Mendime
Zenel Çeliku: Ou, Basha na flet për Kosovën!!!?
E marte, 26.07.2022, 07:24 PM
Ou, Basha na flet për Kosovën!!!?
Nga
Zenel Çeliku
Ish
kreu i PD - Lulzim Basha i cili dështoi në drejtimin e partisë së tij, akoma sot ndodhet
në “listën e personavë të humbur”, nuk flet e nuk analizon për gabimet e tij të
trasha në krye të opozitës që nga 2013, por çuditërisht sot po e han meraku për
Kosovën. “Gojët e liga” thonë se Z. Basha është përsonazhi politik shqiptar i
cili është përfolur dhe akuzuar shumë se ka qënë pikërisht personalisht Ai që
ka bërë akt akuzën ndaj Ramush Haradinajt dhe disa eksponentëve të tjerë të
UÇK-ës. “Gojët e liga” thonë se Ai ka qënë përkthyes në investigimet për të
ashtu quajtur shtëpia e verdhë. Lidhur me këto akuza shumë të rënda anti
shqiptare, Basha I ka mohuar, por nuk ka sqaruar asnjë herë pozicionin e tij
real kur Ai punonte për Kombet e Bashkuara në Kosovë dhe kur ndaj Tij ka akuza
shumë të rëndë në dëm të eksponentëve kryesot të UÇK. Tashmë për gjenocidin
serb në Kosovë ai bën apel-Shqipëria duhet të dëshmojë se nuk ka interes më të
lartë sesa për Kosovën, kështu Ai kërkoi miratimin e rezolutës dhe nëse nuk
dënohet e shkuara rrezikon të përsëritet-tha Basha. Kështu Basha po mundohet të
mbijetoi në rrolin e kryetarit në hije duke u ndihmuar nga Enkelejd Alibeaj si
patericë të cilin Basha e propozoi të drejtoi PD në munges të Tij, por çdo
prapaskenë mafioze e bashës do të dështoi e bashkë me atë edhe bashistët e tjerë
që e kanë bërë tallava PD.
Mendoj
se Basha bën bllofin me këto manovrime të pështira, Basha duhet të sqarojë
shumë akuza ndaj tij e të mos hidhet nga dega në degë. Eshtë rasti I shumë
përfolur, marëveshja e detit me Greqinë, Basha nuk ka qartësuar asgjë. Eshtë
rasti i Rrugës së Kombit ku Ai akuzohet për një vjedhje me shifra historike,
Basha nuk qartëson asgjë. Ai akuzohet për vrasjet tragjike të protestuesve më
21 Janarit më 2011, këtu Basha mundohet ta shpërbdajë përgjegjësinë edhe tek
Berisha. Në tërësi Lulzim Basha nuk ka qartësuar publikisht pozicionin dhe
rrolin e tij personal si përgjegjës politik e ministror.
Në
gjykimin tim dhe të shumë e shumë gazetarëve, është e vërtetë se Shteti
Shqiptar, ligjvënësit e sotëm duhet të dëshmojnë se sot Shqipëria nuk ka
shqetësim më të madh sesa interesi maksimal për Kosovën. Ballkani Perëndimor
nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, nuk mund të ketë një të
ardhme në paqe të popujve tanë pa dënuar gjenocidin serb i cili nëse nuk
dënohet sot, ajo ngjarje tragjike nuk do të harohet kurrë dhe armiqësia do të
vazhdoi edhe për shumë kohë. Nga ana tjetër shikojmë qëndrimin serb të
papërgjegjshëm, vazhdimisht nga serbët ka patur përpjekje të vazhdueshme për të
manipuluar faktet e këtij gjenocidi, por për t’iu larguar të vërtetave për kasaphanën
e Millosheviçit-nuk ka asnjë shans. Si të gjithë shqiptarët edhe unë jamë
besimplot se kjo rezolutë do të miratohet sepse vetëm një rrugë kanë
ligjvënësit sot, ndryshe do ti gjykoi koha. Kjo rezolute mundet të vërë në
diskutim marëveshjen e Ballkanit të Hapur I cili është product I udheheqësve të
Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, por gjykoj se në themel
Ballkan i Hapur do të vazhdoi edhe pse palës sërbe do ti vij shumë keq kur kjo
maxhorancë sëbashku me opozitën do të miratojnë rezolutën për gjenocidin serb
në Kosovë. Kështu edhe “meraku I madh” i Lulzim Bashës do të gjej qetësi.
Zenel
Çeliku
TIR-FAX
Neës Agency 21 Korrik 2022