Mendime
Hilmi Saraçi: Më parë e kishin rrahur mizorisht, e pastaj e kishin masakruar
E marte, 09.11.2021, 07:29 PM
Më parë e kishin rrahur mizorisht, e pastaj e kishin masakruar
E
kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Më parë e therrin në fyt dhe i çëndisin fytyrën me shkronja qirilike.
Pastaj i afrohen plakut me gjakftoftësi, siq veprojnë kriminelët. E prejnë në
fyt dhe ashtu për gazep ia ncjerrin të dy sytë, hundën ia thejnë dhe buzët ia
prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim të
Qyqavicës…
Nga
Hilmi Saraçi
Banorët
e kësaj ane, të Artakollit gjatë kësaj ofanzive serbe përjetuan tmerrët dhe
masakrat e papara nga dora kriminele serbe. Në këtë ofanzivë (21dhe 22 shtator 1998), forcat policore
serbe kishin vrarë dhe masakruar shumë
shqiptarë të pafajshëm dhe duarthatë. Me 23 shtator 1998, plaku Haxhi Ahmet Krasniqi (74 vjeçar ) nga Zhilivoda ishte këthyer në shtepi për të shikua çka ka
ndodhur gjatë kësaj ofanzive serbe në fshatin e tij. Paramilitarët serb të
formacionëve të Arkanit dhe të Sheshelit ishin në lëvizje të përhershme në
fshat duke vrarë dhe djegur shtëpitë dhe pasurinë e shqiptarëve nëpër fshat.
Kur e shohin plakun që po zhdirgjej nga Qyqavica, e kapin si bishat. Më parë e
kishin rrahur dhe maltretua mizorisht e pastaj e kishin pyetur, pse nuk ka ikur
si të tjerët, por është kthyer. I kishin thënë se ka dashur që të bëjë donjë “ mrekulli”, ndonjë hakmarrje ndaj
policisë dhe ushtrisë serbe, siq kishte bërë një plak i Drenicës që kishte
vrarë disa policë serbë dhe vetën. Plaku
ishte strukur dhe nuk dinte çka të përgjigjet në këto çaste të vështira. Ai e
dinte mirë çka është duke e pritur, prandaj s’ka pse të përgjigjet dhe të arsyetohet
dhe të lutët para gjelatëve për t’i falur jetën. Vetëm shikontë dhe priste. E
kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Në parë e prejnë në fyt dhe
i qëndisin fytyrën me shkronja qirilike.
Pastaj i afrohen plakut me gjakftohtësi, siq veprojnë kriminelet. E therrin,
përsëri në fyt dhe ashtu për gazep ia nxjerrin dy sytë, hundën ia thejnë dhe
buzët ia prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim
të Qyqavicës…
Kur
e kishin gjetur pas mbarimit të ofanzivës, memzi ishte bërë identifikimi i
tij. Plisi i kishte mbetur diku në balt,
mjekrra e thinjosur dhe kmisha e bardhë ishin mbushur me gjak. Pantollat dhe palltoja ishin të
shkyera dhe të përlyera me gjak e balt së bashku…Papritmas ndihet një zë vaji që të shponte veshet dhe
zemrën. Ishte biri i tij Jonuzi, Kishte ardhur dhe kishte kuptuar se është
babai i tij Haxhi Ahmet (Jonuz) Krasniqi- 74 vjeçar. Ai para një muaji i kishte
blerë këpucë e rrobe të reja. Tespitë që i bante gjithmonë me veti i kishte në
gjep të mbushur me gjak. Ishte shenjë se me të vërtetë ishte Haxhi Ahmeti. Ai
ishte një besimtar i mirë i zotit, prandaj edhe bashkëfshatarët e tij kishin
respekt dhe dhëmbje për vdekjen e tij. E rrotulloi prap disa herë, por kësaj
radhe donte të çmallej mbi trupin e tij, mbi trupin e prindit…
(Pjesë
nga libri im “Masakrat serbe në komunën e Vushtrrisë 1998-1999)