Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Karakteristika për një fëmijë emigrant
E hene, 13.02.2023, 07:50 PM
Karakteristika për një fëmijë emigrant
Nga
Kastriot Dervishi
Kur
emigrantët politikë shqiptarë nga Jugosllavia çoheshin në shkolla, sigurisht
vetëm te ato për muskuj, qëndrimit i regjimit komunist ishte i keq. I
poshtëronte vazhdimisht.
Teknikumi
Bujqësor Fier, me firmë të drejtorit dhe sekretarit të organizatës së partisë,
Odise Naço, me shkresën e datës 5.10.1961 përpilonte për “nxënësin emigrant”
Tahir Hamza, një raport shumë të keq të ndarë në 16 pika. Shumë të tepërta për
një fëmijë. Profilizohej për:
-Paraqitje
të jashtme prej gangsteri.
-Përbuzte
emisionet e Radio Tiranës e tallej me to.
-Në
një familje në Seman dëgjonte radio të huaja.
-Nuk
pëlqente këngët që jepte Radio Tirana.
-Kishte
fyer partinë kur Radio Tirana jepte këngë për partinë.
-Ishte
shprehur kundër fjalimit të Gogo Nushit në kongresin e 5-të.
-Grindej
në orën e ngrënies me nxënës të tjerë.
-Thoshte
se jeta në Jugosllavi ishte më e mirë se në Shqipëri.
-Gjatë
pushimit organizonte mundjes dhe mësonte nxënësit si të përdorte thikën.
-Organizonte
grupazhe për të rrahur nxënësit.
-Thoshte
se rrobat e konviktit nuk ishin të mira se në Jugosllavi.
-Kishte
sjellje morale të ulëtës sepse thoshte “koka ime është e Tahir Hamzës”.
-Në
një shfaqje në kinemanë e Fierit kishte bërë ironi me aktorët.
-I
kishte dërguar me postë një letër një emigranti me gjëra të turpshme.
-Kur
nuk përgatitej nuk vinte në shkollë.
___________
Libra nga autori: