Mendime
Sali Berisha: Gjuha politike e Ramës e padenjë për një shtetar
E shtune, 25.06.2022, 08:11 PM
Gjuha politike e Ramës e padenjë për një shtetar
Ajo
turpëron dhe ka kosto për vendin dhe çdo shqiptar
Nga Sali Berisha, Kryetar i PD
Të
dashur miq, nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Ramës,
brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e padenjë dhe ordinere.
Gjuha
politike e papranueshme e Ramës, e paprecedentë dhe e papërgjegjshme, si e
asnjë kryeministri tjetër në Europë, e përdorur në Samitin e BE-së, si dhe
sulmi i drejtëpërdrejtë ndaj Bullgarisë, dëshmojnë një sërë problemesh
thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:
1.
Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente në Bruksel dhe
Washington, si lideri më i dobët në Europë, është një politikan inferior,
politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili përpiqet të
zëvendësojë mangësitë e mëdha, herë me veshje bizare për protokollet zyrtare,
dhe herë të tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët
të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.
2.
Arroganca dhe injoranca e Ramës, e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe siç
e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.
3.
Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës
për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të
anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Këtë ai përpiqet ta
mbuloje duke tërhequr vëmendjen me gjëra të tjera.
4.
Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje
të lira, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që
ka sjell në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për
gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Ramës i’u refuzua për të tretën
herë hapja e negociatave.
5.
Bullgaria as që nuk do t’ja dijë për demagogjinë dhe katallogjet me piktura që
Rama shpërndan nëpër takime lartë e poshtë, ndaj edhe Ministria e Jashtme e
Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.
6.
Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të
njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama
ka për qëllim izolimin e Shqipërisë në Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj
drejtë BE-së.
7.
Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në
"interes" të Kosovës, ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin
e tyre të "Balkanit te Hapur” idenë e rikthimit të ish-Jugosllavisë
nëpërmjet tij.
8.
Rama është politikani më i paditur, me i deshtuar, në historinë e tranzicionit
shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha