidit që e ushtronte regjimi i Millosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës dhe me shkrime keni përkrahur intervenimin e NATO-s për bombardimin e caqeve serbe. – Po! Po! Kjo është e vërtetë, pasi për ne shqiptarët në Rumani situata nuk ka qenë aq e lehtë, kur kihet parasysh se disa qarqe në Rumani kishin simpati ndaj Serbisë, dhe në atë periudhë kemi pasur kërcënime pasi përkrahja jonë dhe solidariteti ynë për shqiptarët dhe për NATON-n botohej në gjithë shtypin e shkruar dhe elektronik këtu në Rumani. Shkruanin gazetat, jepeshin informatat në televizion, për Marshin tonë të solidaritetit me Kosovën nëpër rrugët e Bukureshtitku, kur ne prezentonim situatën reale në Kosovë. Poashtu, publikoheshin artikuj në shtyp, ndlrsa shumë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar në shtëpinë tonë, kanë pranuar materiale, ku ne kemi pasur informata për historinë e Kosovës, kështuq. ne mendojmë se këtë e kemi bërë me vetëdije, jo vetëm si çështje emocianale, por edhe si prezantimi i fakteve objektive.

Shqiptarët jo vetëm këtu në Rumani, por edhe në Kosovë e gjetiu, ju konsiderojnë si ambasadore e shqiptarëve në kë vend. Si angazhoheni që Pavarësia e Kosovs të pranohet nga shteti rumun dhe Kosova të afirmohet në të gjitha nivelet? - Kjo më bën të gëzuar. Kjo është një punë shumë shpirtërore, të konsiderohem si ambasadore e shpirtit shqiptar, pasi për mua të jesh shqiptar nuk ka pasur asnjëherë pëkufizim, ndësa njerëzit kanë të drejtë në zgjdhjen e tyre. Kosova ka përjetuar shumë dhunë dhe ka merituar që tërë angazhimi i popullit të kurorëzohet me sukses dhe ashtu siç i njoh unë shqiptarët e Kosovës janë shumë të dashur, më trima dhe më të guximshëm ndër shqiptarët. Ne kemi farefis dhe shumë miq në Kosovë dhe Maqedoni. Për mua ka qenë nder i madh që shqiptarët e Kosovës ti prezantoj te pala rumune që ti njohin më mirë, ta njohin shpirtin e tyre dhe e ndija obligim t’i prezentoj ashtu siç i njoh unë. Mikpritja e tyre, trimëria dhe guximi i tyre më impresionon. Gjithmonë kam dashur të vij në Kosovë. Shpeshherë nuk ma ka lejuar gjendja në atë dhe angazhimi në punë, dhe sinqerisht t`ju them kam dashur të vij edhe në kohën e luftës në Kosovë, duke menduar se si të arrij atje dhe si t’iu ndihmoi shqiptarëve të Kosovës. Sidomos isha e brengosur për refugjatët që u dëbuan me dhunë nga Kosova. Refugjatët që erdhën këtu ne i kemi pranuar dhe u kemi ndihmuar. Kemi organizuar ndihma dhe kemi bë atë që kemi pasur mundësi, që ata të trajtohen sa më mirë.

Zonja Maksuti, Ju merreni me publicistikë, me shkrimin e librave të ndryshëm, jeni autore e disa librave shume të rëndësishëm si për Elena Gjikën e shumë libra që kanë të bëjnë me çështjen kombëtare? - Është një pyetje dhe një konstatim i bukur. Nganjëherë mendoj se dita duhet ti ketë më shumë se 24 orë, java të ketë më shumë se shtatë ditë. Në qoftëse do të vëja pasion çështjes shqiptare, ndoshta nuk do të mund të arrija të vjedh kohën e lirë që kam, por kur është në pyetje çështja kombëtare gjithmonë e kam si pasion dhe kam punuar dhe mundi më është shpërblyer. Është e mjaftueshme për mua që njerëzit i kanë lexuar punimet e mia dhe shpesh më kontaktojnë dhe më thonë se kam dëgjuar për emrin tend, se e kam lexuar këtë apo atë punim për shqiptarët që unë e kam shkruar. Kjo më gëzon. Më ka ndodhur që shumë njerëz të vijnë në Universitet për të më takuar dhe për të më falenderuar pë gjithë atë që kam bërë për shqiptarët.

Keni shumë miq në Kosovë, në Shqipëri e Maqedoni dhe keni bashkëpunim me ata? - Kam bashkëpunim me shumë, edhepse gjatë kohës së luftës kam pasur një shkëputje me ta. Në këto lidhjeje sidomos në kohën e luftrave në Kosovë, kur shpesh kishte reagime për gjendjen reale në Kosovë, kam qenë në gjendje t”i kritikoja informatat që merrja, pasi nuk pasqyrorin gjendjen reale të gjenocidit ser mbi shqiptarët. Por kisha kontakte me miqët dashamirët dhe kështu informohesha se janë shëndosh e mirë dhe me ata të gjithë jam duke mbajtur lidhje të përhershme. Dua të them edhe këtë se në kohën e luftës kur e kemi nënshkruar protestën kunëdër dhunës mbi shqiptarët e Kosovës, njëri nga premtimet e mia që kam premtuar se do të kthehem në një Kosovë të lirë e të pa varur. Tani është momenti ta realizoj këtë premtim. Dhe në fund ju përgëzoj shumë për këtë!



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora