E premte, 15.11.2019, 05:57 AM (GMT)

Komente

Intervistë me z. Hysen Ibrahimin, Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi

E shtune, 31.01.2009, 03:13 PM


Ibrahimi - Rugova
Intervistë me z. Hysen Ibrahimin, Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, anëtarin e Këshillit Kombëtar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Prishtinë me në krye me Akademik Nexhat Dacin Kryetar, dhe bashkëpunëtor i Kryetarit të parë të Republikës së Kosovës,Dr. Ibrahim Rugovës, dhënë faqes mediale http://www.shqipnia.eu/  Malësia e Madhe.

Zoti Hysen Ibrahimi, ju patët fatin e lumtun të  jeni nxënës i  Kolosit ma te  madhë të politikes shqiptare të  shekullit  të  XX – të  zotit  Dr. Ibrahim Rugova , dhe unë mendoj mesuat shumë nga ai.

Përshëndetje për faqen mediale Tuajen Malësia e Madhe, dhe juve z. Gjonbalaj. Kur flasim për ish-Kryetarin e parë historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duhet ditur se flasim për një presonalitet i cili e krijojë epokën e tij. Duke qenë nxënës i tij, bashkëpunëtor i tij, unë ndjehem krenar dhe tejet i priviligjuar që i takojë Epokës së Rugovës dhe në frymën e politikës së tij. Kemi mësuar shumë nga ai, dhe ne do t’a vazhdojmë rrugën e tij për një Unitet Kombëtar Shqiptar, sepse kjo ka qenë dhe mbeti ëndrra e ish-Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova. Rrënjët e kësaj filozofie politike janë aq të thella dhe të frytshme për Kombin Shqiptar, sa që shumë gjenerata të ardhshme do të shërbehen me veprat e Dr. Ibrahim Rugoves. Ai ishte udhërrëfyesi, ai ishte politikani, ai ishte filozofi i filozofisë politike që diti të udhëheq Kosovën drejtë pavarësisë së Republikës së Kosovës si fazë e parë kalimtare, drejtë unifikimit të Kombit Shqiptar, për një Bashkim Kombëtar. Falë menqurisë së tij, e po ashtu edhe gjakut të dëshmorëve dhe gjeneratave të mëhershme, ne sot jemi shtet i njohur nga shtetet më me ndikim në botë me në krye SHBA-të dhe shtetet e Europës. Sot në Kosovë dhe në gjithë trevat shqiptare, shkojnë e përkulen para varrit të tij, dhe veprës së tij. Dr. Ibrahim Rugova edhe kundërshtarët më të mëdhenjë politik. Mbeti si njëra ndër figurat më emblematike e Kombit Shqiptar, menjëherë pas Skenderbeut dhe Nënë Terezes.

Si e shihni gjendjen e shqiptarëve në Mal te Zi ?

Po ne i përcjellim ngjarjet politike në Mal të Zi, sidomos kur e dimë se në këtë vitë janë zgjedhjet. Nuk mund të themi se në këtë drejtim jemi në rrugë të mbarë, sidomos kur është fjala, bashkëpunimi më i mirë i partive politike shqiptare në Mal të Zi. Liderët e këtyre partive politike, kanë përgjegjësi politike dhe kombëtare para elektoratit të tyre që të bashkëpunojnë me një frymë demokratike, sidomos kur është fjala e interesave Kombëtare Shqiptare në Mal të Zi. Unifikimi i faktorit shqiptarë në Mal të Zi, gjithësesi se sjellë përfitime më të mëdhaja në nivel shteti edhe për vet kryetarët e këtyre partive e po ashtu edhe për të drejtatë e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet, se sa përfitimet personale të tyre. Duhet menjanuar interesat partijake kur janë në pyetje interesat Kombëtare. Kjo u dëshmua prej kohës së Skenderbeut e deri te i Madhi Dr. Ibrahim Rugova. Të merresh me politikë e mos të pranosh bashkëpunim, kjo nuk pranohet në politikë. Në politikë nuk ka as miqë të përhershëm, e as anmiq të përhershëm. Këta duhet të jenë rival politik e asesi anmiq. Prandaj, apelojë tek të gjithë liderët e partive shqiptare në Mal të Zi, për një unitet, bashkëpunim dhe ndërtimin e një platëforme politike për menjanimin e të gjitha pakjartësive, kur vjen në pyetje Çështja Kombëtare. Kjo do të ishte përshëndetur nga ne të gjithë.

A thua  mjafton perkrahja e shteteve  amë Shqiperisë dhe Kosoves per te perkrah popullaten shqiptare në Mal të Zi.

Ne mendojmë se përkrahja e shtetit Amë Shqipërisë dhe shtetit të Republikës së Kosovës, në përkrahje të popullatës shqiptare në Mal të Zi, por edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Iliridë dhe Qamëri, nuk janë duke e dhënë maksimumin e tyre për të ndikuar tek liderët e partive shqiptare të këtyre trevave shqiptare e as në Mal të Zi. Kjo vjen si rrjedhojë e ngarkesave politike si të Shqipërisë kur tani edhe vet janë në prag të zgjedhjeve e shumë obligimeve të tjera, e po ashtu edhe të Kosovës. Gjë që unë nuk kisha me quajtur si justifikim. Që të dy shtetet si Shqipëria ashtu edhe Kosova, duhet të ndikojnë dhe t’u japin sygjerimet e tyre për një bashkëpunim duke e kapërcyer inatet në mesin e tyre, edhe ate përmes takimeve të drejtë përdrejta, duke i ftuar përnjëherë të gjithë liderët në vizita si në Tiranë ashtu dhe Prishtinë, për të ndikuar në tejkalimin e pengesave për të dal më të fortë në zgjedhjet të cilat do të mbahen në këtë vit në Mal të Zi. Duhet të formohet një Këshill Koordinues i të gjitha partive politike Shqiptare kudo që ndodhen ato në trevat e banuara me shqiptarë.

A keni kontakte me partit  politike  shqiptare ne Mal të Zi ?

Do të donim që të kemi kontakte me të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi, për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe mënyrën e të udhëhequrit politikë, gjë që kishte me qenë në interesin e përbashkët. Kontakte përmes një reciprociteti. Bashkëpunimi çdo herë ka sjellur rezultate, sidomos në pluralizmin politik si filozofi. Do të ishim shumë të lumtur që të kemi një bashkëpunim edhe pse me disa lider të partive politike shqiptare në Mal të Zi  jam takuar dhe i njof personalisht. Ne kemi respekt për të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi, sidomos vlerësojmë lartë ndihmën e vëllezërve tanë në Mal të Zi, që dhanë kontributin e tyre për Pavarësine e Republikës së Kosovës, si në Mal të Zi, Europë dhe Amerikë. Prandaj, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të përfitojmë nga njëri tjetri në përvojat politike dhe në të gjitha segmentet e jetës.

A mos janë shumë parti politike  dhe janë në dëm të popullatës shqiptare ?

Sigurisht se numri i madh i partive politike nuk është në interes të shqiptarëve që të dalin në zgjedhje, sepse votatë shpërndahen dhe nuk mund të arrihet asgjë pa një numër të caktuar të votave për të kaluar pragun. Por në këtë rast, dëmi vjen më shumë nga mos bashkëpunimi në mes të liderëve se sa numri i madh i partive politike, gjë që edhe kjo e fundit nuk është për t’u ç’vlerësuar. Sa më i madh është numri i partive poltike, mosbashkëpunimi është më i thelluar dhe më i dëmshëm. Po të ishte bashkëpunimi në nivel, numri i madh i partive politike vetëm sa kishte me begatuar platformen politike shqiptare. Çelësi për momentin është „BASHKËPUNIMI“ asgjë tjetër.

A do të ishte ma mirë të bashkohen ne një  spekter politik ?

Fjala „spektër“ në politikë ka një kuptim pak sa më ndryshe, që nënkupton përcaktimin e partive poltike në spektrin e djathtë apo të majtë. Interesi kombëtar është që të gjitha partitë politike të rreshtohen në spektrine  djathë politikë me orjentim nga SHBA-të. Por gjithësesi se një kualicion i mundshëm në mes të partive shqiptare, kishte me sjellë rezultate më të mira për qytyetarët shqiptarë në Mal të Zi, duke e ditur numrin e vogël të popullatës shqiptare që është në Mal të Zi. Edhe të bashkohet i tëri, vihet në pikëpyetje se sa arrihet ajo çfar dëshirohet ! Kjo duhet t’i vetëdisojë kryetarët e të gjitha partive, sidomos kryetarët që janë më të vjetër dhe kanë përvojë politike më të madhe. Nuk dua që t’i përmendi me emër, por ata e dinë se në kend po aludojmë. Ata duhet të marrin përgjegjësi më të mëdhaja, vullnet për të kontribuar. E dimë se për këtë kanë aftësi dhe guxim, por dikush duhet të inicojë. Njerëzit e mëdhenjë, mirren me procese të mëdhaja.

A kish me vlejt  politikanet shqiptar  te partive politike te Malit Zi të marrin këshilla  dhe udhzohen  nga diaspora e sidomos ajo  pjesa ma e madhe e  shqiptarve si gjindet në USA ?

Në pluralizmin politik, dhe sidomos në shtetet e perendimit në vendet e qytetëruara, si në Amerikë dhe Europë, këshilla, bashkëpunimi dhe ideja vlerësohet shumë lartë, bile paguhet me një çmim të lartë. Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka këshilltarët e vet të sferave të ndryshme politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, sociale etj. Prandaj, jo vetëm partitë politike shqiptare në Mal të Zi, por edhe ne që ndodhemi jasht atëdheut, edhe në Shqipëri, Kosovë në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, kemi nevojë për këshilla, duhet të këshillohemi në mes veti dhe të kemi një bashkëpunim reciprok. Kjo vetëm sa e pasuron politiken shqiptare.

A mos kish kjen ma mire se  mergata  te myll kronin financiar dhe  ti detyrojë këto 6 parti te sillen si sherbetor e  te popullit e jo si te kishin at popull pron te veten ?

Secili politikanë, i cili merret me politikë (në këtë rast edhe ne që merremi me politikë) duhet të dinë se është në shërbim të qytetarit për qytetarin. Ne kemi për detyrë të zbatojë platformën politike të cilën e kemi ç’palosur para elektoratit, ku me votën e tyre, ne vijmënë pushtetë por që ne duhet zbatuar të gjitha premtimet në bazë të projekteve. Gabohen rëndë të gjithë ata politikanë që konsiderojnë se qytetari është në shërbim të tij, kjo do të denohet heret a vonë me votën e qytetarit. Prandaj politikat zhvillimore përcjellen nga elektorati.

A  dot ishte më mirë këta politikan si janë  në fuqi të e lëshojnë ato karrika për forcat e reja progresive të cilat janë ma  me elasticitet dhe kanë  vizione  të cilat janë të kësaj kohe ?

Ndryshimet nëpër parti politike vinë si rezultat i kohës që duhet ndryshime dhe duhen freskuar politikat me gjeneratat e reja, sepse kanë një elan më të madh për punë, kanë një energji enorme dhe tani kur kemi edhe kuadro profesionale që janë me profesion adekuat politolog të shkëlqyer, e që kishin me dhënë kontributin e tyre. Prandaj, reformat janë të mirëseardhura nëpër parti të cilat nuk mund t’i qojnë proceset përpara dhe nuk kanë aftësi për bashkëounim me parti të tjera për të tejkaluar pengesat.

Zoti  Hysen Ibrahimi, Ju jetoni  dhe veproni në mërgim, keni krijua  një kulturë të gjërë dhe demokratike ne krahasim me at pjesë politikanësh si jetojn në trevat Etnike, a do të ishte më mirë për atdheun  si të sillen njerzit  si janë shkolluar jashtë atdheut  dhe janë më  vizionar dhe  shohin gjanat ndryshe, kanë njohuri të gjuhëve të ndryshme dhe kanë kontakete të spektreve të ndryshme të politikës dhe  biznesit ndërkomtar ?

Përderisa ne synojmë që të integrohemi në Bashkimin Europiane dhe në Aleancen Veriantlantike në NATO, gjithsesi se n’a duhen përvojat dhe politikat zhvillimore në të gjitha sferat e jetës, si kusht për të plotësuar këto standarde, për integrim. Gjithsesi, se kuadrot kudo qofshin si në Europë apo SHBA dhe Mal të Zi, duhet të ishin të mirëseardhura me përvojat e tyre në politikat e standardeve që kërkohen, nga BE-ja dhe NATO, sepse procesi për t’u integruar kishte me qenë më i shpejtë dhe më me pak pengesa. Mërgata shqiptare duhet të shfrytëzohet si një urë lidhëse drejtë integrimeve të vendeve tona.

Çfare u kishi  kshillua apo propozua  përfaqsuesve politik shqiptar në Mal të Zi?

Bashkëpunim, tolerancë dhe kompromisë.

Çfar këshille keni për  qytetarët shqiptarë që gjinden në Mal të Zi?

Së pari dua të shfrytëzojë mediat tuaja që përmes kësaj interviste t’i falendrojë nga zemra të gjithë motratë dhe vëllezërit shqiptarë, që asnjëherë nuk kursyen asgjë për të na ndihmuar në kohërat më të vështira para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte që na  ndihmuan për Pavarësinë e Kosovës. Zoti Ju bekoft të gjithë Juve, Malësorët e Malësisë së Madhe, të trungut ILIR. Si rezultat i kësaj Pavarësie është bashkimi i të gjitha forcave Kombëtare Shqiptarei, lëvizjeve të ndryshme, shumë gjeneratave të më hershme e gjerë në ditët e sotme. Si të tillë duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë edhe për gjeneratatë e ardhshme. Kosova dhe Shqipëria duhet të na bashkojnë. Kurse kisha për të i këshilluar, që votën e tyre t’a kushtëzojnë me bashkëpunimin në mes të partive politike shqiptare.

Çfar  u kishi thanë  apo udhëzuar  pjesës  mërgimtare  të kësaj treve etnike?

Që me përvojën e tyre, të ndikojnë në bashkëpunimin e partive politike shqiptare në Mal të Zi. Të mos biem  pre e forcave të huaja ! Mosbashkëpunimin e dëshiron krejtë tjetër kush që nuk na donë të mirën e popullit Shqiptar.

A jeni  dakord që  perfaqsuesit  dhe politikanet shqiptarë të hjekin termin  ( shqipnia e madhe ) të cilin e krijoj serbia per interesa të veta  shoviniste, dhe te perdorin termin Shqipnia Etnike.

Idenë e ”Shqipërisë së Madhe” e kanë ideuar forcat nacionaliste sllave, sidomos Serbija, me pretekst se ne duam diq që nuk është e jona. Pretendojmë teritore për të krijuar një Shqipëri të madhe, pa qenë teritoret e tyre….. e kështu me radhë. Kjo edhe ka ndikuar në negativisht në një masë të madhe në çarqet ndërkombëtare, se gjoja ne shqiptarët jemi ata që kemi tendenca kolonialiste, gjë që e vërteta ka qenë krejtë kundër, se Serbija dhe shtete fqinje kanë kolonizuar tokat shqiptare, duke filluar nag Serbia me Kosovën, Maqedonia me Iliriden, Greqia me Qamërinë, Mali i Zi me Malësinë e Madhe, Plavë dhe Gusi dhe Ulqinin. Duke pasur parasysh përvojat e shteteve në ribashkimin e tyre si Gjermania, ata nuk e quajten Gjermania e Madhe, as Gjermani Etnike. Por thjesht Gjermani. Sot në botë nuk kemi shtete etnike të pastra, por janë kryesisht në përbërjen e tyre edhe me pakica të tjera. Edhe Shqipëria edhe Kosova në përbërjen e saj ka pakica të tjera etnike. Prandaj edhe ne duhet të synojmë që të kemi shtetin tonë të qindra vjetëve më parë, i cili ka qenë. Dhe ai shtet (sipas mendimit tim personal) duhet të jetë vetëm: SHQIPËRI, kurse bota të na quan, ALBENIEN. Për botën është më i kuptueshëm dhe real.

Dhe  kur të bahet bashkimi mbarë Komtar! Ku do të kishit pas dëshirë të vendoset kryeqyteti:  Tiranë,  Prizeren apo në Shkup ?

Dëshira është diq krejtë tjetër, kurse mundësit dhe realiteti kohor janë diq tjetër. Po i referohem realitetit. Integrimet në BE, do të zvogëlojnë dukshëm dëshirën e popujve për një Bashkim Kombëtar, për derisa integrimi do t’i ”zhdukë” të gjithë kufijtë për lëvizjen e lirë. Duke e pa zhvillimet e hovshëm, në BE, sot njeriu mund të udhëtojë në tërë BE-në dhe nuk dinë se ku është kufiri, me përjashtim që kanë mbetur kabinatë e mëhershme të kufijve. Është duke u punuar për Shtetet e Bashkimit Europian (SHBE) që në një të ardhme si SHBA-ja ashtu edhe SHBE-ja, do të synojnë politika të përbashkëta, dhe politikat e tjera janë vështirë të rezistojnë. Pas dhjet vjete, i tërë rajoni i Ballkanit do të jet i integruar në BE. Ne nuk mund të dalim jasht kornizave Europiane,  sepse aty është ardhëmira e Kombit Shqiptar, si në BE ashtu edhe në NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Çfar dot u thoni  lexuesve te faqes  www.shqipnia.eu Malësia e Madhe?

Ju përgëzojë për punën dhe në profesionin Tuaj, që të jeni sa më objektiv në prezentimin e temave të ndryshme. Kam respekt për faqen Tuaj, dhe për Ju, z. GjonBala.

Z. Hysen Ibrahimi, ju falenderojmë për intervisten.

Falenderimet ju dedikohen Juve.


Intervistoi: Gazetari i faqes mediale Malësia e Madhe z. S. GjonBala,
2009-01-31



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT