Mendime
Kimete Berisha: Kërkojnë që me Serbinë t'i bashkojë Faji
E merkure, 05.07.2023, 07:57 PM
Kërkojnë që me Serbinë t'i bashkojë FAJI
Nga
Kimete Berisha
Albin
Kurti dhe Glauk Konjufca me paramilitarët e tyre, nuk e kanë problem që kanë
FAJ për tensionimin e situatës në Veri.
Ata
duan që edhe Serbia të ketë faj.
-
Duan të bashkohen me Serbinë në FAJ.
Por,
Veriu i Kosovës është i Kosovës, prandaj perëndimi nuk po kërkon nga Serbia të
ndërhyjë për shtensionimin e situatës në Veri.
Por
po kërkon nga Kosova të qetësojë situatën, sepse për perendimin Veriu i Kosovës
është i Kosovës, që do të thotë Kosova pyetet për Veriun e Kosovës dhe
përgjigjet për të: 'si për mirë', si 'për keq'!
E,
Qeveria e Kosovës po kërkon nga Serbia që ta qetësojë situatën në Veriun e
Kosovës, që do të thotë...ishalla kaq punë e dini çka do të thotë.
Një
qeveri e Kosovës që kërkon nga Serbia t'ia qetësojë situatën në vend, është
antikombëtare, është e lajthitur, i konsideron bandat serbe si shtet në vete
dhe si partner në negociata!
Është
njësoj sikur për shqiptarët e Luginës, Serbia të fajësonte Kosovën ose të kërkonte
nga Shqipëria t'i qetësonte shqiptarët që i ka shqetësuar vet Serbia.
E,
si Glauk Konjufca nuk kam parë as s'kam dëgjuar.
Një
analfabet në politikë, i cekëy dhe monoton, i dashuruar aq shumë në Liderin sa
që e 'shtramon' zërin e flet si Albin Kurti,
me
cinizëm të huazuar nga Lideri, me ateizëm të trashëguar nga baba,
me
komunizëm të mësuar në seanca të Lëvizjes....
një
ateist që sillet si ekstremist fetar - një hibrid i tmerrshëm!
Glauk
Konjufca tha se kanë kaluar sfida edhe më të mëdha se sa sanksionet e BE-së dhe
se do ta bindin BE-në se është e padrejtë.
-
E padrejtë BE që Veriun e Kosovës e konsideron pjesë të Kosovës dhe prandaj
kërkon nga qeveria e Kosovës t'i zgjjdh problemet që i ka shkaktuar vet!
-
Po çfarë sfida keni kaluar ju që krejt p?rvoja juaj e punës është mbledhja e
gurëve dhe sulmi me gurë e me granata ndaj Institucioneve të Kosovës.
Sfida
më e madhe e Glaukut është të vjedh humor, të mësojë përmendësh shtosa me
Hasa-Hysën e t'i prezantojë në Kuvend si xhevahirë të tij të humorit...
që
të duket djalë zbavitës..
Dhe,
po, mos me ngatërru numrin e Palettes - futë.
Lyhen,
ngjyhen, pun?sojnë kusherinjë e dashnore, e vjedhin buxhetin e Kosovës, luajnë
tezesh me shtetin dhe...(e përsëris): i paguajnë me
paga
paramilitarët serbë të 'Mbrojtjes civile' si mercenarë për ta sulmuar KFOR-in
dhe Policinë e Kosovës.
Amerika
- naive!
Evropa
- e padrejtë!
Shqipëria
- e poshtër!
Të
dalldisur që ta pushtojn? botën.
Albin
Kurti e ka izoluar Kosovën.
Por
sanksionet e BE-s? nuk mjaftojnë.
Sansksionet
janë të përkohshme por budallallëku i tij është i përhershëm.
Albin
Kurtit duhet t'i merret nga Amerika dhe BE-ja ajo që e ka (ajo që ia kanë
dhënë) e jo t'i ndalohen ndihmat e të ardhmes, nuk e frikëson se do t'ia
marrësh fondet që nuk i ka.
Por
e dridh nëse ia merr ato që ia ke dhënë!
Për
shembull, (mo' Zot), të tërhiqet KFOR-i.
Lëreni
vetëm për t'ia parë shurrën n'tlina.
Ky
është ai që pas masakrës së Jasharve, si viç, para mediave të botës ka thënë se
'është kundër luftës dhe se për jetë e mot nuk do të merrte armë në dorë'
(shikojeni
videon, dëgjojini e lexojini faktet).
Familja
Jasharaj, e para, duhet t'ia mbyllin derën!
Familjet
e dëshmorëve, të gjitha pa përjashtim, duhet t'ia mbyllin derën.
Dhe
ta ndëshkojnë që po i përdorë varret e tyre, të vdekurit e tyre për të mbajtur
gjallë qeverinë e tij.
P.S.
Dje, në një 'vend' e ndeza një qiri.
Nuk
dukej drita e qiriut prej rrezes së diellit.
M'u
ka tesh shpirti...pa menduar, pa qëllime të këqija, pa u frikësuar, nga fundi i
barkur iu drejtova Zotit me këtë lutje që më çuditi edhe mua:
-
Të lutem, o Zot, kthema besimin tek Ti!
Dhe,
sipas mundësisë, kthema shpresën...
E
gjithë kjo pabarazi.
E
gjithë kjo padrejtësi.
I
gjithë ky trishtim!
-
A thua a është çdo gjë e shkruar?!