E premte, 26.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kala përjetësie

E merkure, 03.06.2009, 07:19 PM


Demir KRASNIQI

KALA PËRJETËSIE

-Hysen Këqikut, poetit tonë të paepur –

Një mjeshtër i penës ,
Shqipe Malësie ,
Ngriti lartë një kullë –
Kala përjetësie .

Se ç’ i  gdhendi gurët ,
Që i nxori nga trojet ,
Lartë i ngriti muret –
Kala që nuk rrënohet .

Ca gurë nga Zhegoci ,
Ca nga Karadaku ,
Ca nga Bujanoci
Dhe ca nga Gollaku...

N’ kala të kësaj ane –
Njëqind e gjashtëdhjetë e tetë muratorë .
Është kala dardane –
Me njëqind e gjashtëdhjetë e tetë dasmorë .

Mjeshtër n’ krye vendi ,
Që prinë nga këto treva –
Është Ali Kelmendi ,
Që vjen nga Presheva .

Me mjeshtri të fshehta
Vijnë këta ndërtimtarë ...
Me vargje të mprehta –
“Feniksi” preshevarë .

Me lule Shën Gjergji
Do rritet fëmija –
Kur vjen Dom Lush Gjergji
Me “Dritën” nga Vitia .

N’ Gjilan – “Dardania” ,
Si mbi det tallazi –
Sjell vargje liria
Dhe Rexhep Elmazi .

Bujanoci prore
Është në zemrat tona ,
Valles sonë vëllazërore –
Larg i shkon “Jehona”.

“Lajmëtari”, “Nositi”
Edhe “Dituria” –
N’ rreze kudo ndriti
Dardana dhe Malësia .

Ej, Ramiz Kadriu ,
O , pena e ndërgjegjes –
Thirre vëlla “Shpëtimin”
Në vallen e Medvegjes !

Kala përjetësie –
Dritë e diturisë ,
Do të marrin dije
Bijtë e Dardanisë !



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora