Sport
Florim Zeqa: “Edil Sinani” fitues i 17 Shkurtit
E diele, 26.02.2023, 07:22 PM
“Edil Sinani” fitues i 17 Shkurtit
Shkruan:
Florim Zeqa
Festimi
i 17 shkurtit, i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte motivi i
organizimit të shumë aktiviteteve të larmishme në Itali dhe të gjitha shtetet
evro-perëndimore nga ana e mërgatës sonë. Përderisa shoqata dhe grupe
bashkatdhetarësh organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve
kosovarë nga Rovato (Lombardia-Itali), më datën 19 shkurt 2023 organizuan një
Turnir madhështor në Futboll të Vogël.
Garë në frymën e lartë
sportive
Në
Sallën e Sporteve në Rovato, në një ambient të bukur festiv, të ngrohtë dhe
vëllazëror, të stolisur me flamuj kombëtar dhe të shtetit të Kosovës u
zhvilluan ndeshjet kualifikuese mes 16 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe
të turnirit në Futboll të Vogël për nder të festës Pavarësisë së Kosovës.
Turniri
fillojë me intonimin e hymnit të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas,
organizatori Arbër Llugagjiu i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë
aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese
ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë këtij turniri.
Secila
ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por
ndeshja finale mes ekipeve Damar dhe Edil Sinani ishte një finale e bukur dhe e
papërseritshme.
Me
plot meritë vendin e parë në këtë turnir e rrëmbeu ekipi nga Treviso, Edil
Sinani, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra
të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë
sportive.
Sikurse
çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një
fitues shumë të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha
ekipet, të cilat me pjesëmarrjen e tyre e nderuan festën e pavarësisë dhe
gjakun e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
Se
vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e
Futbollit të Vogël të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë ura lidhëse mes të
rinjëve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky në
Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar
pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i
përcjellen edhe rreth 500 futbolldashësh, numër ky i dëshiruar, por i
paarritshëm për aktivitet e tjera mërgatës në këtë pjesë të Italisë.
Ndarja mirënjohjeve dhe
shpërblimeve
Pas
përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit
Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e
nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.
Me
motivacionin, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, me mirënjohje u
nderuan: Florim Lumi, Jetullah Bytyqi dhe Arton Berisha (veteran të UCK-së),
Fadil Bajraktari (mysafir nderi, veprimtarë dhe organizatorë i shumë
turnireve), Florim Zeqa (gazetarë) dhe Lulzim Fana (kameraman i RTV 21). Me
mirënjohje u nderua edhe lojtari më i ri i turnirit, Meriton Bajraktari.
Vlenë
për të përmendur sponsorët të cilët me mjete financiare e ndihmuan organizimin
e këtij turniri; Fratelli Berisha SRL, Noli Ponteggi SRL, Edil Ponte SRL, Nove
Coperture SRL, Grupo Mirsad, Vali Costruzioni SRL dhe Rino Pavimntazioni SRL.
Kur
jemi në këtë segment të kontributdhënësve, vlenë të theksuar edhe ata që i
mbuluan shpenzimet e darkës së organizuar pas përfundimit të turnirit;
Vellezerit Berisha, Kastriot Thaqi, Arbnor Llugagjiu, Mirsad Jahaj, Noli
Ponteggi dhe Adnan Podrimqaku.
Këshilli
organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë,
portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;
-Golashënuesi
i parë, Fatmir Osmani,
-Lojtari
më i mirë, Amir Imamoviq,
-Portieri
më i mirë, Davide Vengieri.
Lojtari
më i vjetër i këtij turniri ishte veterani i futbollit, portieri i ekipit “Edil
Sinani”, z. Xhemajli Hajdaraj.
Pa
dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga
një kupë dhe medalje për dy vendet e para:
-Vendi
i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Damar”,
-Vendi
i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “Edil Sinani”.
Kur
jemi në këtë segment, duhet falenderuar edhe referin profesionist, Giammarinaro
Nicola, i cili është meritorë për mbarëvajtjen e ndeshjeve të këtij turniri.
Ky
shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e 16 ekipeve pjesëmarrëse:
1) Fratelli Berisha SRL,
2) Mirsad Group,
3) Antegnate,
4) Noli Ponteggi SRL,
5) Vali Costruzioni SRL,
6) Euro Ponte SRL,
7) Rino Pavimentazioni (Vicenza),
8) Nuove Coperture SRL,
9) A.R. Ponteggi,
10) Hotel Maderno,
11) Edil Sinani (Treviso)
12) Black Eagles (Bergamo),
13) Alpi Coperture,
14) Balaj Group,
15) Damar,
16) Edil Ponte.
Turniri
në Futboll të Vogël për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, e dëshmoj se
për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura
bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia)
ka vite që bashkëpunojnë mes vete, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga
600-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore
për të festuar së bashku.
Përderisa
sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim,
të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arterja jonë më e shëndoshë kombëtare.
Pavarësia
e Republikës së Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i
rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.
Pavarësia
e 17 shkurtit 2008 është e arritura më e madhe historike e shqiptarëve në këto
110 vjetët e fundit.
Krejt
në fund ia vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, këtë turnir e përcjellen dy
televizione: Televizioni Diaspora me korrespondentin e rregullt nga Italia,
gazetarin Florim Zeqa dhe RTV 21 me kameramanin e mirënjohur Luzim Fana i cili
me kurreshtje të madhe dhe në mënyrë profesionale i përcjelli të gjitha
ndeshjet e këtij turniri si dhe ndarjen e mirënjohjeve nga ana e organizatorit.
Florim Zeqa,
21.02.2023