E premte, 26.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Faleminderit

Dy vjet nga ndarja me ikonën, Violeta Manushi

E hene, 27.07.2009, 06:53 PM


Nga Besa Dodaj - Bota Sot

In memoriam

Dje u mbushën plot dy vjet që u nda nga jeta një prej ikonave të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Voleta Manushi. Ishte një nga ato aktoret e rralla që jetën e saj ia dedikoi skenës, ajo lindi dhe vdiq për skenën. Aty niste dhe përfundonte jeta e Violeta Manushit, në më shumë se gjysmën e jetës së saj. “Kam dëshirë të vdes në skenë. Unë u lidha me skenën. Skena ishte shtëpia ime, rolet ishin fëmijët e mi, ndërsa kolektivi–familja ime”, është shprehur herë pas here ajo nëpër biseda e intervistat që ka dhënë. Në secilin rol ka sjell detaje të veçanta. “Nuk është vetëm fjala. Atë duhet ta mbushësh me emocionet e përshtatshme, me detajet e përshtatshme në rrethanat që ka dhënë dramaturgu. Nuk mund të sjellësh gjithmonë vetveten. Duhet ndarë karakteri nga karakteri, se njerëzit mund të kenë halle të përbashkëta, por reagimet janë të ndryshme”, thoshte e madhja Manushi.

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Tiranë. Vdiq më 27 Korrik 2007 në Tiranë. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh! Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi. Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.

Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora