Faleminderit
Gëzim Loka: Njëzët e katër orë në shërbim cilësor ndaj pacientëve
E diele, 26.02.2023, 07:20 PM
Një model që na ofron Prof. Alban Dibra dhe shërbimi i Kardiologjisë që ai drejton
Njëzët
e katër orë në shërbim cilësor ndaj
pacientëve
Nga
Gëzim Loka
Sot, në këtë katrahurë
përbaltje të gjithçkaje, herë me të drejtë e herë për inerci, ku mjekësia
shqiptare është ndër më të goditurat dhe pjesë e një stigmatizimi të shtypit e
mediave, nxjerrja në pah e figurave që përcjellin një model përkushtimi e
shprese për qytetarët është detyrë e gjithëkujt, që e prek dhe e përfiton këtë
model.
Një nga ata që e preka me
duart e mia dhe e ndjeva me zemrën time të sëmurë këtë model shërbimi e
përkushtimi ndaj pacinetit jam dhe unë, autori i këtyre radhëve…
Në të gdhirë të 23 janarit
2023, më kapi një dhimbje e fortë gjoksi dhe këputje krahësh. Kjo u shoqërua me
një dobësi të theksuar të trupit dhe pafuqi për të qëndruar në këmbë, çfarë më
detyruan që të paraqitem tek urgjenca në Spitalin “Nënë Tereza”, ku pas
ekzaminimeve të rastit më çuan në sallën e operacionit, për të më bërë operim
po atë ditë, por për shkak të gjendjes time tejet të rënduar, operacioni u krye
pas tre ditësh, pra me 26 janar.
Unë vuaj nga zemra tash
njëzët e dy vjet, ku i jam nënshtruar një operimi në Spitalin e Aviacionit Grek
nr.251 Athinë, në tetor të vitit 2001. Pas kësaj jam paraqitur në këtë spital
disa herë për kontroll si dhe kam bërë koronaren në Turqi, në Spitalin GATA në
Ankara, në vitin 2011.
Gjatë kësaj sfide të re që mu desh ta përballoja para rreth një muaj, dua të hedh disa radhë mirënjohje zemre për Prof. Alban Dibra, i cili drejton me profesionalizëm shërbimin e Kardiologjisë në Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë dhe mentoron ekipin ekselent të Hemodinamikës, në shërbim 24/7 për interventet kardiake me metoda të avancuara.
Kisha dëgjuar fjalë shumë të
mira për Prof. Alban Dibra, por kur e preka vetë përkujdesjen shembullore të
tij dhe të stafit që ai drejton ndaj meje dhe ndaj gjithë pacientëve që më
rastisi të shikoj në këtë betejë time për jetën, u ndieva vërtet i prekur, i
emocionuar dhe mirënjohës, shumë mirënjohës.
Gadishmëria e tij dhe e
ekipit që ai drejton për të qenë njëzet e katër orë në dispozicion të
pacinetëve, vërtet të mrekullon e të mbushë me shpresë për të ardhmen e
mjekësisë shqiptare, që të mbështetet e të ecë përpara sipas modelit që ofron
Prof. Alban Dibra dhe kolegët e tij të nderuar.
Prof. Dibra gëzon respekt
dhe vlerësim tek të gjithë pacientët që iu ka shërbyer, tek kolegët, studentët
e Fakultetit të Mjekësisë ndër vite dhe tek të gjithë ata të sëmurë që kanë prekur
me dorë dhe zemër përkushtimin e tij, që është një model që duhet ndjekur.
Gjithçka në shërbimin e
Kardiologjisë, që drejton Prof. Alban Dibra, është në vendin e vet dhe me
predispozitat maksimale për shërbim të shpejtë e të kualifikuar, të cilin e shikon
tek çdo punonjës, që nga infermieret e gjer te sanitaret. Pastërti, rregull,
disiplinë, përkushtim në punë, këto i vëren gjatë gjithë kohës dhe kjo tregon
se këtu punohet me përgjegjësi dhe emocion pozitiv dhe jo sa për të kaluar
radhën, siç ndodh jo rrallë me shumë mjekë dhe me një pjesë të konsiderueshme
të shërbimeve spitalore.
Këtu iu shërbehet cilësisht
e gjatë njëzet e katër orëve pa ndërpreje të sëmurëve, të cilët ndihen mirë dhe iu ngjallet shpresa
për shërim të shpejtë e të plotë, çfarë është një nga premisat për rehabilitim
real dhe afatgjatë të pacientëve.
Fjalët më të mira dua të
them dhe për Dr. Edison Katana, i cili më ndoqi së bashku me ekipin e tij në
disa vizita dhe këshillime mjekësore, duke treguar gadishmëri e
profesionalizëm, por mbi të gjitha trajtimin e pacientit me respect e
humanizëm.