E shtune, 24.10.2020, 03:09 PM (GMT+1)

Komente

Atdhe Mirdita: Po vijnë ''Shacat''

E diele, 14.06.2009, 04:05 PM


Po vijnë „SHACAT”

Nga Atdhe Mirdita

Po afrohen pushimet vjetore e ne të gjithë  jemi në stres të përgatitjeve për pushim. Mezi po presim të vijë dita e të nisemi për në vendlindje, ne atë rruge te mundimshme  me qindra kontrolle e me shume kufij që kalojmë deri sa të arrijmë të takojmë familjaret e të afërmit  tanë.  

Gjyshërit e  baballarët tanë kurrë nuk kam dëgjuar qe te kenë thirrur grat e tyre ne emër por veç  oj ti, hej, apo nin, oj plakë apo ndokush e ka thirre për shaka  edhe nuse. Edhe gratë i kanë thirrur me o ti, apo nin,o plak, o ti njeri  etj. I kanë thirrur kështu sepse janë turpëruar  ne prezencën e familjarëve te tjerë ti thërrasin me emër bashkëshortet gjegjësisht bashkëshortët e tyre.  Në një rast kur një njeri kishte shkuar ne komune për te regjistruar djalin e tije  kur i thane te plotësojë formularin e kishte plotësuar te terin përpos emrin e gruas se tij. Kur e pyeti ofiqari se si quhet e shoqja? Se ky nuk e kishte plotësuar, ky ju përgjigj besa me te thane te drejtën nuk e di se tan jetën veç hej i kam thirre.

Gjenerata ma e re ka pas raste kur grat e tyre i kanë thirrur ne emër, me çka janë përqeshur nga te moshuarit. Te rinjtë e sodit qe zakonisht jetojnë ne shtete Evropiane duke provuar te integrohen ne sheqerit ku punojnë e jetojnë kanë marr prej tyre edhe fjale e shprehje te cilat i përdorin pa i përkthyer fare si psh  ne shtetet ku flitet gjermanishtja përdorët shume fjala “ SHAC “ (SCHATZ ) e po u përkthye ne shqip do te thotë  thesar. Me ketë emër shpesh gjatë te qëndrimit te tyre ne atdhe e thërrasin njeri tjetrin e deshtë e pa deshtë edhe familjaret e tyre e kanë mësuar ketë fjale bile presin me gëzim te madh muajt e Korrikut, Gushtit, Dhjetorit ku ma se shumti vijnë “SHACAT” . Për  ata tani te gjithë ata qe jetojnë ne perëndim janë “SHACA”edhe ata qe jetojnë ne Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë,  Angli etj. Për ardhjen e tyre gëzohen përpos familjarëve edhe pronaret e lokaleve shitësit e gjerave ushqimore, shitësit e gjerave ndërtimore me një fjale çdo kush qe ka mundësi te përfitoj nga ta sepse ne këta muaj kanë konsume ma te madhe bile shume prej tyre edhe i rritin çmimet duke e ditë  se tani vijnë “SHACAT”e ata siç e thonë vëllezërit tanë ne Shqipëri një thënie       ” JANE  RROTA POR KANE PARE”. Kush ka pasur fatin te vonohet apo te shkoj jashtë sezone ne vendlindje e ka vërejtur se sa ndryshim kanë çmimet gjate sezonit te “SHACAVE” me kohen kur nuk ka ma “SHACA”.

Ne me te vërtete jemi “SHACA” e për ketë e kemi dëshmua  veten gjithmonë,  para luftës gjate luftës  por edhe tani.  Prandaj presimi ma teper  respekt nga ju familjare, nga ju bashkfshatar apo bashkqytetar e sidomos nga ju qeveritar. Na mundësoni qe ne pushimet tona ne atdhe te çmallemi me ju, te pushojmë pak e mos te kalojmë te gjithë kohe duke pritur ne sportele për dokumente udhëtimi.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora