Mendime
Prend Buzhala: Nga Kurban Bajrami, Vidovdani e deri te Shën Pali
E diele, 02.07.2023, 07:56 PM
NJË TRIPTIK PËR TRI FESTA: NGA KURBAN BAJRAMI E VIDOVDANI
E
DERI TE SHËN PALI SI UNGJILLËZUES I ILIRËVE
(Kundrime
përtej një kronike festash)
Nga
Prend BUZHALA
Sivjet, data 28 qershor, rastisi t’i bashkojë”
tri festa të të tri religjioneve: Kurban Bajramin e e besimit islam,
“Vidovdanin” e serbëve dhe Natën e shën Pjetrit e Palit, pajtorë të famullisë
së Gjakovës, të besimit katolik.
1. KODI SHQIPTAR E
CIVILIZUES I URIMIT TË FESTAVE: KURBAN BAJRAMI DHE PËRDORIMI I MOSDHUNËS SI
PARIM HISTORIK FETAR
Festat
janë, në radhë të parë, mesazhe për paqe, mirëkuptim, besim dhe mirëqenie.
Secila festë e ka rëndësinë e tyre, pa marrë parasysh sfondin e tyre historik
se si na erdhën në këto troje ato festa. Bajrami na erdhi nëpërmes ushtrisë së
Perandorisë Otomane, hanxharit dhe shpatës. Por shqiptarët, sado që iu
nënshtruan dhunshëm besimit zyrtar të Perandorisë pushtuese otomane,
megjithatë, gjithmonë e ruajtën tolerancën vëllazërore shqiptare mes besimeve
dhe nuk u bënë luftëtarë të Padishahut kundër kombit shqiptarë (hiq pashallarët
e jeniçerët). E futën KODIN SHQIPTAR të urimit në traditë të urimit të
ndërsjellë, kodin religjioz të
mirëbesimit mes feve, pikërisht në frymën që çfarë kërkojnë besimet e
shenjta librat e shenjtë të secilit
besim, e jo çfarë kërkojnë shpatat e arma e pushtuesve. Ky kod ka futur edhe
një traditë sublime shqiptare: atë për t’i shkuar besimtarit të fesë tjetër për
t’ua uruar festën.
Prandaj,
dhe kësaj radhe, për Bajram uruan jo vetëm shqiptarët e besimeve të ndryshme
njëri-tjetrin për Bajram, por uruan edhe figura ndërkombëtare në Kosovë, KFOR
etj. ndryshe nga serbët që përcollën të tjera mesazhe nga Libri i politizimit
të fesë e jo mesazhe nga Libri i Shenjtë. Sikur të kishin qenë me frymë
evropiane, asgjë të keqe nuk do t’i gjente që t’i urojnë shqiptarët e besimit
islam për bajram dhe të festojnë paqësisht festën e tyre. Te ky kod ka vetëm
qytetërim të bartur që nga kohët ilirike. Kështu, dikur në Iliri, brenda një
familjrje jetonin një ilir pagan (fe zyrtare) dhe një ilir i krishterë (fe e
ndaluar). Ndërkaq, Konstandini i Madh nga Naisuss-i (Nishi ilir i sotëm) ose
Shën Konstandini, legalizoi krishterimin më 313. Toleranca fetare (në mes të
fesë sunduese paganëve dhe fesë së re -
krishterimit), kodifikoi lirinë fetare në Ediktin e Milanos më 313. Krishterimi
u përndoq nga Perandoria romake për më shumë se treqind vjet! Krishterimi u
përhap gjithnjë e më shumë pa përdorim dhune (sepse nuk kishte pushtet në dorë
e as ushtri të veten) dhe e gjunjëzoi perandorinë më të fuqishme të kohës, pa
asnjë betejë, pa shpatë dhe pa dhunë. Përdorimi i mosdhunës triumfoi, si parim
i ri historik: e njohur me emrin TOLERANCA FETARE. E trashëguar nga Konstandini
i Madh (ashtu si u trashëgua nga ky edhe Flamuri i Skënderbeut), bashkëjetesa e
tillë u bart edhe tek dy shekujt e fundit me emrin tolerancë proverbiale
shqiptare...
L.
Ron Huvard thotë: "Toleranca është një gur i mirë themeli mbi të cilën
ndërtohen marrëdhëniet njerëzore. ...Tolerancë fetare nuk do të thotë që dikush
të mos mund t'i shprehë bindjet e veta fetare
Do të thotë që përpjekja për të minuar ose për të sulmuar bindjet fetare
dhe besimet e të tjerëve, ka qenë gjithmonë një rrugë e shkurtër drejt
andrallave."
2. VIDOVDANI- NJË MIT
PAGAN BALTIK I SHNDËRRUAR NË MITIN FETAR SERB
“Vidovdani”
një festë që e festojnë serbët e bullgarët, në shenjë të Shën Vidit (romak), më
28 qershor, që, në këtë rast, jo se kujtohet martiri i shenjtë Shën Vidi,
shqiptarët i thonë edhe Shën Vita... dhe ka përplot emra shqiptarësh që quhen
Vitë, apo Vidë (nga latinishtja”videre”: me pa, me u zgjue); por sepse në këtë ditë është Dita e
Përkujtimit të Betejës së Fushë Kosovës më 1389 kundër Perandorisë otomane -
ku, sipas historisë, me shumicë kanë qenë arbërorët a shqiptarët e sotëm,
betejë ku humbën dy prijës, një “prijës serb” Lazari dhe sulltani.
Tragjedia
është shndërruar në mit e testament serb, për ta kremtuar liturgjikisht Shën
Princ Llazarin, madje, siç e thonë vetë burimet serbe, Kisha Ortodokse Serbe
kremton në mënyrë liturgjike Shën Princin Llazarin që nga viti 1892 e jo në
herët! Shën Vidi ishte djali i një senatori të shquar nga Siçilia, që ka jetuar
në shekullin IV (kur ende nuk kishte sllavë në trojet ilirike). Prej këtij
shekulli (XIX) u thurën legjendat serbe për Kosovën, vajtime për “kombin e
mposhtur serb” për të mbijetuar!
Edhe
kësaj radhe (28 qershor 2023), tek mesazhi me mbishkrimin cirilik "Predaja
nije opcija" ("Dorëzimi s'është alternativë") që e bartnin serbë
të ardhur nga Serbia (dhe vetë djali i Vuqiçit), bart atë mesazh kobzi a
mallkimin që dikur gjoja e ka shqiptuar Car Lazari kundër turqve osmanë në
betejën e Kosovës: ““Kushdo që është serb dhe me origjinë serbe, Dhe të gjakut
dhe trashëgimisë serbe,/ Dhe nuk vjen në Betejën e Kosovës,/ Le të mos ketë
kurrë pasardhës që dëshiron zemra e tij, As djali as vajza!/ Asgjë të mos
rritet që do të mbjellë dora e tij,/ As verë e errët, as grurë i bardhë!/ Dhe
qoftë i mallkuar nga të gjitha shekujt në të gjitha shekujt!"
Se
çfarë u bë më vonë, dihet: i pari që ka vrapuar tek sulltani, për ta
nënshkruar vasalitetin nën perandorinë
otomane, ka qenë patriarku “serb”, ku e merr pëlqimin e sulltanit që ky patriark
të udhëheqë mbi të krishterët e Evropës Juglindore (tash quhet Ballkan): të
drejtat fetare, financiare, juridike, por jo ato politike. Madje, edhe mbi
arbërorët katolikë që nuk e pranuan kurrë sundimin turk! Dhe, së bashku me
sulltanët e pashallarët, për aq shkuj, u bashkuan kundër arbërorëve të
krishterë!
E
harruan, pra, se “Vidovdani” në thelbin e tij, ka mesazhin e krishterë: të
nderimit të dritës! E hodhën anash shenjtorin Vidi nga Sicilia dhe e ngritën në
kult mallkuesin historik! Shën Vidi ishte ekzekutuar në Romë në fillim të
shekullit të IV-të, gjatë persekutimit nën perandorët Dioklecian (prandor ilir
me origjinë Dalmacia) dhe Maksimian. Pra, përkujtimi fillimisht erdh nga
krishterimi romak e jo nga Bizanti. Kur ende sllavët nuk ishin të krishterë,
edhe bartja e relikteve (eshtrave) të shën Vitës u bë në shek.. VIII, kur u
transferuan në Paris dhe tetëdhjetë vjet më vonë iu dorëzuan manastirit
benediktin gjerman të Korveut, i cili u bë qendra e kultit të këtij shenjtori;
Katedralja e Pragës që nga ajo kohë i kushtohet këtij shenjtori; gjatë Mesjetës
kulti i tij përhapet në Gjermani (me vallëzimet kolektive para statujës së tij
deri në rraskapitje, me besimin e shërimit të sëmundjeve mendore),
Kisha
katolike romake (kalendari julian) e feston më 15 qershor (kalendari gregorian
e ka datën 28 qershor), kure vetë kishat ortodokse nuk e nderojnë! Madje,
serbët as sot nuk e festojnë këtë ditë mbarë-evropiane fetare. Etnologët serbë
e thonë se ”tashmë vihet në dukje mundësia që kulti i Shën Vitit te serbët dhe
sllavët të mos ketë të bëjë me vetë shenjtorin (pb Vidin), por me perëndinë
pagane sllave Svetovid, adhurimi i të cilit, me imponimin e krishterimit, u
nderua nën maskën e ksaj feste” (pb: katolike). Svetovid, e thonë tekstet
sllave, ishte perëndi e madhe e sllavëve baltikë (ngjashëm me Janus-in romak me
dy fytyra e që sheh në dy drejtime të kundërta), si perëndi supreme. Dëshmi se
serbët erdhën nga ato anë, vëlla me rusët e bjellorusët! Prania e këtij kulti
shpjegohet edhe me ide tjera: ideja e një lideri a personi të fuqishëm, si
fitimtar; ndërlidhet edhe me agimin.
E
pra, nj shenjtor pagan sllav, nga anët e Baltikut, shndërrohet e transformohet
në miti fetar pseudo-të krishterë e në mitin e rrejshëm për Kosovën!
Nga
ana tjetër, serbët këtë datë e lidhin edhe me shumë të tjera që ndodhën më
vonë: më 28 qershor 1881 Austrohungaria mbështet Serbinë në “rivendosjen” e
Mbretërisë serbe se pa këtë mbështetje nuk do të ekzistonte Serbia; Serbia e
tradhton këtë mbreëtri austrhungareze më 28 qershor 1914: Gavrilo princip vret
Franc Ferdinandin, trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, që çoi në
Luftën e Parë Botërore; më 28 qershor 1919 u nënshkrua Traktati i Versajës,
duke i dhënë fund konfliktit midis Antantës dhe Gjermanisë; kjo do të pasohet
nga Konferenca e Paqes në Paris... (jkur humbën trojet etnike shqiptare e nën
pushtimin serbo-jugosllav); më 28 qershor 1921,
mbreti
Aleksandar I Karagjorgjeviq shpalli kushtetutën e Mbretërisë së Serbëve,
Kroatëve dhe Sllovenëve, e cila më vonë do të njihet si Kushtetuta e
Vidovdanit; në këtë datë të vitit 1948, Informbiroja shpall
"Rezolutën" e tij të famshme, e cila fillon konfliktin politik midis
Bashkimit Sovjetik (dhe satelitëve të tij, shteteve-kukulla në Evropën Lindore)
dhe federatës socialiste të Jugosllavisë; vjen viti famëkeq i historisë më të re: më 28 qershor 1989, në
përkujtimin e 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, kur Sllobodan Millosheviqi
mbajti një fjalim në Gazimestan, që nisi shkatërrimin e federatës jugosllave
dhe nis luftën kundër kombeve tjera brenda Jugosllavisë, kur sllovenët në veri
nisin shkëputjen; më vonë, ndodhi që më 28 qershor 2001, në Vidovdan, Sllobodan Millosheviq u ekstradua në
Tribunalin e Hagës ku u gjykua për krime të kryera nga forcat serbe në Kosovë
gjatë viteve 1998-99... pesë vjet më vonë, në këtë datë, në vitin 2006, Mali i
Zi u pranua në Kombet e Bashkuara. Prej vitit 2018 ngjallet ky mit në përpjekje
për ta shkatërruar Kosovën: kështu, më 28 qershor të vitit 2008, si
kundërpërgjigje ndaj shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e atëhershme e
Republikës së Serbisë miratoi Deklaratën për themelimin e Kuvendit të
Asociacionit të Komunave “Serbe” të
Kosovës ... lëmshi mitik i të cilave vazhdoi edhe në këtë qershor! Vetë serbët
pyesin: çfarë dëshiron t’iu thotë perëndia pagane sot?!
Se
vazhdimisht i festojnë dhe kremtojnë humbjet e shkatërrimet e veta gjatë
historisë?! Fatkeqësisht, mësimin nuk dëshirojnë ta nxjerrin nga historia, por
nga miti pagan!!!
3. FESTA SHËN PJETRIT DHE SHËN PALIT: OSE SHQIPTARËT SI POPULL BIBLIK
Në
Natën e 28 Qershorit kremtohet tek besimtarët katolikë edhe festa e e shën
Pjetrit e Sën Palit apostuj. Sipas historisë së krishterë, thuhet se vetë Jezu
Krishti ua besoi ngritjen e ngrehinës dhe lartësimin e Kishës Katolike
Universale në Romë, “që i bën ballë shekujve”. Sipas këtij besimi “Kisha
kremton solemnisht, dy njerëz, që u persekutuan për vdekje. Një peshkatar e një
çadërpunues, i përfunduan ditët tragjikisht për shkak të urrejtjes romake
kundër mesazhit që përfaqësonin, që e mbrojtën edhe me flijimin e jetës.”
Këta
sy shenjtorë kanë kishat e tyre dhe
kremtohen në shumë vise shqiptare, siç është ajo e Gjakovës, si pajtorë
të këtij qyteti, pastaj në vetë kryeqytetin e Shqipërisë Katedralja e
kryeqytetit i kushtohet Shën Palit, ungjillëzuesit të shqiptarëve. Kisha të
tilla ka gjithandej në Malësi të Madhe.
Për shqiptarët, emri i Shën Palit ka edhe rëndësi
historike., si mësues i popujve.
Shqiptarët
janë quajtur POPULL BIBLIK, sepse këtë privilegj e kanë ilirët që përmenden në
Librin e Shenjtë, në Bibël, (si e përmend Shën Pali, po edhe pjesë të tjera të
Biblës dhe ashtu si na kanë quajtur jo pak dijetarë e dëshmi ndër shekuj e
mileniume)...
Në
Bibël thuhet:
“Sepse,
nuk do të guxoja të përmend asgjë tjetër, përveç sa Krishti bëri nëpër mua me
kthimin e paganëve në dëgjesë me anë të fjalës e të veprës, me fuqi të shenjave
e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, qysh prej Jerusalemit e
për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”. Dëshmi janë edhe shenjtorët e martirizuar
ilirë, Shën Foli, Shën lauri, Shën Maksimi e plot të tjerë.
Është
privilegj i rrallë botëror që një popull të jetë i përmendur dhe i shënuar në
Librin e Shenjtë...
Civilizimet
e huaja, që erdhën nga Orienti, u përpoqën të zhdukin çdo gjurmë të identitetit
tonë... Ky identitet u ruajt së bashku me shqiptarët e të gjitha besimeve. Por
ilirët-arbërorët-shqiptarët, për KËTA DYMIJË VJET jo vetëm që nuk e kanë zhdukë
atë etnogjenezë IDENTITARE, por e kanë kultivuar, e kanë ruajtur, kanë shkruar
për të ...
(29 qershor 2023)