Mendime
Florim Zeqa: Kurt(h)i i shtetit!
E enjte, 16.03.2023, 07:55 PM
Kurt(h)i
i shtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Titulli
i këtij shkrimi është pak më tepër se një analogji. Nëse e marrim emrin Kurti,
është kryeministri i vendit me legjitimitetin më të madh qytetar nga paslufta
në Kosovës, por nëse i referohemi takimit të 18 marsit në Ohër mes Kurtit dhe
Vuçiqit, atëherë kemi të bëjmë me kurth ndërkombëtar ndaj shtetit tonë.
Personaliteti i dyfisht
i Albin Kurtit
Nëse
e kujtojmë Kurtin si opozitar, kishim të bënim me një politikan të guximshëm
dhe të vendosur, me një atdhetar të madh dhe të pathyeshëm në qëndrimet
politike, Por, nëse e analizojmë Kurtin si pushtetarë apo kryeministër të
vendit, atëherë kemi të bëjmë krejtësisht me një personalitet tjetër, të
thyeshëm dhe elastik.
Pavarësisht
oscilimeve politike, Albin Kurti është kryemistër i vendit dhe përfaqësues
legjitim i Kosovës në dialog me Serbinë. Si i tillë çfarë është, atij i duhet
mbështetje e gjërë e spektrit politik në përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Presioni ndaj Kurtit,
presion ndaj shtetit të Kosovës
Takimi
i 18 marsit është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk solli nënshkrimin në
plan, por dakordimin për t'u bërë marrëveshje mes Kosovës dhe të Serbisë. Vënja
eventuale e firmave mbi marrëveshjen e dakorduar në Ohër, do ta bënte
marrëveshjen të ligjshme dhe të obligueshme për të dyja palët.
Mirëpo,
mosnënshkrimi i kësaj marrëveshje në Ohër ka rrezik të kthehet në konflikt të
armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Thënë ndryshe, presioni ndaj Kurtit dhe
kurthi ndaj shtetit tonë nuk po bëhet për marrëveshje përfundimtare me Serbinë,
por vetëm për formimin dhe legjitimimin e Asociacionit me kompetenca
ekzekutive, të barasvlefshme me autonomi për serbët e Kosovës, përkatësisht
krijimi i një subjektiviteti të ri politik i cili e ndanë sovranitetin e
shtetit të Kosovës në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.
Asociacioni nuk është
produkt i Albin Kurtit
Kurthi
i Serbisë është se, duke e pranuar planin-franko gjerman i cili nuk parasheh
njohje dhe as zgjidhje përfundimtare, ajo synon ta realizojë Asociacionin dhe
ta defunksionalizojë edhe më tutje shtetin e Kosovës, të cilin as që do ta
njohë ndonjëherë, por do t’i bëjë obstruksione të vazhdueshme implememntimit të
këtij plani siq ka bërë më çdo marrëveshje të deritanishme ndërkombëtare me
Kosovën.
Për
këtë arsye, kryeministri Albin Kurti, duhet të tregohet i kujdesshëm në
mbrojtjen e interesave shtetërore, në mënyrë që Asociacioni të realizohet me
koston sa me të ulët për Kosovën. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se
Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit, por është i trashëguar. Andaj,
Albin Kurtin mund ta akuzojmë për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale dhe
ndryshimin e qëndrimeve politike, por jo edhe për Asociacionin, të cilin as nuk
e ka formuar dhe as që mund ta parandalojë.
Nëse
vërtetë faktori ndërkombëtar dëshiron paqe dhe stabilitet afatëgjatë në rajonin
e trazuar të Ballkanit Perëndimorë, atëherë duhet të jenë më të vendosur se
asnjëherë më parë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes së
Kosovës. Në të kundërtën, nëse vazhdojnë me ledhatimin e Serbisë dhe përbuzjen
shqiptarëve të Kosovës me izolim dhe diskriminim të mëtutjeshëm, atëherë Kosova
përherë do të mbetet vatër krize dhe potencial i fillimit të një lufte të re në
këto hapësira.