Kulturë
Sevdail Hyseni: Fshesat politike
E diele, 21.11.2021, 01:36 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Fshesat politike
Fshesat
politike, sikur elektrike
I
fshinë nga trojet, shqipet etnike!
E
ne duke pyetur, sa na janë ligjore?
Zbrazet
Lugina, në heshtje shoqërore!
Që
nga Presheva, gjer te Mollë e Kuqe,
Kanë
rënë ca liderë, posi pula klluqe!
Bile,
disa sish e them pa kopalla,
I
kanë hipur fshesës, si shtrigat n’përralla!
E
ndihmojnë spastrimin, me interes,
Duke
ngritur zërin, këndes në qymez!
Financa
Beogradi e fonde n’Prishtinë,
Sa
kanë kapitale, as vetë nuk e dinë?!
U
pëlqen mos t’dalin, prej kësaj situate,
Ndaj
shtojnë peshë, si kuaj Banate!
Madje,
ka mes tyre edhe liderucë,
Nga
secili prej tyre, dalin pesë derrkucë!
Sillen
e mbështillen, me kokën lart
U
ka rënë sëpata, me nder, në mjaltë!
Një
gjë duhet ditur, këto kokat komike,
Fshesat
elektrike, s’janë aspak klasike!
Ato
nga sistemi shlyejnë me paragjykime,
Adresa
shtëpish, regjistra, vendbanime!
Por,
një ditë fshesat, do të mblidhen tok,
Për
t’i ndërruar rolet, t’merren me bërllok!
(Karikatura marrë nga
interneti)