E enjte, 25.04.2024, 02:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Trimat pa burrëri

E premte, 21.07.2023, 07:12 PM


Neki Lulaj

Trimat pa burrëri

Në gërminat e asaj kalaje

S’po shoh dritë, por veç errësirë

S’po shof buzagaz veç hasmëri

Ndaj po qaj, jo për ju dhe për të ardhmen

jo, bre burra vetëm kjo nuk është trimëri

Grinduni,

shqyeni njeri tjetrin si gjelat te mullari

Ju që jetën e keni bërë mjaltë blete

E kollarët i nxirrni si kamxhik   kali

Jeni bërë si xhuxh maxhuxha

Ju që në Parlament zgërdhiheni si zagari.

Nëpër akullin e kësaj amullije në kohë

Ju kisha shtrirë lakuriq si lëkurë të Iriqit

E di,fort mirë e di

Kjo për xhepin tuaj ju intereson

Po s’mendoni

Për nënat që qajnë pas dere.

Se kurrë me nuk ju kthye djali

As për dëshmorët qe dënesin  në sheshe.

Ju që grindeni

e shaheni si fëmijët në çerdhe

Ju  keni harruar dëshmorët e lirisë

Ju  fjalët i keni si floriri mes kulete.

Trima pa burrëri na keni qëllue.

Mjerë unë dhe ky popull për ju, o të mjerë!

Me veten time po grindem nëpër netë

E gjumi nga hallet na është  tretur

Një natë kam folur me të lumin Zot

Po sa trima paskëm qenë

Apo sa qyqarët i paskemi zgjedhur.

Krimbi i shkjaut na gërryen damarin

Me gërsher në dorë na copëton këmishën

Në bëmat tuaja në Parlament

Botës i tregojmë se njëri -tjetrit s’ja kemi frikën.

S’e di si do shpëtojë Dardania.

Nga kjo farë e egjerit të egër e mallkuar

Ne jemi të zot e jemi shumë trima

Në Parlament rrihemi mes si ujqër të egërsuar.

Nuk jemi nxënës të shkollës fillore

Jemi rritur në  “Kodrën  e morrave” dhe në terr nate

Këtij populli qyqar s’ua kemi frikën

Në zgjedhje të  reja prapë kërkoni mandate.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora