E premte, 22.11.2019, 07:01 PM (GMT)

Komente

Hajdin Islami: Misioni Faktmbledhës i WHO-s ka vizituar Mitrovicën me qëllim që të shqyrtojë çështjet e shëndetit publik...

E shtune, 31.01.2009, 01:03 PM


Misioni Faktmbledhës i WHO-s ka vizituar Mitrovicën me qëllim që të shqyrtojë çështjet e shëndetit publik dhe për të ekzaminuar problemin e ndotjes nga plumbi  

Nga Hajdin ISLAMI

Prishtinë, 31 janar 2009- Misioni Faktmbledhës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) po kryen një vizitë në Kosovë nga datat 26 deri më 31 janar, me qëllim që të shqyrtojë çështjet e shëndetit publik dhe për të ekzaminuar problemin e ndotjes nga plumbi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur konkluzionet e veta sot në një konferencë për media e cila është mbajtur në hotelin Victory në Prishtinë. Fjalë rasti kanë mbajtur Dr. Skënder Syla, WHO, Dr. Dorit Nitzan, WHO ka prezantuar rezultatet e misionit, ndërsa Frode Mauring, Koordinator për Zhvillim i Agjensive të Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur fjalën përmbyllëse dhe rekomandimet. Në vazhdim po e japim të plotë fjalën përmbyllëse  të Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Frode Mauringe: Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar miq, ju faleminderit  që jeni sot me ne.   Të nderuar miq, Mitrovica ka qenë kompleksi më i madh metalurgjik në Jugosllavi, dhe njëri nga më të rëndësishmit në Evropë – dhe kjo nuk është hera e parë që po dëgjojmë për kontaminimin me plumb dhe ndikimin e tij në shëndet.Qysh në vitin 1988, një studim doli me të dhënat që koncentrimi i plumbit në ajër i tejkalonte nivelet e pranueshme. Në vitin 1992, një studim tjetër pasues tregoi se niveli i plumbit në gjakun e shtatzënave dhe te fëmijët ishte shumë më i lartë në Mitrovicë sesa në qytetet e tjera të regjionit. Në vitin 2000, UNMIK-u urdhëroi mbylljen e shkritores së Trepçës, në kudër të përpjekjeve për zvogëlimin e ekspozimit të qytetarëve ndaj ndotjes me plumb. Në vitin 2004, OBSh-ja prapë doli me një raport alarmues për nivelet e larta të plumbit në gjak tek fëmijët në Mitrovicë dhe në Zveçan. Të dhënat e paraqitura sot nga misioni i OBSh-së paraqesin rezultatet e fundit që nuk duhet të na lënë në mëdyshje lidhur me sfidat, me të cilat të gjithë ne po ballafaqohemi. Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, të cilët u zhvendosën nëpër disa kampe në vitin 1999 – pas shkatërrimit të Mëhallës së Romëve, ku ishte i vendosur komunitetit më i madh RAE-së në regjion – ishin dhe vazhdojnë të mbesin posaçërisht të prekur.Për dekada me radhë, Mitrovica ka qenë e njohur si zemra industriale e regjionit dhe si vendi më i prekur nga ndotja me plumb. Që nga viti 1999, Mitrovica njihet si qytet i ndarë. Nuk vihet në dyshim se familjet rome, ashkalinj dhe egjiptase në Cesmin Lug janë në veçanti të rrezikuar nga kjo krizë mjedisore dhe janë në nevojë për kujdes shtesë mjekësor, dhe për rivendosje urgjente në një vend tjetër – ndotja industriale nuk njeh kufijë njerëzor, etnik apo të tjerë. Trajtimi i problemit të një shkalle të tillë është një detyrë shumë e

Ndotja e ambientit në Rajonin e Mitrovicës
Ndotja e ambientit në Rajonin e Mitrovicës
ndërlikuar. Megjithatë, ky fakt asnjëherë nuk guxon të jetë arsyetim dhe ne duhet të pranojmë dështimin në trajtimin e kësaj gjendjeje, si dhe që ta ndalojmë njëherë e përgjithmonë atë që në fund të fundit është shkelje e të drejtave të njeriut dhe shkelje e të drejtave të fëmijëve. Në fakt, programet e bazuara në ndërtim të shtëpive është plotësisht joadekuat, dhe kjo kryesisht shkaktohet nga mungesa e praktikave të sigurta të jetesës. Praktikat e jetës së përditshme nuk duhet të jenë të lidhura me shkrirjen e pasigurt të plumbit. Zgjidhja për bashkësinë RAE shkon përtej rivendosjes fizike të tyre, pasi që ekziston një komponent i rëndësishëm i problemit që ka të bëjë me jetesën. Çfarëdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë qasjet që do të zbusnin varfërinë e këtyre familjeve, të cilat do të fitonin për jetesë përmes punëve të tjera te sigurta e jo me aktivitete te pasigurat sic eshte  shkrirja e plumbit. Por, mos gaboni! Edhe pse rastet ekstreme janë të ndërlidhura me praktikat e jetesës, ndotja me plumb i prek të gjitha komunitetet, jo vetëm romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit. Ajri dhe toka na prekin të gjithëve. Plumbi ndot dhe i helmon fëmijët dhe familjet tona, fëmijët dhe familjet e fqinjëve tonë, bashkëshortet tona – posaçërisht kur janë shtatzëna, i helmon mësimdhënësit tonë që punojnë me zell për ta arsimuar brezin e ardhshëm, udhëheqësit politik të të gjitha partive, ndërmarrësit, mjekët dhe inxhinierët. Plumbi i helmon të gjithë qytetarët dhe na helmon të gjithëve, pavarësisht prej përkatësisë sonë etnike, gjuhës që e flasim, gjinisë apo besimit fetar që kemi. Ndotja industriale e kësaj shkalle nuk mund të trajtohet individualisht nga një organizatë. Andaj, ne duhet të bashkohemi me të gjitha palët me interes, duke përfshirë edhe komunitetet më të prekura, dhe së bashku të punojmë në tejkalimin e kësaj sfide, e cila i prek shpresat tona të përbashkëta dhe aspiratat për një jetë më të mirë. Andaj kjo sfidë ekziston! Siç thashë më herët, familjet RAE në kampin Cesmin Lug kanë nevojë për përkujdes shtesë mjekësor dhe për rivendosje të menjëhershme në një vend tjetër. Këta janë hapa të nevojshëm dhe urgjent. Por, sfida nuk ndalet këtu. Ne po ashtu duhet të zhvillojmë dhe të zbatojmë zgjidhje të qëndrueshme që njëherë e përgjithmonë ta mënjanojmë këtë njollë të ndotjes industriale, më e rrezikshmja në Evropë. Sikurse ndotja me të cilën po ballafaqohemi, ka ardhur koha që edhe ne t’i kalojmë të gjitha pengesat njerëzore, të shkojmë përtej dallimeve politike dhe t’i kapërcejmë linjat etnike me qëllim të ballafaqimit me sfidat e përbashkëta për të mirën e të gjithëve.  Andaj, i ftoj të gjithë partnerët që të bashkohen, që t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre dhe që t’i japin fund këtij kapitulli të errët të zonës industriale në Evropë – së bashku mund të ndërtojmë një mjedis të qëndrueshëm në kuadër të politikave globale, si dhe të ardhmen e brezave të rinj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT