Mendime
Enver Bytyçi: Pse Kurti, Osmani dhe asnjë lider shqiptar nuk krahasohen me Milosheviçin?
E merkure, 05.07.2023, 07:57 PM
Pse Kurti, Osmani dhe asnjë lider shqiptar nuk krahasohen me Milosheviçin?
Nga
Enver Bytyçi
Sepse
serbët në Kosovë jetojnë në një territor kompakt të përcaktuar e vendosur nga
vetë Serbia dhe ish-Jugosllavia. Ata nuk jetojnë në një territor të pushtuar
prej shqiptarëve, sicc ishte Kosova deri në vitin 1999.
Sepse
qeveria dhe institucionet e Kosovës u kanë dhënë serbëve të drejta të vecanta,
unike në historinë e shteteve dhe kombeve të tjera në Europë e në botë. Dhe se
këto të drejta nuk u janë cënuar në asnjë rast e për asnjë moment. Nuk kanë
suspenduar institucionet e Kosovës asnjë të drejtë kushtetuese për serbët, sicc
ka bërë Milosheviçi me shqiptarët!
Sepse
serbëve nuk u është mbyllur asnjë shkollë, nuk u është ndërprerë asnjë e drejtë
për studime, nuk është dhunuar asnjë student e nxënës shkolle. Nuk është
helmuar asnjë prej tyre. Nuk u është mbyllur asnjë qendër shëndetësore. Të
gjitha këto kanë ndodhur vetëm në një epokë, atë të diktatorit Milosheviç.
Sepse
asnjë serb në Kosovë nuk është larguar dhunshëm nga vendi i tij i punës, siç
ndodhi në verën e vitit 1990, kur 114 mijë shqiptarë u hoqën njëherësh nga puna
dhe mbetën rrugëve.
Sepse
asnjë serb i Kosovës nuk i ka shkuar në arkivol familjes me detyrimin për të
mos e hapur arkivolin, siç ka ndodhur me ushtarët e vrarë shqiptarë në kohën e
Milosheviçit!
Sepse
asnjë e drejtë e përdorimit të gjuhës, të besimit dhe shprehjes së lirë nuk i
është mohuar pakicës serbe, siç ndodhi me shqiptarët nën sundimin e
Milosheviçit. Sepse asnjë serb i pafajshëm nuk është dënuar. Madje shumë të
fajshëm e madje kriminelë lufte vazhdojnë të shetisin të lirë në territorin e
Kosovës e gjetkë, në emër po ashtu të lirisë!
Sepse
serbët në Kosovë nuk janë të izoluar nga Serbia, siç ishin shqiptarët në Kosovë
të izoluar në raport me Shqipërinë në periudhën e sundimit të diktatorit
Milosheviç. Serbët në Kosovë i ruajnë dhe i mbajnë të gjitha lidhjet me
Serbinë, pa asnjë pengesë e madje ushtrojnë edhe “lirinë” e futjes së armëve
përmes kufirit për t’i fshehur në kishat serbe.
Sepse
serbët kanë një autonomi deri në bllokimin e vendimmarrjes nga ana e shumicës,
gjë që as që mendohej në periudhën e satrapit Milosheviç.
Sepse
Miloshevicci hartoi projekte për spastrimin etnik përmes asgjësimit fizik të
shqiptarëve dhe shqiptarët nga ana e tyre kurrë, në asnjë moment të historisë,
nuk e kanë hartuar asnjë program për asgjësimin, dëbimin ose vrasjen dhe
zhdukjen fizike të serbëve.
Sepse……
Prandaj
gabove shumë zoti Muhaxheri, që për nga mbiemri duket se edhe vetë ti je
viktimë e dhunës së Serbisë! Dhe gabojnë të gjithë ata që thonë se “Kosova
(Kurti) kërkon gjak”!