E premte, 26.04.2024, 11:01 PM (GMT+1)

Editorial

Arber Ibrahimi: Apel!

E diele, 08.02.2009, 09:12 PM


Te nderuar vellezer, motra dhe miq,
 
Me rrespektin me te madh po ju shkruaj nga zemra ne rend te pare te ju pershendes dhe te ju uroj shendet por, pastaj qe te kerkoj nga ju qe mundesisht ne baza te fuqive tuaja dhe menyres suaj ashtu si ju dini dhe mundeni, te shikoni ngjarjet dhe situaten e fundit ne Kosoven Lindore (Luginen e Presheves).
 
Sigurisht se ju jeni te informuar por, megjithate me lejoni te ju perkujtoj edhe njere se:

-Ne Luginen e Presheves (nje term ky, i imponuar nga perfaqesues nderkombetare gjate periudhes se konfliktit te armatosur nga viti 1999-2001) po vazhdon represioni Shteteror Serb ndaj Shqiptareve te harruar dhe te pambrojtur.

Me perfundimin e Konflitktit (Luftes) te armatosur si dhe dergimin e Millosheviqit ne Hage para drejtesise se Tribunalit per krime lufte, Shqipetaret filluan te enderrojne qe do te jetojne jeten e tyre pa frike dhe te lire ne frymen e lirise. Me perfaqesues nderkombetar u be nje marrveshje ne fshatin Llucan e qe ne fund u nenshkrua nga Forcat e Armatosura Shqiptare (UCPMB) dhe me garance te pales nderkombetare si perfaqesues special i NATO-s z. Sean Sollivan dhe perfaqesuesit te EU-se z. Pitter Feith, ish pjestaret e UCPMB-se moren garance nderkombetare se do te fitonin amnesti ne rast se e nderprejne Konfliktin dhe dorezojne armet e tyre ne KFOR. Gje qe edhe ndodhi keshtu por, pjeserisht.
Them pjeserisht sepse shqiptaret si njerez te beses ashtu si e kane tradite dhane dhe mbajten fjalen per te dorezuar armet, kurse pala serbe ende edhe sot e kesaj dite, tani me u bene rrafsh 8 vite nuk po permbush detyrimin e saje paresore; te i konsideroje shqiptaret si qenje njerezore dhe te njohe dinjitetin e tyre njerezor. Ne fakt me epfshin kafshor dhe gjakatar serb, Shteti i Serbise me ne krye qeverite e saje 5 te nderruara deri me tani, ajo perbuz dhe shkele te drejtat e njeriut ne menyren me "shoveniste" dhe "komuniste" ne emer te Demoracise e qe ne fakt une do ta quaja si sistem "DEMO-RACI".

Te ju perkujtoj se; menjehere me 24 maj 3 dit pas marrveshjes se nenshkruar, serbet dhe shteti serb shkeli marrveshjen, kete e beri duke vrare ne menyr tinzare (ashtu si di serbia) kryenegociatorin shqipetar Kom. Ridvan Qazimin - "LLESHI". Faktori nderkombetar heshti!!!

Te ju kujtoj se menjehere ne vitin 2001 pati kercenim dhe tentative per likudimin e Arber Ibrahimit ne fshatin e tije, nga ana e ushtrise Serbe, ku dy muaj me vone rrembehet dhe merret ne pytje mixha i Arber Ibrahimit Hasan Ibrahimi, nga njerez te panjohur serb qe iu paraqiten si puntore te UDB. Biseda informative ishte bazuar ne veprimtarine e familjes Ibrahimi, se po bejne nje komplot kunder shtetit Serb.

Te ju kujtoj se; ne vitin 2002 filluan bastisjet, proceset e montuara gjyqesore, dhe arrestimi i ish pjestareve te UCPMB-se. Akuza: komplot kunder shtetit, akte terroriste, armembajtje pa leje, sjellje te dhunshme!!! U arrestuan Jonuz Musliu, Xhevdet Musliu, Nasuf Musliu, Valdet dhe Vullnet Ibishi, Rrahman Shaqiri, Besim Leka, Elhami, Vullnet, Rahmet Arketim dhe Avdixhik Salihi, akuzua dhe u denua me 11 vjet heqje lirie Elhami Salihu. Poashtu ne u denuan (askush nuk i din arsyet dhe akuzat per) denimin e Avsixhik, Arketim, Valdet Salihut, Valdet Ibishit, Besim Leka etj. Tentative kjo per ta futur ne dore edhe ish Kom. e pergjithshem te ish UCPMB-se z. Shefket Musliu, apo ndoshta edhe per likuidimin e tije nga snajperistet e xhandarmerise qe kishin rrethuar fshatin e tije te lindjes.

Te ju kujtoj se ne vitin 2003 vazhduan keto bastisje dhe montime kunder ketyre ish pjestareve te UCPMB-se; Bastri Vesli, Isuf Salihu, Burhan Ibrahimi, Arber Ibrahimi, Lirim Jakupi, Besim Tahiri, si dhe shume te tjere qe ne fakt nuk po me kujtohen emrat dhe mbiemrat (por qe ne nje te aferme te afert do tua sjell me fakte) por, mos te le pa permend se, 9 prej u denuan me 56, 7 vjet heqje lirie, ne mesin e te cileve edhe nje 16 vjecar i cili as nuk kishte qene ish pjestar i UCPMB-se apo UCK-se.

Te ju kujtoj se ne vitin 2004, ne brezin kufitar (vija kufitare e impnuar nga faktori nderkombetar) Lugine e Presheves - Kosove, ne vendin e quajtur te "Qeshmja e Eminit", vriten dy djem vllezer te deshmoreve te Kombit Sherif Jonuzi-t dhe Enver Bajrami-t, vriten nga xhandarmeria Serbe.

Te ju kujtoj se ne vitin 2005, ne komunen e Presheve ne afersi te pikes kufitare Lugine e Presheves - Maqedoni vritet i mituri 14 vjecar Dashnim Hjarullahu, nga ushtria Serbe. Poashtu ne oborrin e shtepise se Arber Ibrahimit dikush tenton te likuidoje personin ne fjale. Njerez te maskuar me automjete qe kishin tabela te Kosoves (sipas regjistrimit te vjeter serb e qe ishin) me shenimet GL dhe PZ.

Te ju kujtoj se nga njerez te panjohur (por qe dyshohet te jete dore e UDB-se tani e njohur si BIA) vritet ish Kom. Muhamed Xhemaili - "RREBELI", ish shef i shtabit te Pergjitheshem te UCPMB-se. Ai u vra ne Gjilan.

Te ju kujtoj se ne vitin 2006, arrestohet Isuf Salihu me te vallun dhe mbahet ne paraburgim per 1 vit e gjysme, poashtu per vellaun e dyte te Isufit Asmir Salihun leshohet fletarrest.

Te ju kujtoj se ne vitin 2007, ngritet aktakuze kunder; Ramiz Abazit, Kabil Jahiut, Mustaf Limanit dhe Arber Ibrahimit (pershkak te venjes se flamurit kombetar shqiptar ne godinen e Kuvendit Komunal te Bujanocit) akuza ngritet per sjellje te dhunshme. Gjithashtu ne Presheve ngritet aktpadi per 3 ish pjestar te ish UCPMB-se per te njejten arsye.

Te ju kujtoj se ne vitin 2007 poashtau bastiset Familja Ibrahimi, gjegjesisht shtepia dhe objektet tjera prone te Arber Ibrahimit.

Te ju kujtoj se ne vitin 2008, bastiset zyra qendrore e Organizates se Veteranve te ish UCPMB-se, me crast arrestohet nje anetare i kryesise se saj me te birin Nazmi Hajredini dhe Adnan Hajredini. Nen akuzen per komplot kunder shtetit, armebajte pa leje dhe akuza te tjera absurde si keto.

Te ju kujtoj se ne vitin 2008, bastisen 17 shtepi te shqiptareve ne Presheve dhe arrestohen 10 te rinje, akuza per krime lufte gjate periudhes 1999 ne Gjilan si pjestar te UCK-se, cka ne fakt vetem 4 prej tyre ishin ish pjestar te UCK-se, 1 vetem ish pjestar i UCPMB-se. Ndersa 5 te tjere per periudhen per kur jane ngritur aktakuzat kane qene te mitur. Shpallet fletarrest edhe per 3 te tjere!
 
Ne Kosoven Lindore (Lugine te Presheves), qe prej 2001 ka patur disa investime vetem ne infrastrukur, si rregullimi i disa rrugeve, ndertimi dhe meremetimi i disa objekteve shkollore dhe disa ujesjellesa. Gje cka politika e Beogradit e kaloi problemin politik ne problem ekonomik. Ne fakt ajo kete e beri vetem para syve te nderkombetareve sepse ajo vazhdoi me diskriminimin e te drejtave themelore te njeriut, si moslejimi i arsimimit te lart ne gjuhe ametare per shqiptaret, mos lejimi i perdorimit te simboleve kombetare, mos lejimi ndryshimit te programit arsimor apo moslejimi i perdorimit te hisorise, muzikes dhe gjeografise sipas planprogramit kombetar ashtu siq eshte e garantuar me marrveshjen e Konculit, privatizimi i nderrmarjeve shoqerore me diskriminim apo ne baza nacionale duke e bere ne menyre te fsheht. Shtimi i forcave Ushtarake, Policore, Njesiteve Speciale te ndryshme ( me anetare me dosje kriminale), ndertimi dhe shtimi i bazave ushtarake te tyre, uzurpimi i pronave private shqiptare per te ndertuar baza, uzurpimi i pronave shoqerore me rendesi per zhvillim ekonomik ne keto tri Komuna, mos gadishmeria per kthimin e te debuarve Shqipetar ne Malesine e Bujanocit, Karadakun e Prsheves dhe komune te Medvegjes, ngritja e postblloqeve te njesive speciale, largimi i shqiptareve nga Policia Multietnike, malltretimi i popullates shqiptare nga forcat e sigurise se serbise si dhe levizjet e ketyre forcave te pakontorlluara dhe me maska armatim te rende dhe provokimee per te futur tmerr e panik ne popullaten shqiptare, ndarja jo proporcionale e investimeve kapitale nga qeveria e Beogradit per komunat me shumice shqiptare si ne Presheve dhe Bujanoc dhe shume e shume te tjera shkelje te renda te te drejtave te njeriut.
 
Ne fakt une nuk punoj ne keshillin e te drejtave te njeriut por, une me profesion jam gazetar. Kisha fatin te jam pjestar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe pjestar i Ushtrise Clirimtare per Presheve, Medvegje dhe Bujanoc, une me shume shoke te mi luftuam dhe mbrojtem dinjitetin tone kombetar e per kete u shperblyem ne dhe familjet tona me persekutim, vuajtje, bastisje, malltretime, tortura, likuidime, burgosje. Tani nje pjese e madhe e jona gjindemi neper bote duke ikur nga dhuna sistematike shteterore e serbise dhe duke kerkuar strehe per te siguruar femijet tone, per te mos vazhduar me ato perjetime te siper permendura.
 
Ne do te munde te iknim kah andej e kah kendej por, kjo nuk eshte zgjidhja! Tani duhet ne qe jemi ne boten e Perendimit te kerkojme nga qarqet nderkombetare dhe nga miqet tane ashtu si mundemi dhe si dijme, qe te ngrisim zerin tone per te mbrojtur popullaten shqiptare, te pambrojtur dhe te "urryer" nga Serbia. Sidomos tani kur gjakrat e saj jane te nxehura pershkak te prishjes se enderres se saje keqedashese ndaj Kosoves dhe epshit pushtues e okupues. Te i mbrojme nga hakmarrja e saj e verber, qe ka Serbia!
 
Te dashur vellezer, motra dhe miq,
Une do te mundohem qe ne nje te ardhme te shpejt te ju sjell dokumente per te gjitha te lartepermendurat dhe te tjra te pacekura. Por nga ju deshiroj qe ju te viheni ne levizje dhe te reagojme sa me shpejt deri sa nuk u be vone. Vone do te ishte; atehere kur Serbia ne kete menyre do te zbraze me veprimet e saja Kosoven Lindore nga Shqiptaret. Apo do te vije deri tek nje eskalim i situates ku me pastaj prap se prap me se keqi do ta pesoje popullata Shqiptare e Kosoves Lindore.
 
 
Me rrespekt dhe sinqeritet,
 
Arber Ibrahimi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora