Kulturë
Baki Ymeri: Shefqet Dibrani dhe libri me mbresa
E shtune, 16.10.2021, 05:35 PM
SHEFQET DIBRANI DHE LIBRI ME MBRESA
Nga
Baki Ymeri
Poeti
dhe kritiku letrar, Shefqet Dibrani, i lindur në Kosovë dhe banues rezident në
Zvicër, si asnjë tjetër ka shkëlqyer me këtë vepër briliante venerimesh
letrare, (“Libra dhe mbresa” , botoi Albanisches Institut, St. Gallen 2005).
Libri me 672 faqe, është strukturuar në këto cikle: Nocionet që e plotësojnë
kuptimin letrar, Revista dhe gazeta, Vitrina e librit, Rezyme në gjuhën
gjermane, si dhe Treguesi i emrave. Nga biobibliografia kuptojmë se Shefqet
Dibrani, u lind në vitin 1960, ndërsa nga viti 1984 jeton në Zvicër. Deri më
tani, ky autor ka publikuar mbi tridhjetë vepra ne poezi, publicistikë,
monografi, kritikë dhe studime letrare. Librat janë gjithmonë në krye të listës
së ideve të dhuratave, pavarësisht nëse janë festa, përvjetorë apo thjesht
momente të veçanta, duke na ofruar diçka përfaqësuese.
Bazuar
në përvojat e tij “si flamurtar?!”, i kritikës letrare në diasporën shqiptare,
Shefqeti ofron një vistër recensionesh që përfaqësojnë vizionin e tij të
jashtëzakonshëm, duke shkruar për poetë, heronj, akademikë, profesorë dhe
krijuesish të tjerë nga të gjitha fushat. Autori mbështet ekuilibrin midis
udhëheqjes dhe karakterit të kompetencës. Me këtë qasje, ai dëshmon se nuk
është shkëputur nga atdheu i tij, andaj tregon mirësi të jashtëzakonshme për të
gjithë ata për të cilët ka shkruar nga një reçension, që shpërfaqën me
përkushtim të veçantë, sa profesional po aq befasues. Në këto kritika -
recensione lexojmë për krijues të mirë me një shpirt të florinjtë.
Struktura
e librit propozon një qasje të re, ndërsa si përmbajtje një vepër e rëndësishme
referimi, e cila mund ta përdoret për ta vlerësuar, zhvilluar dhe udhëhequr me
kujdes dhe mirësi një koncept të caktuar. Libër ky mjaftë inteligjent,
gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht praktik. Pothuajse çdo faqe na ofron
pikëpamje dhe ide me sugjerime të bazuara në suaza publicistike e shkencore,
gjë që na ndihmon ta njohim botën tonë letrare edhe më mirë, që nga Buzuku e
deri në ditët tona. Mjafton nganjëherë të marrim nga rafti një libër të mirë,
ta shikojmë, ta prekim, dhe ta vëmë në tryezën e punës, për ta lexuar dhe
ndjerë mirëqenien e brendshme, gjë që na e freskon shpirtin.
I
këtillë është edhe “Libri dhe mbresa”, për “Tkurrjet e atdheut” i Ali
Podrimjes, për “Mandelët e Shqipërisë” të Agim Mustës, për “Narkotikët e
narkomanët” e Kadri Bicajt, për “Shqiptarët e Egjiptit” të Emin Azemit e
Shkëlzen Halimit, për Sali Çekajn (Gurthemel i Pavarësisë) të Nimon Muçajt,
etj. Impresionojnë shënimet bibliografike për akademik Fehmi Agani, jetëshkrimi
artistik dhe patriotik për Agim Ramadanin, Mazllum Saneja dhe veprat e tij, Din
Mehmeti, Martin Camaj, Rrahman Dedaj, Enver Maloku, Valdet N. Berisha, Mustafë
Xhemajli, Diamant Abrashi, Burhanedin Xhemaili, Adem Istrefi, Agim Spahiu,
Kadri Rexha, Rizah Sheqiri, Arif Molliqi, Luljeta Selimi, Naim Kelmendi, Ganimete
Leka, Bujar Salihu, Sadije Gërmizi, Metush Zenuni, Arberta Mamudi, Gëzim
Ajgeraj, Isuf Sherifi, Albana Mëlyshi, Gjekë Marinaj, Rifat Kukaj, Kolec
Traboini, Iljaz Prokshi, Vehbi Skënderi, Mirela Syla, Adnan Mehmeti, Sabri
Hamiti, Ibrahim Berisha, Basri Çapriqi, Visar Zhiti, Agim Vinca e shumë të
tjerë. Natyrisht se në qasjet e autorit mungojnë mjaftë emra të njohur, por ne
mendojmë se autori në librat tjerë do ta kompletoj edhe më tej këtë mozaik
letrar me vështrime të tjera kritike.
Duke
bërë fjalë për “mërgatën letrare”, Shefqet Dibrani thekson: Poezia e mërgimit
mbetet lajtmotivi dhe tema e përhershme e poezisë së Rizah Sheqirit, elemente
të së cilës hasen dendur në librin e tij “Degëz e këputur”, të cilat janë të
gërshetuara me poezitë lirike, dhe vështirë dallohet ai kufiri në mes njërës
dhe tjetrës. Pastaj libri “Gjuha e stuhisë” i Enver Malokut, sipas autorit,
është sajuar nga komponentet që autori i ka botuar në krejt hapsirën
shqiptare... “Shkrimet e përmbledhura në këtë vëllim përbëjnë një kronikë të
rëndësishme të ngjarjeve dhe ndodhive të asaj kohe të cilat ai i ka artikuluar
drejt kauzës kombëtare, për të mbetur shembull real për kohën e “stuhive” të
mëdha nëpër të cilat ka kaluar autori dhe populli shqiptar. Enver Maloku,
konform mendimeve të autorit, kishte parandjenjën e vdekjes. “Kjo sintagmë i
shoqëron zakonisht krijuesit që kanë zhvilluar intuitën e e parandjenjës.”
Këtë
qasje, për këtë vepër, po e përmbyllim me një mendim të Prof. Dr. Gjekë
Marinajt, njohës i mirë i krijimtarisë së Sh. Dibranit. i cili shkruan se
“Shefqet Dibrani ka qenë njëri prej atyre kritikëve bashkëkohorë letrar që më
ka frymëzuar që të promovojë një lëvizje të re letrare”, të quajtur
“Protonizëm”. Unë mendoj, shkruan ai, se Shefqet Dibrani ka zbatuar më shumë
ide të protonizmit se çdo lloj tjetër të kritikës letrare”. (Gj. M. Protonizmi:
Nga teoria në praktikë”, Tiranë 2010, faqe 363-374). (Bukuresht, Vjeshtë 2021)
SHËNIME BIOGRAFIKE
Shefqet
Dibrani u lind në Kosovë (1960). Shkolli-min fillore e kreu në vendlindje, të
mesmen, drejtimi kimiko-teknologjik në Kastriot (ish Obiliq), ndërsa Shkollën e
Lartë Pedagogjike, (dega Biologji - Kimi), në Gjakovë. Është anëtarë në:
AdS-Zvicër, nga viti 2001, në ICB-Zürich, nga viti 2002, SHKSHZ-Zvicër, që nga
themelimi. Shkruan, poezi, kritikë e studime letrare. Po ashtu vite me radhë
është marrë me gazetari, publicistikë dhe me hulumtime në fushën e analizave
politike. Është autor i tridhjetë librave letrarë e publicistik, është i
prezantuar në shumë libra studimorë, leksikone dhe antologji me autorë
shqiptarë dhe të huaj. Në disa libra nga fusha e studimeve akademike, i janë
marrë në shqyrtim shkrimet e autorit. Poashtu, krijimtaria e tij ka zgjuar edhe
vëmendjen e kritikës letrare, ku janë publikuar me dhjetëra analiza kritike, ndërsa
poezitë i janë përkthyer dhe është prezantuar nëpër shumë antologji shqipe dhe
në gjuhë të huaja. Shefqet Dibrani, jeton dhe krijon në Zvicër.
VEPRAT E BOTUARA:
“Larg
pikon hëna”, poezi, Tiranë, 1994.
“Pse
e urrej Kadarenë dhe poezi të tjera”, poezi, Prishtinë, 1996/2021.
“Qershia
e pikëlluar”, vjersha, Prishtinë, 1997.
“Ditar
mërgimi”, poezi, Prishtinë, 1998.
“Strehët
e gjakut”, poezi, Prishtinë, 2000.
“Libra
dhe mbresa”, kritikë, St. Gallen / Zvicër 2005.
“Zhgënjimi
ballkanik 1-2”, publicistikë, Prishtinë, 2005/2006.
“Ëndërr
e njëjtë, tokë tjetër”, poezi, Podujevë, 2007.
“Letrat
e Agimit”, korrespondencë, Prishtinë 2009.
“Virtyte
e visare”, publicistikë, Prishtinë 2010.
“11
Minuta para orës 00”, publicistikë, Prishtinë 2011.
“Roli
historik i LDK-së...”, konferencë, Prishtinë 2013.
“Anatomia
e brymës”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 2013.
“Sfidë
për demokracinë 1-2”, monografi, Prishtinë 2014.
“Pinjollët
e Rrustem Llukës”, monografi, Prishtinë 2015.
“Leksikon
i Autorëve Shqiptarë në Zvicër”, (B.Camaj), Prishtinë 2016
“Gedichte
- Poezi”, shqip - gjermanisht, Prishtinë 2016.
“Demokracia
e imituar 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
“Demokracia
diktatoriale 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
“Demokracia
e kontestuar 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.
“Letra
Ambasadorëve”, publicistikë, Prishtinë 2020.
“Adrenalina
e një Titisti”, publicistikë, Prishtinë 2020.
“Ndërmjetësime
letrare”, kritikë, Prishtinë 2021.
“MALËSORJA,
romani monumental i Kosovës”, studim, Prishtinë 2021.
“KARAKTERI
dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja”, studim, Prishtinë 2021.
“Shkëlqimi
i fjalëve”, (Sh. Dibrani&aM.Grigore), poezi, shqip - rumanisht, Bukuresht
2021.