E shtune, 27.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Mendime

Bashkim Sulstarova: Une jam dhe do te luftoj per drejtesi sociale?

E shtune, 13.06.2009, 03:05 PM


Une jam dhe do te luftoj per drejtesi sociale?

Nga Bashkim Sulstarova
 
Une, Bashkim Sulstarova, kam lindur ne Pogradec dhe jam rritur ne Tirane. Jam martuar prej 35 vitesh dhe kam tre femije.

Prej shume vitesh punoj si avokat ne Tirane. Kam fituar ceshtje shume te rendesishme e te veshtira penale dhe civile. Pervoja ime si avokat me ka ndihmuar te njoh shume njerez, probleme njerezore, fytyra te dhimbjes per drejtesi. Drejtesia sociale eshte parimi baze i figures time dhe nje nder vlerat themelore te konstruktit tim personal dhe profesional. Une jam dhe do te luftoj per drejtesi sociale.

Karriera ime profesionale eshte e shtrire edhe ne drejtime te pushtetit lokal. Kam drejtuar nje minibashki per disa vite ne ish lagjen nr. 18 te Tiranes. Kam kandiduar per deputet me PLL ne vitin 1997 si dhe per kryetar minibashkie nr. 10 si perfaqesues i PLL ne vitin 2005.

Besoj ne filozofine e PLL-se si e vetmja zgjidhje e shendetshme per Shqiperine. Vendi ka nevoje per mendjen dhe dashurine e njerezve qe i perkasin “Levizjes se Legalitetit”.

Duke konsideruar karrierren profesionale dhe vlerat e mia si individ, eshte ne nderin tim qe po kandidoj per deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit per partine “Levizja e Legalitetit” per qarkun Tirane dhe kam bindjen e thelle se zeri im ne parlamentin shqiptar do te jete zeri i njerezve qe besojne ne ligj dhe ne nje te ardhme me dinjitoze.

PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT (PLL) ka angazhim te perhershem te saj mbrojtjen e te drejtave themelore: te drejten e prones; të drejten e fjales; te drejtën e levizjes se lire, etj.

www.legaliteti.org



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora