E hene, 26.07.2021, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Bulevardi politik/ Si i lan Fatos Nano borxhet me "publicitet"

E marte, 09.06.2009, 05:08 PM


Shumë prej bashkëpunëtorëve të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano ia dinë shumë mirë huqet atij. Një prej historive të shumta që tregohen edhe sot e kësaj dite, 4 vjet pasi ai ka lënë karrigen e kreut të qeverisë, merr shkas nga vizitat e shumta të tij jashtë Shqipërisë. Në këto vizita, ish-kreu i qeverisë e kishte zakon që të shoqërohej nga biznesmenë të mëdhenj shqiptarë. Kjo, jo thjesht për të vendosur marrëdhënie tregtare me shtetet që vizitoheshin, por për të qenë realistë, këta biznesmenë kanë qenë gjithmonë mbështetës të Nanos, kur ai i harxhonte gjithë paratë e tij në kazino. Kështu ndodhi në një prej këtyre vizitave me një biznesmen nga Durrësi. Në një moment, kur portofoli i Nanos mbeti bosh, i kërkon borxh biznesmenit të njohur një shumë parash, të cilën do t'ia kthente pas përfundimit të vizitës. E kështu, pasi u kthyen në Shqipëri, ish-kryeministri i jep biznesmenit numrin e telefonit të shoferit të tij, në mënyrë që t'i kthejë paratë. E pas disa ditësh, biznesmeni kujtohet dhe e merr në telefon shoferin e shefit, por ky i fundit pasi e pyet Fatos Nanon, i lë atij takim në portin e Durrësit. Shkon Fatos Nano në portin e Durrësit dhe përreth gjysmë ore bisedon me biznesmenin në mes të portit, në sy të të gjithë punëtorëve dhe duke shëtitur rrotull kësaj hapësire. Në fund ish-kryeministri largohet, por biznesmeni kujtohet që nuk i ka marrë paratë. Merr në telefon shoferin e Nanos dhe i thotë: "Po paratë e mia? Nuk m'i dha". Dhe shoferi normalisht pyet shefin. Dhe përgjigja e Fatos Nanos ishte: "Nuk i mjaftoi atij gjysmë ore xhiro tek porti, në sy të të gjithë drejtorëve me mua? Biznesmen i njohur është dhe t'i nxjerrë vetë paratë".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora