E shtune, 27.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Arti i artistit Halim Mejzini

E enjte, 26.02.2009, 07:56 PM


Arti i artistit Halim Mejzini

Nga Ilir Muharremi*

Grafisti kosovar Halim Mejzini, i cili para një kohe është prezantuar në Kosovë me punën e tij, ai tashmë jeton në Austri, konkretisht në Vjen.

Grafikët e tij ndikojnë thellë në mendjen e çdo spektatori, përmbajnë qasje bashkëkohore që në esencë kanë një gjuhë të qartë artistike konkrete me  një estetikë tejet të dukshme dhe të theksuar. Ndërkaq, nuancat kreative janë të realizuara me një teknik bukur mirë të vështirë me një spektër të gjerë, si në teknikën e gjilpërës së thatë, bashkërshkrimit, akuatintës, digjitales etj. Grafikët e tija, ngërthejnë në vete mesazh të qartë artistik, mesazh të thellë që në subjektivitet përmban një shpresë domethënëse artistike, e cila bazat i ka ndokund në lashtësi. Interpretimi i tij ndaj kësaj lëmi, është sikur një aktor që luan në skenë, një aktor që bukur mirë ka studiuar rolin, ka kapur atë thelbin kryesor, e këtë gjë e bënë edhe Mejzini në veprat e tija të kthjellura, domethënëse.

Ai ka një interpretim të hapur ku vrojtohet larmia e temave , duke filluar nga portreti, portat, kompozicionet gjeometrike e deri tek ato me forma asociative figurative.

Lakimin dhe vendosmërinë e formës ai e vendos në vend të duhur, dhe i jep një frymë të gjallë, veprat e tija janë të gjalla, ato flasin në vete, por duhet ditur ti fusësh në funksion, sepse çdo njëra ka një shpirt artistik dhe një motor që nuk di të harxhohet.

Kur ishte në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, sa herë që takohesha me të, shkëmbenim mendime për artin, dhe të gjitha vizionet dhe ambiciet e tija ishin aq të thella, saqë kalonin horizontet e pa shkelura.  Artin e ka në shpirt dhe atë nuk e shpreh nëpërmjet shkronjave, por grafikës, artit tejet të vështirë i cili kërkon precizitet dhe vendosmëri. Por, unë mendoj të jesh një artist i madh, së pari duhet të jesh njëri i mirë, i sinqertë me vetën, ta zbulosh në brendësi vetën, ti dëgjosh zërat e pa dëgjuara, e këtë gjë Mejzini bukur mirë e ka ç’veshur me talentin e tij.

Stili  i tij është unik, i thellë, konkret dhe depërtues në opinion. Stili i tij ringjallë një botë të brendshme artistike, të pa prekur, me plot ambicie të larta.

Ky artist  me një pedanteri i qaset përpunimit të elementeve që i bartë në kompozicion me imazhe bindëse dhe funksionale të cilat komunikojnë edhe me auditoriumin e përmasave ndërkombëtare.

Para një kohe, kur unë po punoj si gazetar në gazetën e përditshme “Lajm”, një ditë të bukur me diell, po takohesha me Mejzinin. Ishte disi i buzëqeshur dhe prapa syve të tij vërejta një optimizëm të madh, një fitore, e cila pret të ringjallet. Duke qeshur më tha: “Jam shpallur studenti më i dalluar në Fakultetin e Arteve, madje e kam marr edhe  një mirënjohje nga ky Fakultet”. Mua me erdhi shumë mirë, por nuk dyshova në këtë vendim nga Fakulteti, një gjë e prisja, dhe më erdh mirë se njëherë edhe Fakulteti ynë di të vlerësoj artin e madh të një artisti.

Ndërsa, në ekspozitën ndërkombëtare, në Sofja të Bullgarisë, ku morën pjesë 600 artistë, nga vende të ndryshme të botës, ai ka rrëmbyer shpërblimin e tretë, me punimin "Kampi refugjat", me motive nga lufta e fundit në Kosovë

*Autori, është magjistër i dramës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora