Kulturë
Fatmire Duraku: Lulja në kokë të gjarprit nuk ka bukuri
E premte, 15.10.2021, 08:13 PM
Lulja në kokë të gjarprit nuk ka bukuri
(Nexhat
Halimi “Shtatë poetë e një balerinë”,
boto Shtëpia Botuese “Fad”, Prishtinë 2O21)
Shkruan
Fatmire Duraku
Me botimin e librit “Shtatë poetë e një balerinë”, Nexhat
Halimi,për të tretën herë ndërlidhet me ciklin e poezisë, të botuar në fillim
të viteve të shtatëdhjeta, kushtuar në
mënyrë imagjinative shatë krijuesve dhe
një balerine. Të parën herë, në vitin 1971, autori këtë cikël të poezisë së
shkëlqyer e botoi në faqet e gazetës Rilindja. Më vonë, të ripunuar e botoi
këtë poezi në librin Iluzioni i fluturimit dhe këtë herë e vazhdoi në faqet e
librit të sapo botuar. Secilën herë me poetë të veçantë, të zgjedhur, poezia e
të cilëve i krijon mbretërinë poetike, përrallën për shkuarjen dhe kthimin e
kalorësit të një planeti tjetër, të njëmendtë. Kështu ndërlidhet me të bukurën,
me abstrakten dhe pashmangshëm me zjarrin artistik të një balerine, e cila
fluturon hapësirat e kohës dhe bëhet
motiv shpirtëror i ëndrrës së lëvizjes artistike dhe të gjithësisë së
përjetshme të së bukurës dhe të tragjikes, të dhembjes dhe të vetmisë.
Libri e ka imagjinatën dhe atë pjesën e prekshme të
ëndrrës, e cila gjë i jep vetvetiu hapësirë të pa kufijshme të përjetimit.
II
Poezia “Shtatë poetë e një balerinë”, ngërthen në vete
një tufë të larmishme çastesh të
përafërta me dhembjen dhe muzikën e degëzuar të intimitetit, në të cilat ka
ngjarje të ndryshme, ka ankthe, ka plagë, ka dashuri, verë dhe dimër. Kështu,
duke rrjedhë aty-aty gjërat përmes ritmit lirik e herë tjetër dhe epik lexuesi
vjen te poezitë e para, me të cilat hapet libri “Shaj me nënë” dhe “Ky ulli”, që janë tekste ballore, për të vazhduar
me ciklin e parë, ku është radhitur kurorë e parë e bukur me tingëllima. Cikli
i dytë përbëhet me një tufë të poezive të lira, për të kaluar te cikli i tretë
ku prapë kemi kurorë tingëllimash, e cila është e realizuar në mënyrë
brilantet. Në ciklin e katërt kemi tetë poezi. Autori në mënyrë mjeshtërore i
paraqet në shtatë pamje, shtatë poetë,
të cilët, nga perspektiva e përjetimeve, secili në mënyrën e vet e shpërfaqin
“Balerinën, në dy pjesë, që është përgjigja bërthamë e esencës së përjetimit
lirik e gjithë përmbledhjes poetike me katër kurora tingëllimash. Këto vargje
klasike Halimi, i realizon në mënyrë
precize duke i respektuar rimat dhe format e tyre, të cilat duan mund dhe
mjeshtëri shkrimi.
Përvoja e gjatë e shkrimit e ka
arritur dhe mjeshtërinë e përkryerjes së vet, të cilën gjë do ta përjetojë
lexuesi përmes vargjesh të librit, të shtrirë në një tërësinë e librit, mjaft
voluminoz.
Është e tepërt të cekim se ky libër ka një stili mjaft
joshës, me emocione të forta .Dhe, secili lexues e gjen vetën pothuajse në
secilën varg, në secilën faqe, në secilin poezi.
III
“ Shtatë poetë e një balerinë”, paraqet
të arriturat më karakteristike të poezisë që e cilësojnë autorin e mirë
njohur. Brenda faqesh të librit, 128-të,
shtrihen me një qasje specifike poezi mjaft të veçanta. Bëhet fjalë për Shtatë
poetë e një balerinë, temë kjo e vjetër kaq sa e re e autorit. Përveç temës mjaft të prekur në këtë libër,
në të cilin jepen karakteristikat poetike të shtatë autorëve e të një balerine,
në radhë zënë vend mjaft të rëndësishëm temat të lidhura me trojet shqiptare të
mbetura jashtë shtetit amë. Autori i këndon me përkushtim “ik në kohë prek Tre
Gurtë e Zinj në Prevezë
mbi pullaz guri ja seç krekoset një këndes
e unë ngjitem lart te Molla e Kuqe në Toplicë
apo arrij te Guri i Kuq i Malësisë së Madhe
oh kaq prerë kaq copëtuar e gjysmë i fjetur
apo vetëm ndiej diçka m`i fut gishtat në gji
e shaj me nënë e pështyj e vjell e vjell e vjell
Ranës përplaset uji perlën guace e nxjerr
në Ulqin tre mijë vjet bie shi në degë me ulli...”
Apo“ ik flakë hapësirës nga ulqini e n`bunë
veç flakë e përhershme bie veç furtunë
ëndrra e degëzime vetëtime pikin gjak”...
Nexhat Halimi është i sprovuar në shkrimin e sonetit,
ngase që në librin e parë është paraqitur me sonete dhe kjo gjë ka bërë që të
jetë mjaft i matur, mjaft i kursyer dhe i disiplinuar dhe në secilin libër ta
cekë bërthamën që e merr në trajtim. Është mjaft interesant shkrimi në këto
sonete për Ulqinin, për kalanë afër tre mijëvjeçare, për detin dhe ullirin e
vjetër...dallohen sidomos kurorat sonetike “Rrënjë, kripë e gjak”,e Vjegzës së
parë, pastaj “Zjarri apo vetmia” e Vjegzës së pestë, si dhe “Trungu i Fajkoit”
e Vjegzës së shtatë.
Ja, siç e thotë poeti,-
“udha shkuarje ardhjes s` ka
vdekur
dhembja
etjes gjithnjë prek vetminë
apo
trup e shpirt lidhen me jutbinë
e
zjarri yt përplaset kaq vjet i fjetur
zemra
megjithatë s` ka mbet` pa ty
e
etja përplaset me vrull në bimë
zoti
shfaqet gjithherë me vetëtimë
ëndrra
vjen nga frëngjia dhe bie shi
etja
ndizet e s` preket veç e zjarrtë
zogu
i afrohet yllit e iluzioni vritet
ajo
që shihet s`është gjithnjë e artë
llullën
e tymos plaku thatë kollitet
iliria
humbur ndër kaq këputje zot
tjetër
letër i nis ullirit nën sy me lot”
Në të njëjtën kohë ndërlidhesh me çaste dridhëse, të
cilat i përjeton poeti, duke shkruar për arritjen te vetë vetja.Në këtë cikël
përmenden poezitë, të cilat zgjojnë emocione të forta dhe tronditëse. Siç
janë “Ik veç 'i vit”, “Dritë e shenjtë”,
përkushtim për babanë e vdekur të 15 fëmijëve- një muhaxhir i ikur nga fshati
Tullar i Toplicës, i cili luftën e bën tashmë për t'u kthyer në vatrën e vet të
humbur me aradhen e fëmijëve të përlotur
e zemërçarë, ose vjersha “Siluetë” e shumë të tjera në radhë
... kthehemi prapë te poezitë “ Shtatë poetë e një
balerinë”, dhe të shohim si i këndojnë ata balerinës,- poeti i parë
ky gjakshkrim endet tash e kaq vjet
në mua/
e i njëjti ujë i gurit pikon gjithnjë
në krua/
e njëjta vetëtimë degëzohet qiellit
të llapit
poeti i dytë
e gjilani rizgjohet me ty në vetull
qartë /
e drita ndërmjet bozhuresh pikë e
zjarrtë
poeti i tretë
e ndërmjet lirikë me shi e pak
vetëtimë aty /
në letër të rëndë për ëndrrën për
gurtë e zogjtë
poeti i katërt
s`pranoj asgjë asnjë gënjeshtër kurrë
/
e pranoj veç dashurinë për liqenin
dhe olën
poeti i pestë
lulja në kokë të gjarprit s`ka
bukuri/
e pylli i ëndrrës çilet mes dy
stacionesh
poeti i gjashtë
kaq vjet më vonë i rizgjoj gjurmët e
shkrimit /
ende gjak pikë libri kërkoj dënim me
vdekje
poeti i shtatë
kanjushë e verdhë në fluturim mbi
dubovik/
t`i takojë hija e gjethit rrethit të
ujit të liqenit /
liria të çel aromë barit të fjetur të
likenit
Nexhat Halimi deri më tash ka botuar mbi shtatëdhjetë
libra të zhanreve të ndryshme si: poezi, prozë, dramë dhe publicistikë, është
përkthyer në disa gjuhë të huaja, dhe është fitues i një mori shpërblimesh.