E premte, 26.04.2024, 05:50 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Kadri Roshi

E diele, 26.07.2009, 03:19 PM


Kadri Roshi - “Nder i Kombit”, “Artist i Popullit”, “Simbol i Vlerave Humane”
Kadri Roshi - “Nder i Kombit”, “Artist i Popullit”, “Simbol i Vlerave Humane”

KADRI ROSHI


Nga Halit Bogaj

Ai rrinte me të gjitha kategoritë shoqërore. Modestia e tij e jashtëzakonshme e bënte edhe më të madh, më të  dashur.dhe  më të afërt për mbarë njerëzit që e rrethonin. Ishte një ikonë e gjallë e Teatrit dhe filmit shqiptar. Kishte edhe një pasion të madh- peshkimin. Mbase duke peshkuar donte t’i harronte hallet dhe brengat e mëdha të jetës së mundimshme nën regjimin e egër dhe totalitar, në të cilin edhepse hiqte si të tjerët, u përpoq të jepte maksimumin e vetë njerëzor dhe artistik. Ai të  gjitha madhështitë e tij të dhuruara nga natyra i bëri , parasëgjithash për ne spektatorët/ e që/ mjerisht ne në Kosovë nuk mundëm t’i shijonim të gjitha ato që i krijoi ai/.Dëshronte ta harronte përditshmërinë me hidhërime të shumta të shkaktuara nga tirania e një sistemi totalitar që e derdhte tërë pezmin e vetë mbi popullin dhe individët e tij.Ishte Kadri Roshi pikërisht ai dhe kolegët e tij që e përjetuan më së tepërmi atë peshë të rëndë që u varej mbi qafë. Nuk mund ta shprehnin tërë atë që e mendonin dhe nuk mund ta bënin tërë atë që e dëshironin.Kishte dëshirë ta interpretonte Ali Pashë Tepelenën por atëherë duhet t’i ravizonte disa vija të holla të karakterot kontraverz të Pashait shqiptar.Para së gjithash duhej ta portretizonte egërsinë dhe tiraninë e tij e cila mund të aludonte se bëhej fjalë për diktatorin dhe fronin  etij’’Mbretëror’’. Mund të ndodhte ajo që ndodhi me veprat e Kadaresë’’Kështjella’’dhe’’Pallati i ëndrrave’’për të aluduar në vetëizolimin dhe mbylljen e Shqipërisë brenda mureve të veta.Prandaj edhe po ta luante Pashain mbase nuk do të mund ta realizonte ashtu siç dëshironte. Siç tha edhe vetë’’Doja ta interpretoja Aliun ngase ishte një luan shqiptar’’ dhe vërtet luani  skenik do ta luante luanin historik dhe se përkah pamja kishte filluar t’i përngjante Ali Pshait.Ali Pashain e çmonte si një luftëtar të madh të çështjes shqiptare i cili/ashtu si edhe Skënderbeu/ luftoi 22 dy vjet kundër Perandorisë së fuqishme osmane. Atë e çmonte gjithashtu ngase ishte një personalitet i njohur edhe jashtë Shqipërisë i cili kishte kontakte edhe me figuara të shquara të kohës tek i cili kishte ardhur edhe lordi Bajron për t’ia kushtuar një këngë në veprën e vetë të famshme’’Udhëtimi i Çajld Haroldit’’, për të cilën autori thotë’’Në mbrëmje rashë për të fjetur si njeri i thjeshtë kurse në mëngjes u zgjova i famshëm’’.

Kadri Roshi, sipas dëshmitarëve ishte edhe boem/por vetëm sa për ta filluar dhe zhvilluar muhabetin me miqtë e tij dhe me rrethin të cilit i takonte/.

Në një film dhe emision dokumentar përshkruan pleqërinë e vetë dhe vitet e fundit para vdekjes ku nuk  e fsheh dhembjen që duhej të shkëputej nga vdekja. Ndaj edhe i evokon disa çaste të dikurshme kur ishte fëmijë dhe kur kishte biseduar me gjyshin e tij plak. Ato janë fjalë mallëngjyese për jetën e cila i dhimbset çdo njeriu, ndaj edhe titanit Kadri Roshi.Por jeta sipas tij dhe gjyshit duhet jetuar sa më tepër që të jetë e mundur ngase është e shkurtër dhe siç shprehet populli ynë’’Ne vërtet jemi mysafirë në këtë botë’’. Domethënë se thellësisht e kishte kuptuar raportin e jetës me përjetësinë tjetër që e pret çdo njeri të kësaj bote/të rrejshme/ siç thonë njerëzit tanë. E dinte se gjithkush duhej të pajtohej me rrjedhat e jetës/lindjen, zhvillimin dhe fundin/.

Mes tjerash na përlotin edhe fjalët e nipit të tij i cili u thirr n’ emision për t’i evokuar kujtimet e veta të paharruara për gjyshin e dashur me të cilin ishte krenar mbarë populli ynë.Ai tha/ Si gjysh ishte shumë i mirë, por edhe si njeri ishte shumë i mirë/ dhe filloi të qante. Kështu shprehej Maksi i ri për gjyshin e vet kolos të artit skenik të cilit ia kishte kushtuar edhe një poezi sentimentale me të cilën na përmalloi edhe më tepër.

Poezia e tij ka kuptim të thellë në të  cilën nipi i tij thot’’Do të luajmë në Teatër, ti Othellon e unë Hamletin’’, për ta përfunduar poezinë me fjalët’’Është nder i madh të jesh njeri’’.

Përveç dhuntisë që kishte si aktor, në veprimtarinë e tij të përgjithshme artistike  vend të theksuar kanë edhe recitalet e tij. Në emision Kadri Roshi i recitoi edhe disa vargje të poezisë së Naimit’’Fjalët e qiririt’’, në saje të të cilave shkëlqeu edhe njëherë poeti dhe aktori gjenial i cili  skenës shqipe i dhuroi role të fuqishme dhe kolosale.


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora