Kulturë
Gjon Keka: Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi
E hene, 29.11.2021, 09:43 PM
Dy telegrame - nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi
Nga
Gjon Keka
Me
rastin e 28 nëntorit, këtu po i paraqes dy telegrame sipas shtypit austriak të
kohës ,të dërguar njërin nga Ismail Qemali dhe tjetrin nga Sekretari Luigj
Gurakuqi të cilët njoftuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Sikur
që dihet Austria është vendi i parë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe
mbështeti forcimin e shtetit të ri në Europë,madje ishte Austro-Hungaria ajo që
e mbrojti dhe e mbajti në këmbë shtetin e sapo lindur.
Kombi
shqiptar duhet t'i jetë mirënjohës Austro-Hungarisë për mbështetjen e pakursyer
të saj në bërjen e shtetit të Shqipërisë.
Telegramet
janë këto si vijon:
Ismail
Qemal njofton kontin Berchtlod për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Presidenti
i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali i dërgoi një depeshe Ministrit të Kontit
të Jashtëm Berchtold, ku thuhej se Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë
nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pa dallim feje, të mbledhur sot në Vlorë,
shpalli pavarësinë e Shqipëria dhe formoi një qeverie të përkohshme.
Prandaj
Ismail Qemali kërkon që Austro-Hungaria të njoh ndryshimin e jetës politike të
kombit shqiptar. Shqiptarët janë të bindur se qeveria austriake, ashtu si e
gjithë bota e qytetëruar, do t'u bëjë një mirëseardhje dashamirëse duke i
mbrojtur nga çdo ndërhyrje në ekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo
copëtimi të territorit të tyre.
_________________________________
Shpallja e Pavarësisë së
Shqipërisë
“Reichspost”
ka marrë telegramin e mëposhtëm në frëngjisht nga Vlora:
Vlorë,
29 Nëntor
Asambleja
Kombëtare e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim
feje, u mblodh sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe formoi një
qeveri provizore, president i së cilës është Ismail Qemal Beu.
Sekretari
i Përgjithshëm i Kuvendit
Luigj
Gurakuqi