Kulturë
Albert Habazaj: Këngë për Ditën e Verës
E merkure, 15.03.2023, 07:50 PM
Nga
Albert HABAZAJ
Këngë
për Ditën e Verës
Teksti:
Albert Habazaj
Këndon
grupi i Shqiponjat e Tërbaçit - nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri”: Shpresa
Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Antoneta Goxho Mehmetaj,
Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo
Skendaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhaka; drejtues artistik: Albert Habazaj
Katërmbëdhjetë
marsi erdhi,
Ngjyrat
më të ëmbla derdhi.
Dhe
këtyre hënave
Sot
rilind jeta e re.
Erdhi
prapë Dita e Verës,
Të
mirat - në prag të derës!
Të
parët na kanë thënë,
Që
kur jeta është zënë:
Është
festë që nga paganët,
E
dinë të tjerët dhe tanët.
Çamarrokët,
për ditë vere,
Në
shegë varin guduvére.
Çelin
lule trëndafilat,
Këndojnë
thëllëza, bilbilat.
Më
e bukur bëhet bota,
Jeta,
ajri, fryma, toka.
Sa
i kaltër u bë qielli,
Sa
ëmbël po qesh dhe dielli.
Kullon
mirësi natyra,
Pranverë
na çel fytyra.
Dit'
e Verës na prufsh fat,
Shqipet
fluturojnë lart!
Vlorë, e martë,
14.03.2023