E enjte, 03.10.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Viti 2009, lamtumirë 0 900!

E diele, 25.01.2009, 05:21 PM


Viti 2009, lamtumirë 0 900!

Nga Albert Zholi

Pas shumë viteve lodhjeje, radhëpritjeje, sfilitjeje para mabasadës,sorolltajesh Athinë-Tiranë, harxhimesh sa te dridhej dora, rënie pa fund të telefonit 0 900,dhënie deklaratash... zemrat e emigrantëve tanë në Greqi janë qetësuar. Ishte nisma e Postës shqiptare që i dha fund këtij kalvari të pafund burokracish apo dhe shpenzimeve pa hesap dhe të pa motivuara. Ndoshta viti 2009 do të hyjë në mendjet e emigrantëve tanë në Greqi si dita e lajmit më të bukur, lajmit më të shumpritur, atë të legalizimit të dokumentacionit në ambasadën greke në Tiranë nëpërmjet Postës Shqiptare. Ky sihariq erdhi si një ditë pranvere në këtë dimër të ashpër shqiptar, ku gjithçka është frut i aktmarrëveshjes së bashkëpunimit midis Postës Shqiptare dhe Ambasadës Greke në Tiranë. Thuajse çdo familje shqiptare ka një pjesëtar në emigracion dhe e di çdo të thotë legalizim dokumentacioni. Aq më tepër në ambasadën
greke në Tiranë për legalizimit e dokumenteve do të thoshte stres, radhë pa fund, lidhje telefonike të vazhdueshme, lidhje orar pa orar me të afërmit jashtë, pagesa të pa llogaritura...qejfmbetje, ankth, psherëtima... Vetëm për legalizimin e një certifikate legalizimi përveç faturës zyrtare të ambasadës duhej të merrje për ditë me radhë linjën absurde 0 900. Dhe Këtu fillonte loja... Këtu sekretaria e 0 900 (më pas)....Po ju lidhim me zyrën e ambasadës greke në Tiranë... (më pas) ...Këtu sekretaria e Ambasadës Greke në Tiranë... për të bërë legalizimin e një dokumenti ju duhet të keni 1...2...3... dhe halleshumit pa folur asnjë fjalë i mbaronte karta 1 000 lekëshe në kohëzgjatjen e të gëlltituri të një gllënjke birrë. Por më e keqja ..?! Ju nuk mund ta realizoni sot takimin!!! (O zot sikur prisje takim me Obamën në Shtëpinë e Bardhë dhe jo të legalizoje një dokument fare të zakonshëm, kur
në Evropën tonë të bukur ta sjellin vetë në shtëpi!!). 0 9000 vazhdonte.. Mund të merrni javën e ardhshme për të lënë takimin (sepse në fakt kjo linjë për dashnoret e pa adresë përdoret në botë), të jepte përgjigjen e saj të fundit 0 900 duke të ngrirë buzëqeshjen. Duke i bërë llogaritë trashë e trashë (ditë humbje pune, telefonata Athinë-Tiranë, rrugë kur vinte vetë emigranti, harxhimet me 0 900, ngrënie, hotel, disa herë telefona), kostoja e një legalizimi i kalonte 150 eurot. Dhe hallall po të mbaroje punë. Një lajm i gëzueshëm në mes halleve të panumërta të vëllezërve emigrantë. Zoti qoftë me ta!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora