E premte, 19.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Perla të rralla të begatisë dhe të madhështisë së vendit

E diele, 23.07.2023, 08:00 PM


R e f l e k s i v e

Afro 280 burime, gurra dhe kroje, madhështi dhe thesar i rrallë natyror i Bjeshkëve të Nemuna dhe i masivit të Bjeshkëve të Rugovës

Sejdi BERISHA:

NATYRA SI ATRAKSION I VEÇANTË, APO BJESHKËT E NEMUNA DHE ATO TË RUGOVËS, PERLA TË RRALLA TË BEGATISË DHE TË MADHËSHTISË SË VENDIT

(Qëllimi im për t’ua ofruar këtë material dhe këtë temë, është që bashkërisht të rrugëtojmë nëpër masivin e Bjeshkëve të Nemuna dhe të atyre të Rugovës, që t’i shijojmë bukuritë e rralla të këtyre vendeve malore dhe kreshtave madhështore, por edhe të mësojmë më shumë për krojet, burimet dhe për gurrat që madhështojnë veç tjerash florën dhe faunën, por edhe që të fusim në mendje shumë toponime dhe emra që e kanë peshën shumëdimensionale.

Por, duke pasur parasysh se emrat e krojeve, burimeve dhe të gurrave janë grumbulluar nëpër vite, ndoshta, tash disa nuk ekzistojnë apo edhe janë dëmtuar, apo,

edhe ndoshta janë shtuar edhe shumë kroje, burime dhe gurra të tjera. Andaj, për këtë ju kërkojmë falje nëse ndonjë emër është shënuar me ndonjë gabim apo edhe ndoshta ndonjë tjetër na vë në dilema se a ekziston.

Ju falënderoj për mirëkuptim)

A  u  t  o  r  i

QYTETI I PEJËS DIKUR KISHTE SHTATËDHJETEDY BURIME UJI (KAJNAÇE) DHE PESËDHJETEGJASHTË MULLINJ...!

Që t’i japim peshë më të veçantë kësaj teme që do e trajtojmë, me qëllim po i shkoqisë disa të dhëna nga libri im Monografia “Zejtarët e Pejës”, e që lexuesin ndoshta e “kushtëzojnë” që bashkërisht të shoqërohemi dhe të përjetojmë këto bukuri por edhe të njoftohemi me burimet, krojet dhe gurrat që ka masivi i Bjeshkëve të Nemuna dhe ai i Rugovës.

Pra, Kosova është një prej vendeve e cila karakterizohet me begatitë dhe resurset e saja në të gjitha fushat, që shumë të tjera nuk i kanë, dhe si e tillë edhe e ka rëndësinë e saj të shumëfishtë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, natyror dhe në zhvillimin e turizmit dhe të degëve të tij. Atraksion i veçantë është se natyra e saj, fushat, malet, bjeshkët dhe kreshtat, lirisht mund të quhen perla të natyrës që shumëkush i lakmon për t’i pasur. Andaj, si të tilla edhe janë bazament për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, ekonomik, industrial, turistik mbase edhe kulturor.

Kësaj radhe do të veçojmë disa begati natyrore, të cilat në shumë vende të botës gradualisht po zhdukën apo edhe po asgjësohen, e disa, nga dëmtimi që njeriu i shkakton natyrës edhe po shkatërrohen. Fjala është për resurset dhe begatitë ujore me të cilat disponojnë shumë qendra komunale të Kosovës. Në këtë drejtim shquhet komuna e Pejës me të gjitha ato bukuri natyrore që disponon, me fushat, malet, bjeshkët dhe kreshtat me të cilat edhe përkundër angazhimit, shumë pak dinë njerëzit për to, dhe për këtë shkak ato edhe mund të shuhen, të “ikën” apo edhe dëmtohen pa ua ditur rëndësinë.

Ura te Gryka piktoreske e Rugovës

Duke pasur parasysh pozitën gjeostrategjike të Pejës, pastaj begatitë që shtrihen në Alpet Shqiptare(Bjeshkët e Nemuna) dhe të Bjeshkëve të Rugovës, natyra këtij vendi veç tjerash i ka dhuruar edhe begatitë ujore që shtrihen si perla gjithandej maleve, bjeshkëve por në pjesët e rrafshëta të kësaj dhe jo vetëm të kësaj komune. Andaj, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj begatie, pra të ujit, do të përpiqemi që përmes disa të dhënave do t’i hedhim dritë burimeve, gurrave, krojeve dhe begative tjera të ujit me të cilat disponojnë Bjeshkët e Nemuna dhe viset e Rugovës.

Në këtë aspekt, shtytës për shkrimin e këtij materiali na kanë provokuar edhe shënimet e bjeshkatarit fanatik e të përkushtuar, z. Mustafë Maloku, i cili gjatë shëtitjeve dhe ekspeditave të tij nëpër vite duke pushtuar edhe pothuaj se të gjitha e majat e bjeshkëve të Nemuna jo vetëm në komunën e Pejës, me fanatizëm ka shënuar dhe ruajtur edhe emrat e të gjitha burimeve, gurrave dhe krojeve në këto bjeshkë, që padyshim se janë pasuri e pakontestueshme për zhvillimin e bjeshkatarisë, por edhe për zhvillimin e turizmit malor, i cili mund të themi se veç ka filluar t’i merr hapat premtues të zhvillimit, kur kihet parasysh se në shumë vende e fshatra malore ka filluar të merr vetën turizmi, spotyi dimëror dhe hoteleria.

Mustafë MALOKU, avokat, intelektual dhe bjeshkatar i pasionuar

Mustafë Maloku, i cili me profesion është jurist-tash avokat, me pedanteri i ka shënuar dhe ruajtur gjithë ata emra e emërtime të burimeve, krojeve e gurrave, që realisht provokojnë edhe idenë e zhvillimit më me përkushtim të turizmit malor në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, që të hartohen projekte ideore më cilësore për zhvillimin më të suksesshëm në një të ardhme të afërt.

Për begatitë e ujërave që dikur kishte Peja, kam shkruar edhe në librin monografik “Zejtarët e Pejës”. Në këtë libër në mes tjerash kam  theksuar se: “Karakteri i shpirtit të një populli, më së miri njihet nga ajo që është normale në te, por që duhet ruajtur e kultivuar me fanatizëm. Andaj, edhe këtu shprehet e madhërishmja dhe e bukura që krijon njeriu. Sepse, begatitë natyrore janë segment monumental i zhvillimit të përgjithshëm të një vendi, të një kranihe, të një visi, por edhe të një populli, e që përmes kësaj gërshetohen vlerat jetësore dhe historike. E, e tërë kjo, përmes periudhave reflekton edhe jetën në çdo mjedis, por edhe është faktor me rëndësi të dorës së parë për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor jo vetëm të rajonit. E, për këtë argumentojnë të dhënat që përjetësohen në libër”!

Rëndësëia e tërë kësaj dhe e zhvillimit të komunës së Pejës dhe të rrethinës së saj është me rëndësi se ajo: “ka një pozitë shumë të përshtatshme gjeostrategjike, ngase, gjendet në veriperëndim të Rrafshit të Dukagjinit. Kështu që, nga veriu, lidhet me Sanxhakun përmes Qafës së Zhlebit, ose, të Padalishtes me Tutinin, Sjenicën dhe me Rozhajën.

Ndërkaq, nga perëndimi, përmes Grykës së Rugovës, lidhet me Qafën e Qakorrit, respektivisht, me Qafën e Diellit, me Plavë, Guci, e nëpërmjet kësaj treve, me Lugun e Pejës me Malësi të Shqipërisë, që shpie për në Shkodër”.

Të gjitha këto i theksova më qëllim për të arsyetuar begatinë dhe pasurinë që ka komuna e Pejës sa i përket edhe vlerave ujore.

Ja, bie fjala se çfarë kam theksuar në librin “Zejtarët e Pejës”:

BURIMET E UJIT NË QYTETIN E PEJËS

Kushdo që ka ardhur në Pejë, qoftë për ta vizituar atë, qoftë për të bërë tregti apo për të kryer punë të tjera, gjithmonë kanë qenë të ngazëllyer por edhe të gëzuar, sepse, ky qytet piktoresk dhe me klimë shumë të mirë, ka qenë i njohur për kah begatitë natyrore, historike, kulturore, por edhe për kah numri i madh i burimeve të ujit dhe të krojeve brenda në qytet. Këtë begati, pothuaj se asnjë qytet tjetër në Kosovë në kaq masë të madhe nuk e ka pasur.

Epitetin e qytetit me tregti dhe hotelieri të zhvilluar (atëherë me kafene dhe me çajtore e mejhane) si dhe me shumë burime uji shumë të mirë e të ftohët, e dëshmojnë edhe këto vargje metaforike të një kënge që dikur këndohej:

“... Mori Pejë, mori virane,

Shtatë dugajë e tri mejhane,

Ujë paske, ujë s’paske,

Uji t’paska marrë!...”

Në kohërat më të hershme, pleqtë kanë thënë, por edhe shumë prej tyre edhe mua si autor i këtij libri, në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX-të, shumë prej tyre, të cilët i kanë njohur zhvillimet e përgjithshme në Pejë, më kanë deklaruar se ky qytet gjithmonë ka qenë i njohur me ujin e mirë, të ftohët por edhe me burime të shumta uji. Kështu, thuhet se në qytetin e Pejës kanë qenë hiq më pak se shtatëdhjetë e dy burime uji (kajnaçe), që secili burim e ka pasur emërtimin e vet.

Tash, po të vizitosh tërë qytetin e Pejës, është vështirë se do t’i gjesh as një të dhjetën e këtyre burimeve, sepse, me ndërtimin e hovshëm të qytetit, këto burime uji ose janë zhdukur, ose janë dëmtuar, ose edhe asgjësuar tërësisht.

Respektivisht, në vitin 1995 kanë ngelur vetëm shtatë. Në gjendje më të rregullt ishte kajnaku-Kroi i Bajram Bogut, i cili gjendet nja dyqind metra larg nga Ura e Zallit në rrugën për në Grykë të Rugovës. Ky krua-burim, kishte tri kashagia (gurra) dhe rrjedhnin sasi të njëjtë uji të pastër. Pastaj, ishte Kroi-burimi i Elez Ukës, tek Xhamia e Puhovcit, që po ashtu i kishte tri kashagia (gurra).

Kajnaku i tretë është tek Shtëpia e kulturës (shënim i vitit 1995). Edhe ky burim i ka tri gurra. Ndërkaq, kajnaku i katërt, ka qenë ai i Haxhi Bunarit tek Kulla e Sheremetit.

Edhe ky burim i kishte tri gurra, por tash nuk është në gjendje të rregullt, respektivisht nuk ekziston, kurse kajnaku tjetër është ai përbri Xhamisë së Kuqe në Kapeshnicë, i cili po ashtu i kishte tri kashagia (gurra), por ky burim dukshëm është i dëmtuar dhe uji nuk rrjedhë bollshëm në asnjërën nga tri gurrat.

Ujëvara e njohur tek Tuneli i Parë i Grykës së Rugovës

Në Kapeshnicë kanë qenë edhe kajnaçet e Kastratëve dhe të Blakçorëve.

Të gjitha këto begati, qytetarët i kanë ruajtur me fanatizëm, sepse në njëfar mënyre ishin edhe një pjesë e burimit të jetës së vetë qytetarëve. E kjo dëshmon se në Pejë ishin edhe shumë mullinj, të cilat atëherë lirisht mund të thuhet e kishin epitetin e minifabrikave!

Ja mullinjtë që dikur i kishte Peja:

MULLINJTË NË QYTETIN E PEJËS

Ndoshta askush nuk beson se në qytetin e Pejës kanë qenë pesëdhjetë e gjashtë mullinj, dhe që të gjithë kanë qenë në funksion dhe kanë punuar rregullisht. Kjo, do të thotë se kjo zeje ka qenë shumë e zhvilluar, dhe se ka pasur një prestigj të veçantë në këtë qytet. Gjatë grumbullimit të të dhënave për zejtarinë pejane, atë botë arritëm që t’i mësojmë disa nga mullinjtë në këtë komunë.

Më i rëndësishmi është, Mulliri i Haxhi Zekës (Ky objekt njihet edhe si filli i industrisë në komunën e Pejës, ngase, numërohej si objekti i parë industrial në këtë komunë), pastaj është Mulliri i Ramiz Agës, Mulliri i Bekës, Mulliri i Xhamisë së Kuqe, Mulliri i Salih Agë Sheremetit, Mulliri i Bakraçëve, Mulliri i Ramiz Begut, Mulliri i Patrikanës, Mulliri i Hajdaragëve, Mulliri i Lucajve, Mulliri i Jashar Pashës, Mulliri i Vakfit, Mulliri i Matoshëve (tek Spitali i mushkërive), Mulliri i Matoshëve (tek Tabhanet), Mulliri i Mehmetrexhëve, Mulliri i Xhevat Begut, Mulliri i Haxhi Kasimit, Mulliri tek Udha e Keqe, Mulliri i Demajve, Mulliri i Gapcëve, Mulliri i Bërlajollëve, Mulliri i Zajmit, Mulliri i Zenel Gjakovës, Mulliri i Demushit dhe Mulliri i Gutiqëve.

Tërë këtë  e theksova ndoshta si uvetyrë për të shtruar në vijim këtë material padyshim me rëndësi të veçantë, pra, për t’i përjetësuar emrat e burimeve, gurrave dhe të krojeve gjithandej Bjeshkëve të Nenuna dhe të Bjeshkëve të Rugovës.

Bjeshkatari i devotshëm, avokati dhe intgelektuali i devotshëm, z. Mustafë Mala, shënimet që na i ka ofruar, i ka sjell sipas vendeve kah ka shkuar e shëtitur nëpër bjeshkë respektivisht sipas relacioneve të ekspeditave dhe shëtitjeve të malorëve.

Ja i pari:

Relacioni: Pejë-Kopranik (via Tarabosh)

Në këtë relacion të rrugëtimit malor që shtrihet menjëherë mbi qytetin e Pejës e për të vazhduar gjithandej madhështive të rralla natyrore, të bjeshkëve, që lidhen mu si kurorë dhe gjerdan lulesh, janë të evidentuar trembëdhjetë kroje dhe burime ujit, të cilat me pedanteri i ka përjetësuar në bllokun e vetë, maestro dhe njeriu ndër më të pasionuarit e bjeshkatarisë, Mustafë Maloku, e që lirisht edhe sot e kësaj dite ai nuk mund të frymojë pa madhështitë dhe bukuritë natyrore.

Pra, t’i theksojmë këto begati natyrore që i japin peshë shumëdimensionale kësaj ane mbase edhe tërë rajonit të komunës së Pejës, të tërë Kosovës dhe më gjerë:

1.-Kroi i Bajramit (vendi: Gubavc)

2.-Kroi i Mulla Dërvishit

3.-Burimi te Përroi i Nxehtë

4.-Burimi i Përroit të Bardhë(ujë i mirë ose siç e kanë quajtur, Pasha Turk)

5.-Burimi te Livadhet e Para(Brezovicë)

6.-Burimi sipër Livadheve të Para

7.-Burimi në fund të Livadhit të Sakës

8.-Kroi në Livadh (E ka rregulluar Çarli)

9.-Burimi tjetër në Qendër të Livadhit

10.-Burimi në rrugën për në Kopranik

11.-Burimi në Livadhin e Adilit

12.-Kroi tek Stanet në Kopranik, dhe

13.-Kroi i Kopranikut(ose, Kroi në Shkëmb)

Të gjitha këto kroje dhe burime janë nisma e një lumi të tërë burimesh, krojesh dhe gurrash gjithandej bukurive të rralla të Bjeshkëve të Nemuna dhe të maleve e bjeshkëve-kurorë të Rugovës historike dhe turistike.

Tani, pasojnë burimet, krojet dhe gurrat në relacionin Pejë-Stanet e Irzniqit, Çvërla (via Zatra)

14.-Kroi në Pod të Zatrave

15.-Burimi në Livadh nën Gurin e Kuq të Lagjes Kapeshnicë

16.-Burimi në Rrugën nën Tarabosh

17.-Kroi te Stanet e Bellopojës

18.-Burimi në Livadh mbi Stanet-buzë përroit

19.-Gurra e Madhe në rrugë për në Bjeshkët e Strellcit dhe Çvërlës

20.-Kroi në rrugë për në Stanet e Irzniqit

21.-Kroi te Stanet e Irzniqit(lugu plot me ujë fantastik)

22.-Burimi i Ujit për në Qafë të Çvërlës

23.-Burimi para Shtëpisë së Malorëve(tash e rrënuar)

24.-Kroi në rrugë për në Qafë të Milishecit, dhe

25.-Kroi nën Çvërlë(Sahati i Agim Gojanit)

Kroi tek Tuneli i Parë në Grykën piktoreske të Rugovës

Dhe, pastaj madhështia përrallore e bukurive dhe e burimeve, krojeve dhe e gurrave vazhdon në relacionin Pejë-Bjeshka e Tiganit, Bjeshkët e Lumëbardhit dhe Guri i Kuq

26.-Burimi i Dobët në rrugë për të i pesti kilometër në rrugën Pejë-Kuqishtë

27.-Kroi në Jezerë(ujë i mirë)

28.-Burimi nën rrugën për në Milishecë(pak pa u nisur për në Bjeshkët e

Tiganit

29.-Burimi për në Bjeshkët e Tiganit(pa arritur tek stanet e para)

30.-Kroi nën Stanet e Para të Broliqit

31.-Kroi i Mirë te ish Shtëpia e Malorëve(Bjeshkët e Tiganit)

32.-Burimi për në rrugën për në Bjeshkët e Lumbardhit(Stanet e Bajram Gashit)

33.-Bunari në Livadhe(përbri liqenit)

34.-Buri nën Gurin e Kuq(ujë pak por cilësor mbi 2000 metras lartësi mbidetare)

Dikur Kroi i Bajram Bogut (afro dyqind metra larg Urës së Zallit, në rrugën që shpie për në Grykën e Rugovës), përherë freskonte me ujë të bollshëm e “akull”

Pasojnë burimet, gurrat dhe krojet tjera, që bashkë me madhështinë dhe bukuritë e bjeshkëve mahnitin vizitorët por edhe rëndësinë e këtyre masiveve që janë hiq më pak se begati që nuk ka vlerë që e vlerëson, e këto perla janë në relacionin Pejë-Milishec-Huni i Magjupit

35.-Kroi i Mirë nën Livadhin e Qarrit (në rrugën Lugu i Gjatë)

36.-Kroi në Livadh të Qarrit

37.-Burimi në fund të Staneve të Milishecit(nën rrugë-mal)

38.-Burimi në Livadhe të Para(në rrugë)

39.-Kroi te Stanet për në Qafë të Bjeshkës

40.-Kroi nën Qafë-lugu

41.-Burimi nën Gur afër Përroit(uji del nga brendia e shkëmbinjve

42.-Kroi i Mirë në Livadhe të Epërme(uji tepër i ftohtë)

43.-Burimi i Paplit që del nën shkëmbinj në rrugën për tek Huni i Magjupit

44.-Burimi tjetër pak më larg na Burimi i Paplit(rrjedhë nga gurina)

45.-Burimet në rrugën për në Gurin e Kuq kah Milisheci

Tani do të njoftohemi edhe me perlat e begatisë së ujit në relacioni tjetër nga Peja, pra, relacioni Pejë-Lëvoshë-Peklenë-Varri i Sykut (qafë mali)

46.-Kroi i Parë në Lëvoshë(mbi shtëpinë e H. Drançollit)

47.-Kroi në Qafë të Peklenës(uji shumë i frekët dhe cilësor)

48.-Kroi në Vilak(tek varri i Sylë Postierit, i cili ka qenë bjeshkatar i flaktë)

49.-Kroi i Parë te Stanet e Shtupeqit Vogël(lugu, Haxhimaklini)

50.-Kroi te Qafa e Qyqes(te stanet)

51.-Kroi në anën tjetër të Qafës së Qyqes(në mal)

52.-Kroi në rrugën për në V. të Sykut(në lug, uji shumë cilësor)

Secila bjeshkë, secili vend malor i ka veçoritë e veta por edhe rëndisnë e madhështinë që dot nuk përshkruhen deri në fund. Të tilla janë edhe ato në relacionin tjetër karakteristik të pelegrinazhit bjeshkatar, si ai Pejë-Kullë-Shtedim-Bojoviq

53.-Burimi, Gurra e Drinit të Bardhë në Radac

54.-Kroi në rrugë për në Kullë(afër rrugës së asfaltuar)

55.-Kroi mbi stane të Shtedimit(ku pushohet me ushqim të bollshëm: tespishte, mantia dhe uji i ftohtë)

56.-Krojet tek Stanet (shumë kroje e burime)

57.-Kroi tek Stanet e Bojoviqit (kujtohen pushimet të begatuara me

ushqimin sidomos ato të bjeshkatarit, Agim Mala-pitja, maza...)

58.-Kroi në Rrugë për në Varr të Sykut

59.-Kroi tjetër nën stane buzë malit në rrugën për në Llaz

60.-Kroi sipër Livadheve të Llazit (jo edhe ujë aq cilësor)

Tash kalojmë në bukuritë e anës së Shtupeqit të Vogël, pra, në relacionin Pejë-Shtupeq i Vogël

61.-Kroi tek Tuneli i Parë(rruga Pejë-Rugovë, kurse uji buron nga

brendia e thepave të shkëmbinjve)

62.-Kroi i Parë për në rrugën Shtupeq i Vogël

63.-Gurra mbi Xhaminë e Shtupeqit të Vogël

64.-Kroi mbi gur(Lugu i Vogël)

65.-Kroi te Shtëpia e Plakut(në lug)

66.-Kroi në Mëhallë të Nilajve

67.-Kroi në Mëhallë të Kastratëve(në lug)

68.-Kroi te Livadhi i Xhixhës(në rrugën për në Qafë të Qyqes)

69.-Kroi në rrugë për në Urë të Hekurt9në anën e kundërt të Shtupeqit)

Panorama e masivit duke u nisur ngë Gjimnazi i Pejës, i ka veqçoritë e veta edhe vlerave natyrore dhe ekonomike por edhe historike, e tani për t’i mësuar më mirë burimet, krojet dhe gurrat në këto vise, pason relacioni: Pejë- Maja e Zezë-Llazoviq-Shushicë-Llaz-Bellopojë

70.-Kroi te Maja e Zezë

71.-Kroi te Shtëpitë e Llazoviqëve

72.-Kroi i Parë në rrugën për në Shushicë

73.-Kroi i Dytë në Shushicë(në anën e djathtë)

74.-Kroi në Kanjon

75.-Kroi në Bellopaç(te shtëpitë)

76.-Kroi i Vogël në Ahishte në rrugën për Llaz

77.-Kroi në Llaz(tek shtëpitë-Pajazit Kastrati)

78.-Gurra e Madhe e Shushicës

Tash pason një pjesë tjetër e rrugëtimit drejtë burimeve, krojeve dhe gurrave, ky është relacioni Pejë-Shtupeq i Madh (Qafa e Broqit), Bregu i Lopëve

79.-Gurra në Livadhe e Nikçve

80.-Kroi në Krye të Livadheve(në kufi më Nikçtë afër villave)

81.-Kroi në oborr të Dajat e Idrizit

82.-Kroi në rrugë për në shkollë

83.-Kroi në rrugë afër shkollës(te lugu)

84.-Burimi te Shkolla (nuk është i rregulluar)

85.-Kroi i betonuar me rezervar në shkollë

86.-Burimi te Përroi i Parë (në mal për në Stanet e Epërme)

87.-Kroi te “Kulla e Kosarëve”

88.-Kroi në Qafë të Broqit

89.-Kroi i Parë për në Breg të Lopëve

90.-Kroi i Dytë te shtëpia e Shaqë Nikçit, dhe

91.-Kroi në Livadh te Bregu i Lugut

Begatia dhe thesari i burimeve, gurrave dhe i krojeve stolisë bukuritë edhe në relacionin Pejë-Drelaj-Pepiq-Malaj-Drelë

92.-Kroi në Oborr të Kooperativë në Drelë

93.-Burimi nën Livadhin e Flamurit

94.-Kroi i Parë në Drelaj te shtëpitë e para

95.-Burimi te Xhamia e Drelajve

96.-Burimi në Qendër të Katundit-në livadh

97.-Kroi në Pepiq(në lug) te Kulla e Lajqit

98.-Kroi i Mirë te Shkolla Fillore në Pepiq

99.-Kroi në rrugë për në Malaj në drejtim të Pepiqit-në mal

100.-Kroi në fshatin Malaj

101.-Kroi në rrugë(kah mali) prej Malajve për në Drelaj

Begatinë e e masivit të bjeshkëve e begatojnë edhe burimet, gurrat dhe krojet në relacionin Drelë-Llutovë-Pepiq

102.-Burimi i Vogël në rrugën për në Llutovë

103.-Kroi te Kulla në Llutovë

104.-Kroi në Katund të Llutovë

105.-Gurra e Madhe mbi Llutovë-te përroi

106.-Gurra te Stanet e Llutovës

107.-Kroi sipër Staneve në drejtim të Pepiqit

Shatërvani tek Qendra Zejtare në rrugën që shpie për tek stacioni i trenit

Madhështojnë  edhe krojet, gurrat dhe burimet edhe në relacionin Drelaj-Rekë e Allagës-Pecaj-Hajle

108.-Kroi në rrugën në mes Llutovës dhe Rekë e Allagës

109.-Burimi i Mirë te shtëpitë e para të Rekës së Allagës(në anë e Majtë

110.-Burimi në Qendër të Katundit të Rekës së Allagës

111.-Burimi te Kulla e Shaban Pashit

112.-Kroi në Pecaj

113.-Kroi te Stanet e Pecajve

114.-Kroi në Qafë të Hajlës

115.-Kroi te Stanet e Vranocit

Ndërsa, në relacionin Pejë-Drelaj-Koshutan-Pepiq, begatojnë bukuritë e kësaj ane dhe njëherësh dëshmojnë për pasuritë ujore që ka dhe të mbarë rajonit të masivit të Bjeshkëve të Rugovës

116.-Burimi i Mirë në rrugën për në Koshutan dhe Drelaj(afër

përroit)

117.-Kroi në të hyrë të Koshutanit

118.-Kroi i Parë te shtëpitë në Koshutan

119.-Gurra e Madhe në katund, dikur aty ishte edhe mulliri

120.-Kroi të Stanet e Koshutanit

121.-Kroi afër Staneve

122.-Kroi nën Majën e Hajlës(te stanet e larta)

123.-Kroi te Stani në Lug të Bukur

124.-Kroi në Mal për në Pepiq

125.-Kroi nën fshatin Pepiq

Begati ujërash stolisin edhe anët në relacionin Drelaj-Shkrel

126.-Burimi në rrugën për në Dugajevë

127.-Burimi në hyrje të Shkrelit

128.-Kroi i Mirë që buron nga shkëmbi te përroi në Shkrel

129.-Kroi i Ftohtë (në luginë) buzë malitnë rrugën për në Bogë

130.-Kroi te Shkolla Fillore (në gjendje jo të mirë)

131.-Kroi në rrugën për në Koshutan

132.-Burimi i Ftohtë në përroin te stanet

133.-Kroi te Shtëpia e Azem Shkrelit

134.-Kroi në mehallën e Rexhajve

Tani në radhë vjen begatia në relacioni Pejë-Kuçishtë-Haxhaj—Bogë-Gropa e Madhe

135.-Gurra e Madhe në rrugën mes Drelaj dhe Kuqishtë

136.-Kroi i Avnisë në Qëndër të Kuqishtës

137.-Kroi i Zekës

138.-Kroi i Ukës

139.-Burimi përtej Bistrice(uji del nga shkëmbinjtë) në anën e djathë

të Kuqishtës

140.-Burimi nën rrugë për në Haxhaj

141.-Kroi te Ura afër Haxhajve

142.-Kroi te Shkolla Fillore në Haxhaj

143.-Burimi buzë Bistrice pas Shkollës Fillore të Haxhajve

144.-Kroi i Mirë në rrugën për në Bogë(nën rrugë)

145.-Burimi i Mirë që buron nën shkëmbinj(Uji i Ahmet Nimanit...)

146.-Burimi te Stanet në anën e majtë të rrugës

147.-Burimi nën rrugë te Shkolla Fillore të Fshati Bogë(Mulliri i Vjetër)

148.-Kroi në oborr të Shkollës Fillore në Bogë

149.-Gurra e Mirë te Stanet e Baliqukëve(në luginë)

150.-Kroi në rrugën për në Shkrel(në luginë)

151.-Burimi ku e merr ujin Uka...

152.-Burimi në rrugën për në Stankaj(në livadh)

153.-Kroi tek Stanet e Epërme në Bogë

154.-Kroi i Mirë ku e merr ujin B. Juniku...

155.-Kroi në Livadhin e demave

156.-Kroi i Mirë te Ajkuna

157.-Kroi jo i mirë te Shoqata e Malorëve të gjimnazit

158.-Kroi te Stanet e Para në Gropë të Madhe(luginë)

159.-Kroi te Stanet e Fundit në Gropë të Madhe

160.-Kroi në Qafë të Shkrelit

161.-Kroi i Mirë nën Qafë të Dasmorit

162.-Kroi në Lug për në Shkrel

163.-Kroi te ish Hoteli i Trepçës

164.-Kroi te Stanet e Hysajve

165.-Kroi në drejtim të staneve nën Hajle(nën Dromodol)

Pjesa tjetër jep një pasqyrë tjetër të perlave ujore në relacionin Pejë-Kuqishtë-Haxhaj-Rekë e Shekullarit

166.-Kroi në rrugën afër Shkollës Fillore në Haxhaj për në fshat

167.-Kroi në Qendër të Haxhajve

168.-Burimi i Madh në krye të Haxhajve(Burimi i Bistricës)

169.-Kroi në luginë për në Rekë

170.-Kroi te Stanet e Para në Rekë...

171.-Kroi i Mirë në fund të Rekës

172.-Gurra e Madhe në mes të Rekë dhe Stankajve

173.-Burimi i Mirë në rrugën për në Lepidol

174.-Kroi në mal për në Lic...

Relacioni i radhës është ai Pejë-Kuqishtë-Stankaj-Haxhaj

175.-Kroi në hyrje të fshatit Stankaj

176.-Kroi i Mirë në “qendër” te Kulla(në anën e djathë)

177.-Kroi te Kulla (tash e djegur) krye katundit

178.-Kroi në anën e majtë për në rrugë për në Haxhaj

179.-Kroi te Kulla e Lulajve

180.-Burimi i Mirë në mal në rrugën për në Haxhaj

181.-Kroi në Lug për në Haxhaj

182.-Kroi në Qafë në mes të Haxhajve dhe Stankaj

183.-Kroi në Lug te shtëpitë e para të Haxhajve

184.-Kroi te Stanet e Ulëta pa arritur tek Stankaj

Në relacionin Pejë-Kuqishtë-Dugaivë-Drelaj(te ura), karakterizojnë begatshmërinë dhe cilësinë e ujit por edhe të florës dhe faunës të kësaj ane

185.-Kroi te Shtëpia e Muqës

186.-Kroi te Shtëpia e Salihit

187.-Gurra te Pishnajat-sipër shtëpisë ku e merr Muqa ujin

188.-Kroi në Mal-te Stanet e Dugaivës(Ashti i Dugaivës)

189.-Kroi tjetër në anën e kundërt në rrugën për në Bogë

190.-Burimi-Bunari në qendër të fshatit tek Shkolla Fillore...

Relacioni Pejë-Kuqishtë-Bjelluhë-Burimi i Bistricës(Lumëbardhit)-Jelenk, është pjesë ndër më atraktivet në masivin e Bjeshkëve të Rugovës dhe të Bjeshkëve të Nemuna, që përpara, jo rrallë janë vizituar nga bjeshktarët dhe shoqatat e malorëve nga të gjitha viset e Kosovës por edhe të Evropës. Kurse, tani paraqet një begati të rrallë që provokon edhe më shumë për zhvillimin e turizmit malor, për eksplorimin e kësaj ane me begati jo vetëm të pylltarisë por edhe më gjerë.

191.-Kroi te Bistrica(Lumëbardhi) afër shtëpisë së ish Stacionit

Policor(burimi është masiv që “shpërthen” me bukuritë e veta

buzë malit

192.-Kroi i Parë në rrugën për në Bjelluhë

193.-Kroi te Shtëpia e Malorëve në Bjelluhë

194.-Kroi Përtej Urës për në Qafë të Diellit

195.-Burimi afër Bistricës(Lumëbardhit) në rrugë për në Qafë të

Diellit

196.-Kroi te Stanet e Para, para urës së dytë

197.-Burimi në Rrugë për te Stanet e Deçanit

198.-Kroi të Stanet e Para (nën rrugë)

199.-Kroi te Stanet e Dyta(në anën e djathë)

200.-Burimi te Stanet e Treta(në rrugë)

201.-Kroi te Stanet e Avdimetajt

202.-Kroi sipër Staneve në drejtim për te Huni i Magjupit

203.-Burimet e Bistricës(Lumëbardhit)-gurra të shumta nën Starc

Gjithnjë e më atraktive janë edhe pjesët tjera të masivit të Bjeshkëve të Nemuna të kësaj ane, të cilat janë të pasura edhe më kullosa, me male me drunj bredhi dhe pishe, por janë karakteristike edhe për kah zhvillimi i blegtorisë. Pra, këtë e dëshmon edhe relacioni: Bjelluhë-Çafë e Diellit(via Guri i Vajzës)

204.-Kroi te Stanet e Para në Çafë të Diellit

205.-Kroi i Mirë te Stanet e Dyta(nën shkëmb)

206.-Kroi te Stanet e Fundit

207.-Gurra e Madhe nën Starc(burime të shumta të Bistricës-

Lumëbardhit)

208.-Kroi në Pazarishte, te stanet

209.-Kroi në rrugën për në Qakorr

210.-Kroi në Çafë të Çakorrit

Lumbardhi me ujin e kthjellët përshkon qytetin e Pejës

Këtë pasuri madhështore të natyrës e begatojnë edhe krojet, gurrat dhe burimet tani në relacionin: Pejë-Plavë-Liqeni i Hridit

211.-Kroi i Parë në rrugën Plavë-Hridi(kasamet)

212.-Kroi në rrugë te Ura(para Babinave)

213.-Kroi në rrugë në Babina

214.-Kroi te karakollët e ish Ushtrisë Jugosllave

215.-Kroi te Stanet Rexhahmetajve((te përmendorja)

216.-Kroi në mes të Staneve dhe Hridit

217.-Kroi afër Liqenit të Plavës(burimi)

Ndërlidhja e fuqishme dhe shumë e natyrshme e këtyre masiveve dhe të bjeshkëve ka peshën e vetë edhe në aspektin mbase pse jo edhe historik, të cilat dëshmojnë shumëçka për këto anë ndër shekuj. E ky është relacioni:Pejë-Plavë-Guci-Gëbajë-Karafil.

218.-Gurra e Madhe(Krojet e Ali Pashës)

219.-Kroi në rrugën për në Dol(te Përmendorja e Luftëtarëve)

220.-Kroi në fshatin Dol

221.-Kroi në Gërbajë te Shtëpia e Malorëve

222.-Kroi në Volushnicë

223.-Gurra në Veliki Kote(Kotat e Mëdha)

Masivi i Bjeshkëve të Nemuna dhe Qendra e qytetit të Pejës në vitet e 30-ta të shek. XX-të

Dhe, vazhdon relacioni: Guci-Vuthaj-Beliç

224.-Kroi në rrugën në mes Gucisë dhe Vuthajve

225.-Kroi në Vuthaj-te Xhamia

226.-Kroi te Shtëpia e Ahmetajve

227.-Kroi në rrugën për ne Beliq(te stanet e para)

Relacioni Vuthaj-Syri-Liqeni Gshtars

228.-Gurra e Madhe(Syri)

229.-Kroi i para Liqenit Gshtars

Relacioni Plavë-Visitor

230.-Burimi te Stanet e Para sipër Liqenit të Plavës

231.-Kroi në rrugën për në majën e Visitorit

Relacioni Plavë-Hoti i Plavës

232.-Kroi i Parë në rrugën për në Hot

233.-Kroi te Karakolli në Hot

234.-Kroi te Stanet e Epërme(sipër fshatit)

Një pjesë e bukurive të qytetit të Pejës dhe Lumëbardhi me ujë të bollshëm

Relacioni Guci-Gërnçar-Kufiri me Shqipërinë

235.-Kroi afër Karakollëve

236.-Kroi në fshatin Gërnçar

Tash kemi të bëjmë me një masiv të rrallë e më rëndësi gjeostrategjike dhe të rëndësisë së zhvillimit të përgjithshëm jo vetëm të kësaj ane. Fjala është për viset në relacionin: Pejë-Deçan-Gjeravicë

237.-Kroi në Plloçicë

238.-Kroi te Stanet e Plloçicës

239.-Burimi pas Liqeneve të Gjeravicës

Kthehemi sërish në rajonin e komunës së Pejës, pra në relacionin Pejë-Haxhaj-Lic-Kuqishtë

240.-Kroi te Livadhet e Para(luginë)

241.-Kroi në anën e kundërt të rrugës për në Vraçevë

242.-Kroi te Stanet e Vjetra të Kuqishtës(mbi Lic)

243.-Kroi në rrugën Kuqishtë-Lic

244.-Kroi mbi stan të Ali Aliut(luginë)

245.-Burimi prej nga furnizohet me ujë fshati Kuqishtë...

Gurra në një nga bjeshkët që shërben edhe për mbushjen e lugut për të pirë ujë blegtoria

Tash, sërish do takohemi me një pjesë shumë atraktive të bjeshkëve të kësja ane, pra, në relacionin: Pejë-Deçan-Roshkodol-Milishec

246.-Kroi mbi Manastirin e Deçanit

247.-Kroi tek Hidrocentrali në Kozhnjer

248.-Kroi në Baballoq

249.-Kroi-burimi në rrugën në mes staneve dhe Gjeravicës

250.-Kroi në rrugën për në Roshkodol

251.-Kroi te Stanet e Roshkodolit

252.-Kroi te Stanet e Zllonopojës(për në qafë të Milishecit)

253.-Kroi i Mirë te Stanet e Baballoqit

Pason relacioni: Kuqishtë-Bjeshka e Malësorit-Maja e Helli-Liqe

254.-Kroi te Stanet e B. Malsorit(në luginë)

255.-Kroi i Dytë, po ashtu te Stanet

256.-Burimi në rrugën për në Qafë

257.-Kroi nën Majën e Hellit ((lugu 220 m.

258.-Burimi te Liqeni i Kuqishtës

259.-Kroi në rrugën për në Kuqishtë(sipër staneve të Dreshajve)

260.-Kroi te Stani i Mehdiut

Relacioni: Drelaj(Mulliri i Plakut)-Liqe...

261.-Kroi te Stanet e Selim D.

262.-Kroi te Shtëpitë e Para mbi mulli

263.-Kroi te Stanet e Dyta në rrugën për në Liqe

264.-Gurra e Madhe te Liqeni i Dreshajve

265.-Burimi për në rrugën prej Liqenit për te Guri i Kuq

Relacioni: Drelaj-Preverë-Guri i Kuq

266.-Kroi i Micit(te Stanet e Para)

267.-Kroi në fund të Prevarës(në luginë)

268.-Kroi sipër staneve të Prevarës(në luginë)

269.-Kroi i Mirë në rrugën për te Guri i Kuq

Relacioni: Drelaj-Zllonopojë-Bjeshka e Lumëbardhit

270.-Kroi i rregulluar me Beton në drejtim të Zllonopojës

271.-Kroi në rrugë(jo mirë i rregulluar)

272.-Kroi në përrua(Emri i Çarlit...)

273.-Gurra e Madhe mbi Zllonopojë(një pjesë edhe e ujërave të

Bistricës-Lumëbardhit)

274.-Kroi i fundit nën stanet e Lumëbardhit

275.-Bunari në livadhe-te liqeni në Lumëbardh, dhe

276.-Kroi te Gjollat(te mali në luginë)

CILI ISHTE QËLLIMI I KËTIJ SHKRIMI

Të gjitha këto kroje, burime dhe gurra gjithandej Bjeshkëve të Nemuna dhe të masivit të Bjeshkëve të Rugovës, janë hiq më pak se një pjesë e historisë së kësaj ane të Kosovës dhe më gjerë, që dëshmojnë për madhështinë e florës dhe të faunës, e pse jo edhe të parakushteve për zhvillimin e suksesshëm të turizmit malor, që daton shumë decenie më parë, por që edhe sot e kësaj dite nuk i është kushtuar kujdes sa e si duhet, edhe pse në shumë fshatra dhe pjesë të kësaj ane kanë nxjerrë kokë shtëpiza, restorante, hotele mbase edhe kanë filluar të asfaltohen shumë rrugë. Po ashtu, e tërë kjo begati është dokument i pavdekshëm për zhvillimin e turizmit malor, por edhe të industrisë së drurit dhe jo vetëm.

Tjera, përjetësimi i këtyre emrave të krojeve, gurrave dhe të burimeve, begatojnë historinë e kësaj ane, por edhe kanë peshë të padiskutueshme edhe në toponiminë jo vetëm në rajonin e Pejës dhe më gjerë, por edhe në vise të tjera të vendit. E them këtë jo pa qëllim, sepse, në shumë krahina, vende e vise gjithandej trojeve shqiptare, toponimet e “huaja” sikur “bëjnë sherr” në rrënjën e trungun e fjalës shqipe, në fuqinë historike të toponimeve.

Por, sido që të jetë, kujtoj që ky shkrim me peshë nuk është vetëm sa për t’i dhënë dritë kësaj teme, por është edhe mesazh me kuptim shumëdimensional historiografik por edhe provokonim për t’iu qasur më me përkushtim këtyre temave që në brendi e kanë peshën me rëndësi shumëdimensionale edhe kombëtare.

Po, ashtu, kujtoj se gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në këtë shkrim nëpër Bjeshkët e Nemuna dhe nëpër Bjeshkët e Rugovës, jemi relaksuar, por kemi ndier kënaqësi dhe njëherësh padyshim se e kemi shtuar vetëdijesimin për begatitë tona natyrore, duke përfshirë këtu edhe florën dhe faunën e rrallë që kanë këto vise.

Dhe krejt në fund, edhe njëherë dua të cek se si cytës dhe shkaktar për ta përjetësuar këtë temë refleksive ishte bagazhi i madh i shëtitjeve dhe i pelegrinazhit nëpër majat dhe viset më të njohura të këtyre bjeshkëve, i bjeshkatarit-juristit, avokatit dhe intelektualit pejan, z. Mustafë Maloku, i cili me fanatizëm me vite të tëra kishte futur në notesin e tij të gjitha këto emërtime për krojet, gurrat dhe burimet dhe jo vetëm kaq. Andaj, e falënderoj nga zemra që na mundësoi që opinionit t’ia ofrojmë një dëshmi të rrallë të kësaj natyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora