Mendime
Eshref Ymeri: Bujkrobi-servil i Ramës me emrin Pirro Prifti
E shtune, 11.06.2022, 09:45 PM
Bujkrobi-servil i Ramës me emrin Pirro Prifti
Nga
Eshref Ymeri
Tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, fare
rastësisht hasa në një artikull të Pirro Priftit, në të cilin, midis të
tjerash, shkruante
“Lobi i politikanëve shqiptarë të kryesuar nga Berisha,
së bashku me disa analistë të konsumuar që paguhen prej tij, duan të përdorin
kundërshtimin e Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës ndaj Nismës Ballkan i
Hapur, për të luftuar Kryeministrin Edi Rama i cili ka fituar tre
mandate katërvjeçare nga populli
shqiptar, por edhe për të krijuar destabilitet në Shqipëri që ti shpëtojnë
përgjegjësive ligjore të së kaluarës… Apollogjetët e Berishës që nxijnë nëpër
emisone në tv me anti-amerikanizmin e tyre duke e justifikuar me
nacionalizmin politik për të fituar elektorat, vazhdojnë të minojnë çdo
përpjekje të qeverisë shqiptare në drejtim të integrimit europian, por u ka
dalë boja dhe populli po i sheh me përçmim dhe zemërim (Citohet sipas: Pirro
Prifti.“Përse Kosova kundërshton Projektin “Ballkan i
Hapur””? Faqja e internetit e gazetës “Sot”. 10 qershor
2022).
Së pari,
Pirro Prifti, në shprehjen “… që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore…” duhej
që, në vend të trajtës së shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë në rasën dhanore të numrit
njëjës i, të përdorte trajtën e shkurtër të përemrave vetorë në rasën
dhanore të numrit shumës u. Kështu, shprehja duhej shkruar “që t’u
shpëtojnë përgjegjësive ligjore…”. Veç kësaj, edhe trajtës së shkurtër të
përemrit vetor në numrin njëjës, të përdorur gabim, nuk i ka vënë apostrof t’i.
Pra, Pirro Prifti, para se t’u drejtohet lexuesve me shkrimet e veta, t’i
studiojë mirë rregullat gramatikore të drejtshkrimit gjatë përdorimit të
trajtave të shkurtra të përemrave vetorë në numrin njëjës dhe shumës, në mënyrë
që të shmangë gjysmakësinë e vet në kulturën e të shkruarit.
Së dyti, në artikullin e
lartpërmendur, Pirro Prifti del në mbrojtje të Ballkanit të Hapur, duke u
rreshtuar në krah të kryetradhtarit Rama, i cili është turpi i mbarë kombit
shqiptar, si armiku i tij me damkë. Rama, duke u puthur dhe përputhur me
kriminelin e Dardanisë Vuçiç, ndjek hullinë e kryeargatit të serbosllavizmit
Enver Hoxha, i cili, duke mos pasur kurrfarë besimi në aftësitë dhe në
energjitë krijuese të popullit shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15
dhjetorit të vitit 1947, pati kërkuar që Shqipëria të bëhej, faktikisht, koloni
e Jugosllavisë, por nën maskën e republikës së shtatë. Në atë mbledhje ai pati
deklaruar:
“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt
bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti,
ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur
dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.
Një
deklaratë e turpshme kjo që ia ulte keq dinjitetin kombëtar dhe ia nxinte faqen
vendit tonë para opinionit ndërkombëtar dhe sidomos atij evropian. Me kësisoj
xhevahiresh pati vazhduar Enver Hoxha edhe në vitin 1951, kur pati deklaruar
se, demek, Bashkimi Sovjetik na qenkej
dielli, uji dhe ajri për vendin tonë.
Pirro
Prifti, duke veshur lëkurën e bujkrobit-servil shembullor para Ramës, deklaron
me paturpësinë më të madhe se Rama “ka fituar
tre mandate katërvjeçare nga populli shqiptar”.
Se si
i ka fituar ato mandate kryehajduti i votës Rama, dihet mirë nga të gjithë
shqiptarët me vetëdije kombëtare. Por të deklarosh se populli shqiptar i paska
dhënë votat Ramës për tre mandate, do të thotë të mashtrosh ditën në drekë,
duke u zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj dinjiteti personal. Por Pirro Prifti
s’e ka për gjë të zhvishet nga një dinjitet i tillë, sepse psikologjinë e
bujkrob-servilit e ka të rrënjosur me kohë dhe me vakt në qenien e vet, si
lepitkë dhe paçavure e Janullatosit.
Në
artikullin e vet, Pirro Prifti sulmon Profesor Berishën dhe mbështetësit e tij.
Sipas këtij mendjelliut trulajthitur Pirro Prifti, ata “populli po i sheh me përçmim dhe zemërim”. Për cilin
popull e ka fjalën Pirro Prifti? Me sa duket, sipas trurit të tij të
mykur, populli shqiptar na qenka krejtësisht “pronë” e kryetradhtarit Rama. Të
sulmosh Profesor Berishën, i cili po mbron
fuqimisht Dardaninë, duke i
nxjerrë bojën jo vetëm kriminelit Vuçiç dhe bandës së tij fashiste, si
edhe Ramës e bujkrobërve të tij socialistë, por edhe kryetradhtarit të
Dardanisë Thaçi, do të thotë të radhitesh në krahun e armiqve të kombit
shqiptar, të veshësh petkun e tradhtarit.
Pirro Prifti shkon aq larg me paturpësinë e vet, saqë
sulmon Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kujrti, duke deklaruar
se “këta politikanë të Kosovës kanë kufizime ideore dhe paragjykime të
së kaluarës…”.
Me sa duket, Pirro Priftit i vjen
keq për Hashim Thaçin dhe bandën e tij dikur në pushtet, të cilët, e
kishin nxjerrë Dardaninë në bregun e pazarit të serbosllavizmit me marrëveshjet
tradhtare që kishin nënshkruar në Bruksel. Pra, Pirro Prifti sulmon qëndrimin
burrëror të Presidentes Osmani dhe të Kryeministrit Kurti para Beogradit dhe
Brukselit, i cili, me dy “kujdestarët” që ka caktuar për dialogun me Serbinë,
njërin nga Sllovakia dhe tjetrin nga Spanja, qëllimisht nga dy shtete që
vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Dardanisë, gjithmonë është rreshtuar në
anën e Serbisë.
Sipas Pirro Priftit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri
Kurti, duhet të pranojnë Ballkanin e Hapur të Vuçit dhe të Ramës, të cilët, në
fshehtësi, në takimin që patën zhvilluar në Nish, bënë plane
për ndarjen e Kosovës. Pirro Prifti nuk mund të mos ketë qenë i painformuar për lajmin në vijim:
“Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi
bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…”. (Citohet sipas: Sonja
Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen
e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik
2020).
Pirro Prifti nuk
mund të mos ketë qenë i informuar për betimin e Vuçiçit, i cili, më 19 dhjetor
2020, më Tv “Borba” të Beogradit, pati deklaruar:
“Serbia nuk do ta njohë Kosovën sa të jem unë president”.
Pra,
Pirro Prifti, si një bujrob zvarranik para Ramës, armikut të Dardanisë, kërkon
që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti të pranojnë Ballkanin e Hapur,
paçka se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Dardanisë dhe, për pasojë, nuk ka kurrë
ndër mend të kërkojë ndjesë publike për krimet, për masakrat shtazarake dhe për
gjitha ato shtatërrime që u pati shkaktuar ekonomisë dhe banesave të Dardanisë.
Domethënë, sipas mendjendryshkurit Pirro Prifti, Dardania të pranojë Ballkanin
e Hapur që të vetëposhtërohet dhe të shndërrohet në një koloni të Serbisë, siç
kërkon kryetradhtari Rama ta shndërrojë atdheun amë në koloni të saj.
Pirro
Prifti, si një njeri pa shtyllë kurrizore, deklaron se Rama ka marrë votat e
popullit në tre mandate. Po në qoftë se popullit i qenka djegur barku për
Ramën, si shpjegohet që, gjatë qeverisjes së tij, që prej shtatorit të vitit
2013, vendin e kanë braktisur qindra
mijëra qytetarë?
Para
më shumë se tre vjetësh, në fund të shkurtit 2019, Rama ishte i ftuar në
programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali, në studion e analistit Alberto
Negri. Ai i tha Ramës se “nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz”, një
shifër kjo, e cila pas një viti, sipas të dhënave të Instatit, u ngrit në 610
vetëm prej shtatorit të vitit 2013, kur socialistët morën pushtetin, deri në shtator të vitit 2020. Dhe
Alberto Negri shtoi:
“Nëse njerëzit
emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë” (Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: Ju jeni
establishment, ish-ministri në trafik droge”. Faqja e internetit “Syri.net”.
28 shkurt 2019).
Pirro
Prifti ka pasë qenë dekan dhe pedagog i Shkollës së Lartë
të Infermierisë. A thua që ai të mos ketë dijeni fare për deklaratën e një
infermieri, ish-student i asaj Shkolle, të cilin vetë mund ta ketë pasur
student në auditor? Ja çfarë ka deklaruar ai student për arsyhet e braktisjes së vendit nga shqiptarët, çka
Pirro Priftit, si bujrob-servil i regjur, të cilit i është bërë lëkura shollë
para çifligarit të tij Rama, nuk i bën përshypje absolutisht:
“Vitet e fundit
numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi është shtuar në masë, aq sa
shifrat janë të frikshme. Një nga shkaktarët kryesorë që renditet për largimin
e shqiptarëve nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostoja shumë e lartë e jetesës.
Një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri tregon se nuk mund të
qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej treqind mijë lekësh të vjetra. I riu
thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i
bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret
një e ardhme e ndritur në Gjermani. Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune
2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet. I riu thotë se nuk
ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i
largon të rinjtë nga Shqipëria”
(Citohet sipas: ““Patriot jam në gjak edhe në zemër!”. Infermieri i ri që do të largohet
nga Shqipëria jep mesazhin e madh”. Faqja e internetit
“lajme”. 26 qershor 2019).
Mirë do të ishte që
Pirro Prifti të bëhet vetvetja, të zhvishet nga ndjenjat e bujkrobit zvarranik
para Ramës, të respektojë shumë më tepër dinjitetin personal, të vetëdijësohet
për gjëmat që i ka shkaktuar majtizmi kombit shqiptar, me përfaqësues të tillë
kryetradhtarë në pushtet, si Rama në Tiranë, Thaçi në Prishtinë dhe Ali Ahmeti
në Shkup. Mirë do të ishte që Pirro Prifti të ketë parasysh ca fjalë të arta të
kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë:
“Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza”.
Mirë do të ishte
që Pirro Prifti t’i ketë parasysh këto fjalë të kryeministrit hungarez, sepse
me servilizmin e tij të pështirë para një njeriu të neveritshëm, si Rama, më
kujton ca qytetarë rusë, të intervistuar nga gazetarë të ndryshëm nëpër
këmbësoret e Moskës se ç’mendim kanë për luftën në Ukrainë. Përgjigjet e atyre
qytetarëve janë përgjigje prej bujrobërish të kohës së carizmit: të gjithë
shprehin ngazëllimin e tyre për kryekriminelin e shekullit Putin për masakrat
fashiste që ushtria e tij agresore po kryen në Ukrainë. Më vjen shumë ndot kur
i ndjek ato intervista në youtube, të cilat dëshmojnë se deri ku ka degjeneruar
natyra shoviniste e shumicës dërrmuese të popullit rus, i cili ka qenë dhe ka
vazhduar të mbetet skllav brezi pas brezi, duke mos marrë parasysh absolutisht
këshillën e shkrimtarit të madh Anton Çehov (1860-1904), i cili
thoshte:
“Duhet të mundohemi që skllavin ta nxjerrim nga vetja me zor pikë e nga një
pikë”.
Nuk do të ishte
keq që edhe Pirro Prifti, pikë e nga një pike, t’i nxirrte nga vetja me zor
ndjenjat e bujkrobit dhe të skllavit para agait të tij Rama.
Feniks, Arizona
10 qershor 2022