Mendime
Idriz Zeqiraj: Abdixhiku – Të mbyllim kapitujt e së kaluarës në LDK
E diele, 12.06.2022, 09:48 AM
Kryetari
i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij, në takimin me anëtarët e partisë në
Bruksel
ABDIXHIKU: TË MBYLLEN
KAPITUJT E SË KALUARËS NË LDK
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Në kuadrin e aktivitetit partiak në Mërgatë, kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij, mori pjesë në 32
vjetorin e themelimit të Degës të LDK-së në Beneluks. Ai shoqërohej nga
anëtarët e Kryesisë: Anton Quni, Kujtim Shala, Sokol Haliti, Armend Zemaj,
Shqipe Mjekiqi, Rrezarta Krasniqi, koordinatori Shkumbin Gashi.
Për ta pritur ekipin e ri, ekipin e reformave, ekipin e ndryshimit
të shumëpritur në LDK, kishin ardhur drejtuesit e Degëve të LDK-së nga
Gjermania e Zvicra, përkatësisht, Osman Ferizi dhe Ahmet Kosumi, me
bashkëpunëtorët e tyre. Vërtet, takimi me udhëheqjen e re të LDK-së, mesazhi i
kryetarit Abdixhiku, me shokë, ishte lëndor, përmbajtësor, ia vlente një ditë
dhe një natë rrugëtim, aq sa bëmë ne nga Mynihu.
Dega e LDK-së në Beneluks, përkatësisht, Belgjikë, Luksenburg,
Holandë, me kryetarin simpatik drenicar, Bahtir Kastrati, me Kryesinë e tij,
kishte bërë përgaditjet e duhura, për shënimin festiv të 32-vjetorit të
themelimit të kësaj Dege, me ç`rast po e nderonin me pjesëmarrje edhe kryetari
reformator i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me disa anëtarë të Kryesisë.
Hapjen e manifestimit e bëri sekretari i Degës vendore, Xhavit
Belaj. Ndërsa kryetari Bahtir Kastrati përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët.
Ai bëri një ekspoze të veprimtarisë së begatë të kësaj Dege, duke kujtuar edhe
veprimtarët e shquar: Gani Azemin, Ramiz Zekollin, Isuf Rugovën, Beqir
Selmanin, Musa Rugovën, tashmë, të amëshuar.
Përmes duartrokitjeve dhe ovacioneve të masës pjesëmarrëse, fjalën
e mori kryetari Abdixhiku, i cili përshëndeti dhe falenderoi kryetarin Bahtir
Kastratin, me kryesinë e Degës, si dhe të pranishmit në sallë. Në mes tjerash,
kryetari Abdixhiku tha se ndjehem i lumtur në mesin tuaj, në shtëpinë tonë
ideologjike, në shtëpinë tonë politike. Kemi ardhur për ta falenderuar Mërgatën
tonë, për kontributin e dhënë në dekada, në kohë paqe si dhe në luftën për
çlirim. Trashëgimia është garantë e së ardhmes të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova
themeloi partinë e parë pluraliste, LDK-në, e cila i dha projektet më të
mëdhaja për vendin.
Mërgata është pasuria më e madhe, e cila me kontributet e saja në
dekada, dogji etapat zhvillimore në Kosovë, me punën, mundin, djerësen e saj,
për ta begatuar Kosovën. Ju ndihmuat Atdheun, popullin e Kosovës, për të
mbijetuar, kur pushtuesi shtoi dozën e represionit, largimet masive nga puna;
ju përballuat luftën me fondet e juaja, për të siguruar bazën materiale
ushtarake, në përballjen me armikun serbo-sllavë, duke qenë në një raport
disproporcional me pushtuesin. Ju i dhatë Kosovës bijtë e bijat më të mira, në
luftën për çlirim dhe liri.
Politika e urtë e Presidentit Rugova, me drejtimin moral e faktik
të popullit të Kosovës, në rrethana të pushtimit superspecifik, u bë shpresë
për ndërhyrjen të NATO-s. Liria e Kosovës mbanë vulën e LDK-së. Ky mision u
kurorëzua me shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Rrjedhimisht, LDK-ja mbanë vulën e pavarësisë të Kosovës.
Kauzat e LDK-së, janë kauza të shtetit të Kosovës, kauza të
shtetndërtimit. LDK-ja është shtëpi e demokracisë, rugovizmi na mbanë në këmbë
të sigurta.
Duke folur për gjendjen politike aktuale, kryetari Abdixhiku tha
se projekti ende nuk është i plotë, miqësia me SHBA duhet ruajtur e pacënuar.
LDK-ja duhet të jetë prijetare në proceset politike të vendit. Dhe, kjo është
domosdoshmëri. Politika jonë nuk guxon të jetë peng e popullizmit. Kosova nuk e
ka luksin të akomodohet, pa afrimin me SHBA. Ata që mashtrimin e kanë normë,
duhet të kenë besim të plotë në SHBA.
Ne në Mërgatë nuk duhet të kërkojmë vetëm vota e para. Nga ju
kërkojmë:
1) Organizimin e Shkollës shqipe, në mjediset ku jetojnë
mërgimtarët tanë;
2) Të krijohen qendra kulturore, për ta ruajtur dhe kultivuar
trashëgiminë kombëtare tek fëmijtë shqiptarë;
3) Investimet strategjike të mërgimtarëve, janë pjesë
programore e LDK-së.
Të regjistroheni në platformën programore.
Ne besojmë në vlerat tona. Mesazhin e 14 shkurtit e kemi marrë të
qartë: Plagët e shkuara, duhet t`i shërojmë. Të ftojmë të larguarit, të ftojmë
të rinjtë, të bëhen pjesë në rrugëtimin tonë rugovist demokratik. Vazhdimi i
reformave është domosdoshmëri. Kosovës i duhet ideja jonë e djathtë
ideologjike.
Hyrja jonë në Evropë e NATO, është misioni ynë, në miqësi të
përhershme me SHBA, siç na porosiste Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoftë LDK-në!
Zoti e bekoftë Kosovën, - përmbylli fjalën e tij, përmes
duartrokitjeve të sërishme, kryetari mbushamendës, Lumir Abdixhiku.
Dega e LDK-së në Beneluks ndau mirënjohje për 4 (katër
ish-veprimtarët, tashmë, të ndarë nga jeta si dhe për disa veprimtarë të shquar
të Degës të saj dhe kryetarët të Degëve Gjermani e Zvicer, përkatësisht, Osman
Ferizit dhe Ahmet Kosumit.
Pas dite, kryetari Abdixhiku, së bashku me ekipin e tij, bëri një
takim me kuadrot e tri degëve të LDK-së: Beneluksit, Gjermanisë dhe të Zvicrës.
Pasi bëri një ekspoze për zgjedhjet humbëse të 14 shkurtit dhe ato
përmirësuese të 14 tetorit, tha se "që nga 2004, LDK-ja nuk ka pasur
ofertë qeverisje. Për të qenë të parë, duhet bërë organizim në parti. Atje ku
nuk kemi pasur suksese, do të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Konventa
programore tregoi se partia është në rritje. Kemi krijuar disa komisione pune,
për ta ngritur cilësinë organizative, që do t`i inspektojnë nënkryetari Kujtim
Shala dhe anëtarja e Kryesisë Hikmete Bajrami.
Çdo temë është e hapur. Debati i sinqertë Qendër - Mërgatë duhet
të intensifikohet. Procesi i gjatë organizativ në Mërgatë, tashmë, duhet të
japë rezultate. Kriza e përbotshme, ka prekur edhe Kosovën. Çmimet janë
ngritur. Nuk ka projekte përballuese. Krizat e brendshme janë brengosëse.
Mospjesëmarrja në proceset euroatlantike, është shqetësuese. Projekti i Kosovës
është projekti i LDK-së. Na kemi dhënë kurajo e vullnet, për procese të
mëtejmë.
Të mbyllën të gjithë kapitujt e së kaluarës, të zemëruarit dhe të
hatëruerit, të kthehen në shtëpinë e tyre ideologjike dhe politike, në LDK-në
tonë të përbashkët. Duke e mbyllur kaptinën e vjetër dhe duke e hapur kaptinën
e re. Të kemi projekte të qarta dhe jo siç bëhet aktualisht nga Kurti me shokë.
Ne do të jemi në Mërgatë, sepse Mërgata është pjesë integrale e Atdheut, -
premtoi e siguroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me vullnetin e mirë, për
të vazhduar reformat, gjithnjë në frymën e rugovizmit, si zgjidhje më ideale.
Fragmente nga fjala e kryetarëve të degëve Gjermani e Zvicër dhe
të anëtarëve të Kryesisë të LDK-së:
Osman Ferizi - ish-bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj, i përgaditur ushtarakisht
në Surrel të Tiranës, i cili me grupin e armatosur, hyri në Kosovë, në dhjetor
1991; kryetar aktual i Degës të LDK-së për Gjermani, ndër të tjera, tha se
çështja e bashkëpunimit normal të Degës së Gjermanisë me LDK-në në Kosovë,
është e vonuar. Formalitetet, fasadat, mospërfilljet, veç tjerash, kanë sjellur
14 shkurtin 2021.
Kryetari Ferizi bëri një ekspoze të shkurtër të punës të Degës të
LDK-së në Gjermani. Një pjesë e Kryesisë, me nostalgjinë për udhëheqjen e
kaluar, ka qenë dhe vazhdon të jetë bllok, në moshzbatimin e Statutit të
LDK-së. Këtë e kanë manifestuar në moskryerjen e detyrave, mospërfillja ndaj
kryetarit dhe të Kryesisë, të zgjedhur me votën e fshehtë demokratike, në
Kuvendin e radhës, të vitit 2019, i monitoruar nga LDK - Qendër.
Besojmë se nga ky debat do të dalim më të fortë. Detyrë parësore
është ta zgjerojmë rrethin tonë, ta aktivizojmë anëtarësinë, elektoratin e
LDK-së në Mërgatë, në radhë të parë, në Gjermani.
Ahmet Kosumi - kryetar i Degës të LDK-së, në Zvicër, foli më shkurt,
me porosinë se vetëm të bashkuar, mund të ecim të sigurtë, përpara drejt
fitorës.
Por, bashkëpartiaku i Degës së tij, Ismet Mjaku, e plotësoi
bollshëm: "Më pëlqen angazhimi i kryetarit Abdixhiku, me ekipin e tij.
Ekipi nga Kosova, po më duket i mangët pa Faton Bislimin. Të respektojmë
hierarkinë.
Anton Kolaj - ish-nënkryetar i LDK-së, bashkëpunëtor besnik i
Presidentit Rugova, bashkëthemelues i UÇK-së të mirëfilltë, më 28 Nëntor 1991,
i dënuar në mungesë, veç tjerash, tha:
Po ndjehem mirë. Po shoh gadishmërinë e kryetarit Lumir, t`i
kthejë mendiet në veprime. Po flasim në rrafshin popullor. Pa një besim
reciprok, nuk mund të kemi mirëkuptim të mjaftueshëm. Adresa Institucionale,
është parimi ynë. Të krijojmë një kulturë politike, me bazë trashëgiminë
rugoviane. Kam votuar Fatmirin, por ka fituar Isa, e kam mbështetë.
Idriz Zeqiraj - zëdhënës i Degës të LDK-së, në Gjermani, fillimisht,
bëri dy pyetje, për kryetarin Abdixhiku dhe ekipin e tij:
1) A do ta krijoni, më në fund, - Institucionin e
Përgjegjësisë -, për LDK-në?
2) Votimin me - Aklamacion -, të hapur, me ngritje dore, a do
ta shpallni të paligjshëm, sepse kjo formë e votimit fiktiv, të rrejshëm, ka
rrënuar LDK-në, duke e sjellur në 11 %, më 14 shkurt 2021!
Pastaj vazhdoi: Edhe pse nuk keni qenë pjesë e klanit Mustafa, nuk
mund të amnistoheni për heshtjen me tepri! Dhe mos provoni ta mohoni, se LDK-ja
qe bërë bisht dhe patericë e PDK-së, PAN-it, sepse e thelloni fajësinë dhe
irritoni anëtarësinë, elektoratin.
Pastaj folën anëtarët e Kryesisë të LDK-së:
Sokol Haliti - kryetar i suksesshëm i Vitisë, paksa i ashpër me
parafolësin Zeqiraj: "Nuk lejohet të sulmohet partia jote!" Ndërkohë,
gazetari Zeqiraj, në kritikat e tij, kurrë nuk ka sulmuar LDK-në. Përkundër, e
ka mbrojtur, duke kritikuar një klan, brenda Kryesisë të LDK-së, i cili ka
marrë vendime fatale për Kosovën. Kujtojmë: Demarkacionin, Asociacionin,
zgjedhjen banditeske të Hashimit president, pa përfillur popullin, anëtarësinë,
Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje as vet Kryesinë e LDK-së!
Kryetari i përkushtuar Haliti, i di këto mëkate, deri në tradhti,
por, reagon nga - zemra e plastë -. Përndryshe, ai është kuadër dhe njeri i
mirë. Andaj, i falet edhe lëndimi i të tjerëve.
Kolonel Anton Quni - hero i gjallë, në dyshën e parë
komanduese në Luftën e Kosharës, legjitimuese e UÇK-së, absurditet pse nuk
gradohet Gjeneral, super-meritor?! I emocionuar për pritjen, respektin dhe
dashurinë e dlirë njerëzore, që shfaqin mërgimtarët e Brukselit dhe të
tjerët nga Gjermania, Zvicra, tha se "ekipi ynë ndjehet sa i privilegjuar,
aq edhe me përgjegjësi. Debati i hapur, raportet që bëhen në takime, i
dorëzohen kryetarit, për t`i shqyrtuar çështjet.
Kërkesat janë të mëdha, mundësitë e pakta. 28 grupe punuese,
kërkesa të ndryshme. LDK-në e presin ditë më të mëdha. Tema të nivelit
strategjik. Problemet primare organizative. Kemi Lidership të ri. Ndarja
Fatmiri - Daci; Fatmiri - Isa; Isa - Vjosa, ndarje që kanë sjellur dëmtime. 54
vjeçar i kam besuar kësaj ideje. Presim nga ju si duhet punuar më mirë. Nuk
duhet të këtë frustrim në mesin tonë. Problemin e madh e kemi me Serbinë.
Ta krijojmë një besëlidhje.
Armend Zemaj - Kemi një agjend të caktuar nga kryetari. Figurën e re
të LDK-së. Keqpërdorim lobimi për parti tjetër, por, duke e përdorur flamurin e
rugovizmit. Për rastin mospajtues në Zvicër, individët nuk mund të na pengojnë.
Akademik Kujtim Shala - Takim i rëndësishëm në kuptimin
personal. Nuk kemi probleme me pikëpamjet. Për të tjerat merremi vesh. E dimë
pse na votojnë apo nuk na votojnë. Por, pse nuk votohemi mjaftueshëm në
Bruksel?! Nuk kemi asnjë problem me udhëheqësit e Kosovës. Qysh të organizohemi
më lehtë. Në dy palë zgjedhjet e fundit, rezultatin e ka vendosur Mërgata.
Lidhje e juaja me ne, duhet të jenë të përhershme. Ju organizohuni edhe me
ndihmën e ekipit. Ju thuani mos na privilegjoni. Por na themi se duhet të
privilegjoheni.
Çështja e shtruar për zgjedhje me votim të fshehtë, nga baca
Idriz. Në Pejë e zgjodhëm me aklamacion kryetarin Gazmend Munhaxheri.
Por, ai fitoi 65 % të votave nga elektorati. Bashkëpunimi me subjektet tjera
është e pashmangshme. Gjysma e partisë u nda. Nuk kemi fuqi për ndarje të reja.
Kemi kryeministër që nuk di çka thotë. Sepse qeverinë e drejton PDK-ja. LDK-ja,
nëse nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka çka lypë në qeveri.
Kryetar Lumiri bazohet në dy principe:
1) Demokraci, të flasim hapur e drejtë;
2) Institucionalizmin partiak, të debatojmë, pikëpamje të
njëjta.
Në takim folën edhe disa kryetarë të Nëndegëve, në mes tyre, Isa
Shabani e Jakup Gërguri, Ilmi Gashi, përkatësisht, nga
Hanoveri dhe Esseni.
Takimet e nismuara nga kryetari reformator, Lumir Abdixhiku, me
ekipin e tij, po mirëpritën nga anëtrësia e LDK-së në Mërgatë. Udhëheqja e re,
e dalë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, është pranuar si risi e
nevojshme, pas disa Kuvendeve farsë e klishe, që shpien LDK-në në
humnerë. Kjo udhëheqje po pranohet dhe pëlqehet, gjithnjë e më shumë, jo
vetëm në Kosovë, por edhe në Mërgatë.
LDK-ja, si parti-lëvizje, paqe dhe luftë-bërëse, shtetformuese dhe
shtetndërtuese, është domosdoshmëri vënia e saj në drejtim të shtetit dhe të
pushtetit, gjithnjë, në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse partitë-banda
të PAN-it, kanë përgjakur popullin e Kosovës, ende pa u shëruar plagët e
luftës. E kanë zhvatur Kosovën dhe popullin e saj: me haraç të dhunshëm, deri
në përgjakje, me uzurpime, tenderime korruptive, privatizime skandaloze dhe
mënyra të tjera të pista e mujëshore!
Për fund, fillimi i lidershipit të ri të LDK-së, është i mbarë dhe
meriton përkrahjen, madje të parezerva, të LDK-së në Mërgatë. "Topi është
në fushën tonë", të aktivizohemi për fitore. Sepse, deri më tani, jemi
larg të një organizimi të mirëfilltë e cilësor.
Nga Kosova, përkatësisht, nga kompleksi hotelier e kreativ,
"TROFTA", me pronar Ismail Bytyçi, erdhi një përshëndetje vëllazërore
e biznesore, njëherësh, për shënimin e 32 vjetorit të themelimit të Degës të
LDK-së, në Beneluks. Më këtë rast, për të pranishmit, në këtë ngjarje të
shënuar, për LDK-në dhe demokracinë, zotëri Bytyçi porositi kryetarin e Degës,
Bahtir Kastrati, që në emrin dhe llogarinë e tij, të shtrojë drekë.
Ismail Bytyçi, Gani Azemi, Ramadan Gashi, Ramiz Zekolli, ma
bashkëpunëtorët e tyre mërgimtarë, 32 vjetë më parë, themeluan Degën e LDK-së
për Beneluks: Belgjikë-Luksenburg, Holandë. Veprimtaria e tyre e begatë, ka
lënë një trashëgimi të shkëlqyer, duke u pasuar nga vajzat dhe djemtë e tyre
krenarë - për prindërit dhe bashkëpunëtorët tjerë. Vlen të përmendet për të
mirë, se zotëri Bytyçi, me vëllezër, djemë e nipa, ka justifikuar, plotësisht
dhe pozitivisht, veprimtarinë investuese bizmesore, duke mbështetur nisma
kulturore e sportive, në nivel komunal e mëtej.
Tu rritë ndera dhe t`u shtoftë bereqeti, Ismail Bytyçi - miku ynë
i nderuar!