Mendime
Alban Çakalli: 12 milion euro per te gjithe bujqesine shqiptare, 120 milion i dhame Becchettit!
E premte, 05.11.2021, 09:30 PM
Alban Çakalli:
Mos
me kritikoni se nuk di te lidh fjalet se nuk jam shkrimtar.
Nje
liter qumesht serb do futet ne shqiperi me nje çmim 200 lek te vjetra, aq e
nxjerrin ata se i do shteti. Qumeshti yne grumbullohet me çmim 370 lek litri,
dhe nuk ja del, se aq vaditje e kullim na ka bere shteti, se dhe inputet
shtrenjt, dhe fara e jongjes shtrenjt, po dhe nitrati shtrenjt e me shtrenjt me
gjithe tvsh. Futen dhe qindra ton qumesht pluhur nga kina, qindra ton vaj palme
per prodhim nen produktesh bulmeti. Te gjitha keto fallsitete i konsumoni ju me
logon e nje lope te bukur qe kullot ne malet tona, por jo, ne nuk prodhojme aq
qumesht, as fshatin nuk e furnizojme dot. Ju genjeheni nga nje importues qe
fshihet pas nje maske si blegtor. Pasi te zhduken blegtoret e vendit, dhe
importuesi do jete me rehat, do e vendose çmimin sa te doje ai, se ai nuk ka
konkurent, ai eshte nje, ai eshte monopoli. E ti nuk i thua dot se do e marr
qumeshtin te ai tjetri, se nuk do ket tjeter, do jete vetem ai. 12 milion euro
do jape ministria e bujqesise ne vitin 2022 per te gjithe bujqesine shqiptare,
120 milion i dhame Becchetit pa pas asnje stall lopesh.Do thoni ju do ja dale
te shitet qumeshti yne! Kete vit mbyllet historia e blegtorise shqiptare. Numri
i lopeve ka rene ne 380 000 krere, shumica e tyre nuk mjelen se kullosin maleve
pa bari, rendimenti eshte te 3-4 litra ne dite mesatare vjetore, dhe ato i pin
viçi. Disa stalla qe numerohen me gishtat e dores qe kane nga 50 krer lope po i
shesin se nuk ja dilet me kosto aq te madhe, punohet toka me 2 mije lek litri
naftes, taksohet buka e qumeshti qe te nafta. Fermeri paguan te taksa e naftes
dhe autostraden e kombit, edhe kur zetori nuk ka shkel kurre ne asfalt, se
keshtu thone ekspertet e bujqesise se shtetit, ata e dine. Do e kerkoni me
sesben ate fshatarin qe ju a sillte qumeshtin me biçiklet te pallati. Na ishte
dikur lopa. Nje kombi shkaterroi arsimin dhe bujqesine dhe e ke zhduk per dy
vite.
Foton
e kam marre te fb i Erion Braçes, vetem ai e di se ku shkoi ky bari qe ka postu
ne fb. Duam bare, e bare nuk ka. Hidheni ate satelit sa me shpejt e ta dime ku
behet ai bare!
https://www.facebook.com/juliana.cakalli