Shtesë » Lajme
Si te aplikoni per te studiuar ne Britanine e Madhe
E merkure, 14.11.2007, 08:01 PM
Informacione dhe udhezime per te gjithe aplikantet qe synojne te kryejne studime universitare ne universitetet dhe kolegjet britanike
Ne Mbreterine e Bashkuar shume universitete ofrojne nje game te gjere kursesh. Si rrjedhoje, eshte mjaft e veshtire per te bere nje zgjedhje mes kaq shume mundesish. Ne ju vijme ne ndihme me nje sere informacionesh te nevojshme per t'ju lehtesuar ne zgjedhjen tuaj. Kurset universitare ne Mbreterine e Bashkuar quhen Bachelors deegres, ose First degrees. Ato normalisht zgjasin 3-4 vjet, me kohe te plote studimi. Perjashtime bejne Mjekesia, Stomatologjia dhe Arkitektura, qe zgjasin deri ne 7 vjet.
Per kurset me kohe te plote universitare ju duhet te beni nje aplikim te vetem permes nje sherbimi te centralizuar, te njohur si Sherbimi per Pranime ne Universitete dhe Kolegje (UCAS), sesa te aplikoni ne menyre individuale ne universitete dhe kolegje.
Çfare duhet te dini
Ju plotesoni nje forme aplikimi per 6 kurse te ndryshme (maksimumi 4 kur aplikoni ne Mjekesi, Stomatologji apo Veterinari dhe maksimumi 3 kur aplikoni per Route B art dhe Dezign). Ka dy menyra te ndryshme aplikimi per art dhe design: Route A dhe Route B.
Ne rastin e Universiteteve te Oksfordit dhe Kembrixhit, ju mund te aplikoni dhe nepermjet UCAS-it dhe direkt te universiteti. Ju nuk mund te aplikoni ne Oksford dhe Kembrixh ne te njejten kohe.
UCAS (Sherbimi per Pranime ne Universitete dhe Kolegje) monitoron progresin e aplikimit tuaj nga fillimi deri ne fund.
Kur duhet te aplikoni
Qe prej vitit 2005, te gjithe kandidatet per studente ne Universitete dhe kolegjet e Britanise se Madhe kane mundesi qe te aplikojne online. Aplikimet duhen bere nje vit me perpara kohes kur fillon kursi dhe ne periudhat e meposhtme: 1 shtator - 15 tetor (periudha e aplikimit per Mjekesine, Stomatologjine ose Shkenca Veterinare ne Universitetin e Oksfordit dhe Kembrixhit). 1 janar-7 mars (periudha e aplikimit per Rrugen B dhe Art dhe Dizajn). Aplikimet e marra nga 16 janari deri me 30 qershor do te trajtohen si te vonuara dhe u takon institucioneve ku ju keni aplikuar per ta konsideruar ose jo aplikimin tuaj. Çdo aplikim i marre pas dates 30 qershor do t’i nenshtrohet Skemes “Clearing”.
SA DO TE KUSHTOJE
Studentet e Bashkimit Europian qe studiojne ne universitete apo kolegje ne Angli, Uells dhe Irlanden e Veriut paguajne te njejten shume si studentet e Mbreterise se Bashkuar, e njohur si “home fees”. Studentet e tjere jashte BE-se paguajne nje shume qe varion nga 6250 paund (Artet) te 18000 paund ne vit. Shumica e studenteve ne Mbreterine e Bashkuar ka nevoje per 600 paund ne muaj per te jetuar. Kjo shume mbulon akomodimin, ushqimin, veshjen dhe nevojat baze. Disa universitete ofrojne bursa, por ka nje kompeticion te forte per to, ndaj ju nuk duhet te vareni prej tyre. Pjesa me e madhe e bursave jane per studentet pasuniversitare.
Marre nga www.britishcouncil.org