E shtune, 27.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Aktori ynë i madh, Shani Pallaska

E hene, 10.08.2009, 07:22 PM


SHANI PALLASKA /1928-1999/-

Nga Halit Bogaj

Edhe aktori ynë i madh, Shani Pallaska është ndër emrat më të shquar të Teatrit dhe filmit kosovar me të cilin është e lidhur një periudhë e gjatë kohore  e Teatrit tonë në të cilin Shaniu krijoi role vërtet maestrale që na lenin mbresa të shumta kurdo që i përjetonim ato.Shani Pallaska manhiste publikun tonë vazhdimisht dhe kishte prirje të jashtëzakonshme të interpretonte role shumë të ndërlikuara.Ai përherë ishte i njejtë, modest dhe madhështor në të njejtën kohë, i afërt me të gjithë por edhe i orientuar vetëm në drejtimin që të krijonte kryevepra të fuqishme artistike.për të cilat ishte i përcaktuar.Në serinë e roleve të tij fenomenale të realizuara gjatë karierës së begatshme, Shani Pallaska përherë nxirrte diçka të re nga arsenali i tij i pashterrshëm artistik.Edhe kur i luante rolet negative ishte poaq i madh dhe na bënte që t`i donim dhe adhuronim ato kreacione shumë të fuqishme që buronin nga shpirti i tij i pasur për role të tilla impozante.Kush i harron kreacionet e tij fenomenale në dramën”Erveheja”, Komedinë”Tartufi” të Molierit   dhe në veprëm maestrale  të Kadaresë”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të cilat thuajse ishin të shkruara enkas për atë figurë poliedrike e cila e kuptonte artin në thellësinë e tij më të madhe.Na dukej se edhe Shaniu ishte i lindur për role të tilla të fuqishme me të cilat shkëlqeu si askush tjetër, duke na bërë kurreshtarë se si mund       t` i arrinte dhe t’i realizonte  të gjitha ato  suksese të njëpasnjëshme.

Thuhej se për rolin e Gjeneralit italian ,që kishte shkuar në Shqipëri t`i mblidhte eshtrat e ushtarëve të rënë, ia kishte pranuar edhe vetë kolosi i skenës shqiptare, Sandër Prosi, i cili, edhepse edhe vetë e kishte interpretuar Gjeneralin në një dramë televizive, ishte shprehur se” Shani  Pallaska e kishte tejkaluar edhe atë  në interpretim në pjesën teatrore “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur.”Me këtë vepër dramatike ishte mahnitur edhe mbarë opinioni shqiptar në Shqipëri kur e kishin shikuar  rolin e pakapërcyer të aktorit Shani Pallaska, gjatë visitës së Teatrit tonë kombëtar atje.Aktori pas vetes i la  disa vepra të shquara dhe me të drejtë mund të themi se ai ishte i përsosur në çdo rol dhe në çdo skenë të aktruar për mrekulli, ashtu siç dinte të vepronte vazhdimisht si doajeni kryesor  i skenës kosovare..Shani Pallaska do të krijonte edhe shumë më tepër po të mos ishte armiku ynë shekullor i cili na ndaloi hovin në çdo pore të jetës sonë, duke rrëmbyer gjithçka që i përkiste këtij populli dhe duke  e burgosur edhe shpirtin tonë intelektual.Do të krijonte pra shumë më tepër po të vazhdonte ajo që e kishim arritur në një periudhë të caktuar të historisë sonë kombëtare, edhepse kushtet dhe rrethanat e ndryshme nuk ishin gjithaq të favorshme për suksese kolosale çfarë duhej t `i  kishim objektivizuar gjatë një periudhe aq të gjatë kohore.Sidoqoftë,Shaniu me shokë bëri çmos për ta ngritur Teatrin dhe filmin kosovar në shkallët më të larta kombetare ngase punonin me vullnet dhe dashuri të madhe që e  kishin  të  ushqyer në shpirtin e tyre atdhetar.Armiku ynë i përbetuar sfidonte çdo aktor shqiptar dhe nuk lente asgjë të përparonte, andaj edhe Teatri dhe filmi mbesin shumë prapa në një kohë  kur aktorët tanë ishin në kulmin e krijimtarisë së tyre dhe kur mund të krijonin edhe  vlera të tjera të shquara. Akoma i kemi të freskëta ato ditë të kobshme dhe ato ndjekje drakonike që u bëheshin të gjithë shqiptarëve në çdo drejtim,  prandaj edhe në artet e ndryshme.Të gjithë e dimë dhe e kemi përjetuar se çfarë vështirësish të mëdha kishin aktorët tanë që nuk mund t`i shprehnin mendimet,ndjenjat dhe preokupimet e tyre  që u buronin nga thellësitë më të mëdha shpirtërore.Shani Pallaska ishte i madh në shumë aspekte.Ai zgjonte kurreshtje të shumta edhe nëpër festivale të ndryshme që mbaheshin jashtë Kosovës ,duke u konsideruar ndër aktorët më të shquar ,sidomos me pjesën”Trungu   ilir” e cila u shfaq në Sarajevë pikërisht në atë vit kur armiku yne ndiqte çdo intelektual që mendonte kombëtarisht.Dhe të gjithë e kemi të freskët se çka ndodhi në atë vit kur mbarë shtypi i verdhë serb shkruante dhe shkumbëzonte nga goja kinse për separatizmin shqiptar që ishte i instaluar në veprën dramatike të Sabri Hamitit, ku  sipas tyre, ishte fajtor edhe autori i librit.Atyre iu ishte bërë merak se çka simbolizonte dora e zezë famëkeqe për të cilën thuajse nuk dinin kreatorët e saj  kriminelë!Ishte evidente se Shani Pallaska jetonte në skenë dhe vetëm për skenën  dhe Teatrin e kishte dashurinë e tij më të madhe pa të cilën nuk mund të rrinte në asnjë çast.Është për  t` u  theksuar edhe fakti   se edhe atëherë kur na ishte ndaluar t`i venim në skenë veprat tona me përmbajtje patriotike,Shaniu bënte gjithçka dhe mundohej që ato sa më tepër të rrezatonin  tek adhuruesit e tij  të cilët  i   çmonin  rolet e tij të ndritshme.Kishte aftësi të mëdha dhe një talent të lindur për interpretim dhe kur luante ,na dukej se vërtet bënte vetëm një lojë,duke i bërë të gjitha me një natyrshmëri  dhe shkëlqim  marramendës dhe  mahnitës


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora