E premte, 26.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ribotohet në Itali autobiografia e Ismail Kadaresë

E hene, 04.05.2009, 10:22 AM


Muzgu i perëndive të stepës

Nga Francesco Ughi

Letërsia e Ismail Kadaresë është dëshmi e pozicionit jo të thjeshtë të shkrimtarit të mërguar, duke pasqyruar kështu edhe vizionin e tij politik.I kandiduar disa herë për çmimin “Nobel”, autori i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” dhe “Daulleve të shiut”, është shkrimtari më i njohur shqiptar, që në vitin 1990, për të shprehur mospajtimin e tij me drejtuesit politikë komunistë, që nuk lejonin asnjë reformë demokratike në vendin e tij, transferohet në Francë, ku merr edhe azil politik. “Muzgu i perëndive të stepës” është një lloj autobiografie, ku protagonisti është pikërisht një shkrimtar shqiptar, që në kulm të Luftës së Ftohtë ftohet në Institutin “Gorki” dhe në një shtëpi pushimi për shkrimtarët dhe artistët e Bashkimit Sovjetik. Në institutin “Gorki”, ditët rrjedhin mes ndeshjeve të gjata të ping-pongut, perëndimeve baltike, që të ftuarit mundohen t’i bëjnë të pavdekshme me aparatet e tyre fotografikë; me ide për romane të rinj, por që në fakt nuk duket asgjë, as edhe hija e tyre. Çka vihet në dukje është se thelbësorja këtu, duket të jetë “shuarja” e trurit, heqja dorë nga çdo lloj mashtrese intelektuale dhe të gëzoheshe vetëm me faktin që ishe gjallë në këtë botë. Protagonisti nuk i shpëton këtij stili jetese, duke u arratisur në të vërtetë në kortet e Lidës, një gruaje të re ruse, të cilës në të vërtetë ia fsheh profesionin e tij. E vetmja dobësi, shenjë e zgjimit nga ana e shkrimtarëve të “Gorkit” vjen, kur ndonjë prej netëve i dedikohej një riti me ngjyra absurde, ku toni patetik sundon mbi dramatiken: e ashtuquajtura “e vjella e subjekteve”. Në kulmin e mbrëmjes, në katin e katërt të Institutit “Gorki”, ku janë vendosur shkrimtarët liberalë, të “çmagjepsurit nga socializmi” dhe gratë, (në katet e tjera, si në rrathët danteskë, gjejnë vend sllavofilët, spiunët dhe ata pa atdhe) ata mblidheshin për të treguar subjektet sekrete, që nuk do të shkruajnë kurrë, deri sa ndonjëri, për shkak të alkoolit dhe frustrimit, nuk përfundon duke nxjerrë zorrët. Dhe qëndrimi i çmagjepsur nuk lëviz as kur njëri prej tyre, më i miri, Boris Pasternak, kandidohet për Çmimin “Nobel” për “Doktor Zhivagon”, duke u bërë kështu armiku numër një i propagandës së regjimit. Panorama që del nga përshkrimi i intelektualëve sovjetikë të kohës është poshtërues: duke sunduar mbi mëshirën instiktive për njerëzit që rrezikonin përjashtimin nga vendi i tyre, herë-herë edhe burgosjen, shpesh izolimin, është një ndjenjë tërbimi e fajësie për misionin e tyre, për faktin që pjesa më e madhe e tyre mundën të dorëzoheshin ndaj çdo reagimi, të mbajnë qetësi e të binden. Sa për informacion, Pasternak, për të mos qenë i dëbuar nga vendi i vet, u detyrua të refuzojë “Nobelin”, por kjo nuk e ndihmoi që të mos persekutohej politikisht, deri në vdekje.

Vepra është një lloj autobiografie, ku protagonisti është një shkrimtar shqiptar, që në kulm të Luftës së Ftohtë ftohet në Institutin “Gorki”.
Ribotohet në gjuhën italiane romani autobiografik i Ismail Kadaresë, “Muzgu i perëndive të stepës”, për herë të parë kjo vepër është botuar në Itali në vitin 1981.
Ishte koha e “çështjes Pasternak”, kur i riu Ismail Kadare studionte në Institutin “Gorki” në ish-Bashkimin Sovjetik.
Frika që kishte pështjelluar të gjithë shkrimtarët dhe përjetimet e tij si një i ri, që premtonte në fushën e letrave e që vinte nga një vend i vogël komunist, Kadare i ka dokumentuar në veprën e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora