Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!"
Është 2 nëntor i vitit 2025. Shkodra sikur ka ndalur frymën, e gjithë qyteti duket si i kthyer kah një dëgjim i brendshëm, kah ai zë i heshtur që vjen nga Rrmaji, ku të ata që na thanë lamtumirë, prehen në amshim. Toka e shenjtë e atij varri të përhershëm i mban në gjirin e saj me paqen që vetëm...


























