Mendime
Nue Oroshi: Kulti i individit dhe historia e miteve
E enjte, 21.07.2022, 07:39 PM
Kulti i individit dhe historia e miteve
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë
në botë e veçanarisht në vendet diktatoriale krijohet kulti i individit. Ky
kult është ngritur fuqimisht në vendet diktatoriale kur Kryetarët dhe
Kryeminsitrat komunist e kanë shpallur vehtën të pazëvëndësushëm kurse popullin
dele që i shkon mbrapa pa e futur fare në funksion trurin. Ata që nuk e kanë
luajtur rolin e deleve kanë qenë nëpër burgje,janë rrahur vrarë e sakatosur. Në
këtë mënyrë është krijuar dhe ngritur kulti i individit nëpër ish vendët
komuniste. Fatkeqësia qëndron edhe sot e
kësaj dite se këto dele të komunizmit ende edhe sot e asaj dite e kanë të
ngulitur në kokën e tyre një levozhgë të trashë të kultit të udhëheqësve të
tyre saqë edhe spitalet psikiatrike më të mëdha në Evropë dhe Amerikë nuk kanë
mundësi ti sherojnë. Disa nga ata kanë vdekur e disa janë në prag të vdekjës
por shkojnë në botën e amshuar me mendjën e ngurt për kultin që ju kanë ngritur
diktatorëve komunist që kanë qenë dhe mbetën e keqja më e madhe e njerëzimit.Fatkeqësisht
ky kult i individit ishte shumë i fortë edhe në trojet shqiptare. Diktatorët
komunist në Kosovë dhe Shqipëri Enver Hoxhaj e Fadil Hoxhaj në mënyra të
ndryshme kishin ngritur kultin diktatorial nëper faza të ndryshme kohore.Në
Shqipëri ky kult mori hov pas shuarjes së kryengritjes antikomunsite në Mirditë
në vitin 1953 ku me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë komunistët e Shqiperisë
arritën ta shuajnë rezistencën antikomunsite në Shqiperinë e Veriut. Edhe në
Kosovë diktatorët komunistë kishin dhënë kontribut në rikthimin e Kosovës në
Jugosllavi ku kishin dërguar tri brigada komuniste dy në Kosovë dhe një në
Maqedoni për të shuar kryengritjet shqiptare që udhëhiqeshin nga Mehmet
Gradica, Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari, Mifailat e Zajazit
dhe shumë të tjerë. Fatkeqësia ndodhi. Për tu krijuar ky kult i individit dhe
për tu ngritur shteti diktatorial komunist në Shqiperi dhe ish Jugosllavi
shqiptarët humbën 47.300 atdhetar , ku 95% të tyre nuk ju dihen varret se ku
janë gjuajtur.Më pas se çka ndodhi për 45 vite e dimë të gjithë ku u krijua
njeriu i ri pa komb e pa atdhe duke humbur vyrtytet morale të besës, nderit dhe
trimerisë.Pasojat e krijimit të këtij njeriu të ri me mentalitet diktatorial po
ia shohim pikën e sherrit edhe sot e kësaj dite ku shumica e politikanëve
shqiptar nuk kanë mentalitet demokratik por kanë trasheguar një mentalitet
diktatorial. Dallimi në mes të sistemeve politike diktatoriale dhe atyre
demokratike është shumë i madh.Është i madh për faktin se i tërë shteti në
diktaturë punon vetëm për mirëqenien e diktatorit dhe familjes së ti kurse në
demokraci qytetari punon për të krijuar mirëqenien personale e familjare ku
duke krijuar këtë mirëqenie shteti demokratik i jep mundësinë qytetarit që me kontributet e ti përmes taksave që paguan për
shtetin ta zhvilloj dhe pasuroj edhe shtetin që jeton e punon. Duke trasheguar
një mentalitet komunist një pjesë e madhe e partive në politkën shqiptare e
kanë trasheguar kultin e individit edhe përmes partive politike ku ndaj
kryetarit të partisë politike përkrahesit dhe anëtaret e partisë që i rrinë
afër e krijojnë një formë servilizimi dhe gjunjëzimi ndaj liderit te tyre, dhe
asnjëherë nuk e kritikojnë atë kur nuk e ka mirë. Kjo krijohet si pasojë e
mentalitetit diktatorial në politikë.Kurse sa i përket historisë së miteve kemi
një pjesë të ashtuqujturve studiues ku nuk dinë ta dallojnë historinë e vërtet
nga mitet dhe mitologjia.Ata mendojnë se historia shqiptare është e krijuar nga
mitet dhe futën kryq e terthorë historisë shqiptare pa qenë të aftë të punojnë
dhe specifikojnë asnjë periudhë historike.Apo me keq futën në të gjitha
periudhat historike pa qenë fare ekspert të fushës së historisë.Mendojnë të
gjorët se historia shqiptare është një mit dhe ajo duhet të shkruhet sipas
ëndrrave të tyre që shohin me sy hapur. Këtyre bashibozukve duhet kujtuar se
dallimi në mes të mitologjisë dhe historisë së vërtetë është shumë i madh dhe
janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes tyre.Historia shkruhet me
fakte shkencore ku historiani në bazë të burimeve arikvore si dhe burimeve
tjera ansore siç janë dëshmitë, kronikat ,memoriet, shënimet e personave që
kanë bërë historinë, dëshmitë e bashkëkohësve, si dhe shumë dokumente të tjera
mblidhën, analizohen, sistemohen dhe përpunohen ku krejt në fund historiani i
mirëfilltë e nxjerr përfundimin për një ngjarje historike apo për një
personalitet historik të një periudhe të ndryshme kohore.Fatkeqësia qëndron në faktin se
tekstshkruesit e miteve dhe mitologjisë shkruajnë me halucionacione duke
devijuar nga shkenca dhe çdo gjë e marrin në aspektin që ata vetë deshirojnë të
ketë ndodhur e jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.Te tillët në të shumten e
rasteve janë të ndikuar nga historiografia serbe e cila në mungesë të
materialeve shkencore, dokumenteve historike, memorieve te ndryshme ka dy
shekuj që punon në dy drejtime.Drejtimi i parë është falsifikimi i
kronikave,dokumenteve dhe dëshmive tjera në Mesjetë dhe krijimi i figurave jo
ekzistuese serbe por mitizimi i tyre se kanë ekzistuar, apo edhe përvetësimi i
figurave historike shqiptare.Për këtë historia serbe në 95% te saj është
histori e miteve, gënjeshtrave dhe
falsifikimeve te dokumenteve të ndryshme sidomos në Mesjetë. Përmes këtyre
falsifikimeve ata kanë arritur që ti marrin dhe përvetësojne edhe kishat
katolike shqiptare në Kosovë. E dhimshme është se sot përmes këtyre kishave
tona që na i kanë marrur dhe përvetsuar me dhunë sot po e bëjnë historinë e
tyre.Kjo bëhet për faktin se shumica e shqiptarëve e bëjnë gjumin e ariut dhe nuk
i dalin zot objekteve te tyre historike.Kështu që nuk do ti kushtonte asgjë
Ipeshkvisë së Kosovës që në bashkëpunim me Institucionët e Kosovës ta bëjnë një
projekt të rikthimit të Kishave Mesjetare Katolike Shqiptare Ipeshkvisë së
Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë të nderpritet loja e politikës serbe me
kishat tona që na i kanë marrë me dhunë.Është koha që dalngadalë shqiptarët të
demokratizohen dhe kultin e individit ta lënë në sirtarët e historisë, kurse
historinë ta shkruajnë historianët e mirfilltë e jo para historianeët që nuk
dinë ta bëjnë dallimin në mes të historisë mitike dhe asaj reale.